Një tjetër kandidate e LSI kërkon mandatin e deputetit

Ornela

Një tjetër kandidate nga listat e LSI ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkon të marrë mandatin e deputetit.

Mësohet se kandidatja që kërkon mandatin e deputetit është Enada Koçiraj, pjesë e listës së LSI në qarkun e Vlorës.

Enada Koçiraj ishte e treta në listën e Vlorës dhe do të zëvendësojë ish- deputetin Shezai Rrokaj.

Ajo është kandidatja e dhjetë nga radhët e LSI që kërkon të marrë mandatin e deputetit pas djegies së mandateve nga opozita.

Deri më tani janë 17 kandidatë në total nga opozita e re që kërkojnë mandatin e deputetit, ndërsa 4 prej tyre janë betuar në Kuvend dhe të tjerët janë në proces.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Po ky Shezai Rrokaj sikur ishte akademik , i kishte dy pare mend që të mos dorzone mandatin e deputetit kur i ngrihet Monikës /….por jo edhe ky ecën si P.Vasili nuhat erës brekve të çelbura të Monës po ecë drejt greminës.I gënjenë mendja.,Kujtojnë se janë të pa zëvendsueshëm ,por shqipëria ka shum më të mirë kandidat se këta hajdut të LSI .Shqipëria do ecë përpara , ska forcë që e ndalon .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *