Një tjetër francez jashtë Europianit

Dita

Mbrojtësi i Liverpulit, Mamadu Sakho, po hetohet nga UEFA për marrje substancash të ndaluara. Francezit i është gjetur një substancë për djegien e dhjamërave në analizën pas ndeshjes kundër Mançester Junajtid në Ligën e Europës, më 17 mars.

26­vjeçari, i cili ka kërkuar bërjen e analizës B, ka të drejtë të luajë gjatë hetimeve, por klubi vendosi ta pezullojë deri në përgjigjen përfundimtare. Nëse futbollisti dënohet në mënyrë përfundimtare, ai pritet të mos jetë prezent edhe në ‘Euro 2016’ kur Franca do të ndeshet me Shqipërinë në grup.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *