Një tjetër Luftë e Ftohtë me Rusinë? Jo, është më keq se kaq

Ornela

Dëbimi i shumë diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara, vendet anembanë Evropës dhe më gjerë, ka ngritur përsëri pyetjen, nëse bota po kthehet atje ku ishte gjatë Luftës së Ftohtë. Përgjigja alarmante nga disa në Rusi është: Jo, por situata është në disa drejtime, edhe më e paparashikueshme.

Pavarësisht të gjitha tensioneve, konflikteve me të tretët, dhe rrezikun e luftës bërthamore që shenjoi marrëdhëniet reciproke Moskës dhe Perëndimit për dekada, secila palë e dinte, veçanërisht aty afër përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, se çfarë duhet të priste. Secila prej tyre kishte një nivel besimi, se pala tjetër do të vepronte në mënyrë të arsyeshme dhe të parashikueshme.

Gjendja e paqëndrueshme e marrëdhënieve të Rusisë me botën e jashtme sot, e përkeqësuar nga një sulm me agjentë nervorë ndaj një ish spiuni që jeton në Britani, megjithatë e bën klimën diplomatike të Luftës së Ftohtë të duket shumë e qetë, thotë Ivan I. Kurilla, një ekspert për marrëdhëniet ruso- amerikane, i cili kujton një periudhë paralizuese mosbesimi, që pasoi revolucionin bolshevik të vitit 1917.

“Nëse kërkoni ngjashmëri me atë që po ndodh, nuk është Lufta e Ftohtë që mund të shpjegojë ngjarjet, por regjimi i parë revolucionar i Rusisë”, i cili vriste rregullisht kundërshtarët jashtë vendit, thotë Kurilla, historian në Universitetin Europian në Shën Petersburg.

Ai thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir V. Putin, nuk kishte interes të përhapte një ideologji të re dhe të nxiste revolucionin botëror, ndryshe nga bolshevikët e hershëm, por Rusia nën Putinin “u bë një regjim revolucionar, në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Nga këndvështrimi i Kremlinit, Shtetet e Bashkuara janë ato që përmbysën normat e mëhershme, kur Presidenti Bush tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja kundër raketave anti-balistike, një traktat i rëndësishëm i epokës së Luftës së Ftohtë, në vitin 2002.

Rusia, thotë Kurilla, nuk i pëlqen rregullat e rendit të dominuar nga Amerika, që kanë mbizotëruar qysh prej atëherë, “dhe dëshiron t’i ndryshojë ato”.

Megjithatë, një rregull që Rusia e ka pranuar vazhdimisht është parimi i reciprocitetit, dhe Kremlini e bëri të qartë të hënën, se pas vlerësimit të shkallës së dëmit të trupës diplomatike të jashtme, do të përgjigjet me dëbimet e diplomatëve perëndimorë nga Rusia.

Parlamenti rus gjithashtu ndërhyri, teksa nënkryetari i komisionit të punëve të jashtme, Aleksei Chepa, i tha agjensisë së lajmeve Interfax, se Rusia nuk do të përkulet në “luftën” diplomatike ndaj Perëndimit. Rusia, tha ai, “nuk do të lejojë që të ‘rrihet’, sa më shumë përpiqen të na frikësojnë, aq më e ashpër do të jetë përgjigja jonë”.

Kur Britania dëboi 23 diplomatë rusë këtë muaj, në përgjigje të sulmit me agjent nervor në Salisbury të Anglisë, Moska jo vetëm që dëboi një numër të njëjtë diplomatësh britanikë, por urdhëroi mbylljen e British Council, një organizatë që promovon kulturën dhe gjuhën britanike.

Ndërkohë që mohon tëketë rol në helmimin në 4 mars të Sergei V. Skripal, një ish spiun dhe bijës së tij Yulia, ku të dy janë rëndë në spital, Rusia vitet e fundit ka shtuar aktivitetin e saj në shkeljen e normave ndërkombëtare, sidomos me aneksimin e Krimesë në vitin 2014, hera e parë qysh prej vitit 1945, që kufijtë evropianë ribëhen me forcë.

Sulmi ndaj Skripalëve ishte një tjetër herë e parë, të paktën sipas kryeministres Theresa May e Britanisë, e cila e denoncoi këtë veprim si “të parin sulm me një agjent kimik nervor në Evropë, që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Kadri Liik, një studiuese në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se është e shastisur nga sulmi me agjentin kimik. Liik tha se kishte pritur që Putini, i cili fitoi një mandat të katërt me shumicë të madhe në 18 mars, do të sprapsej nga këto veprime, gjatë atyre që sipas Kushtetutës, duhet të jenë gjashtë vitet e tij të fundit në pushtet.

Z. Putin, tha ajo, mund të mos jetë i parashikueshëm, por zakonisht ndjek atë që ai e konsideron logjikë mjaft të qartë. “Putin nuk bën trazira vetëm për t’u dëfryer, por sepse ai është Putin dhe ai mundet”, tha ajo.

Çdo herë që Rusia është akuzuar se ka dorë në akte të tilla si konfiskimi i ndërtesave qeveritare të Ukrainës në Krime ose goditja në vitin 2014, të një avioni malajzian pasagjerësh mbi Ukrainën lindore, ku u vranë afro 300 vetë, Moska ka reaguar me një përzierje të vetë-keqardhjes, mohimit të fortë dhe teorive të konspiracionit, që e shpien fajin tjetërkund.

Në rastin e helmimit në Salisbury, mohimet e Rusisë u bënë kaq baroke, saqë edhe mediat shtetërore e patën të vështirë t’i përcjellin.

Pasi zyrtarët mohuan ndonjë rol rus dhe këmbëngulën që as Rusia, as Bashkimi Sovjetik, kurrë nuk kishin zhvilluar Novichokun, agjentin kimik nervor, i identifikuar nga Britania si substancë e përdorur kundër Skripalëve, një agjenci lajmesh e kontrolluar nga shteti, botoi një intervistë me një shkencëtar rus, i cili tha se ai kishte ndihmuar në zhvillimin e një sistemi armësh kimike të quajtur Novichok-5. Agjencia më vonë ndryshoi artikullin, duke zëvendësuar përmendjen e Novichok nga shkencëtari, me një pohim se “programi i zhvillimit të armëve kimike nga BRSS nuk ishte quajtur ‘Novichok’”.

Vrasja në tentativë e Z. Skripal në tokë britanike, megjithatë, “ishte blloku i kashtës që theu shpinën e devesë”, thotë Vladimir Inozemtsev, një studiues rus në Institutin Polak të Studimeve të Avancuara në Varshavë. “Udhëheqësit perëndimorë më në fund vendosën se ka vajtur aty ku nuk mban më”, sepse Moska e ka luajtur kaq shumë herë lojën e mohimit, dhe nuk ka bërë asgjë për zbardhjen e të vërtetës, tha ai.

NDryshe nga udhëheqësit sovjetikë gjatë Luftës së Ftohtë, shtoi ai, Putini nuk ndjek një ideologjiose rregulla fikse, por është i gatshëm të ndjekë çdo politikë “grabitqare”, sado tabu të jenë ato, me qëllim “që të dëmtojë rendin ekzistues në Evropë”, ndërkohë që njëkohësisht të këmbëngulë se Rusia është viktima dhe jo agresori.

Kur Kombet e Bashkuara në vitin 2015 propozuan një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar katastrofën ajrore të MH-17 një vit më herët, mbi territorin e kontrolluar nga rebelët e armatosur nga Rusia në Ukrainën lindore, Moska përdori veton në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të bllokuar këtë veprim, i vetmi anëtar i Këshillit që e kundërshtoi hetimin.

Ian Bond, një ish-diplomat britanik në Moskë, i cili tani është drejtor i politikës së jashtme në Qendrën për Reformën Evropiane në Londër, tha se mohimet e shpeshta e jo të besueshme të Rusisë e kishin bërë atë “si djali që thirri ujku, ujku!”.

“Nëse vazhdon të hedhësh teoritë të çmendura konspirative, njerëzit në fund do të pyesin nëse ajo që po thua është thjesht një tjetër mohim i çmendur rus”, thotë ai.

Bond thotë se diplomacia gjatë Luftës së Ftohtë, edhe kur përfshinte veprime armiqësore, tentonte të ndiqte një rutinë relativisht të qetë dhe të rregullt. Nuk ndodh më kështu, shton ai, duke vënë në dukje se Ambasada Ruse në Londër dhe Ministria e Jashtme në Moskë kanë nxjerrë deklarata dhe postime në Tuiter, që tallen me Britaninë si një ish-fuqi e pafuqishme, duke u tallur me helmimin e Salisbury si “e ashtuquajtura çështje Sergei Skripal”.

Presidenti Putin, shton Bond, “nuk është duke u përpjekur të nxisë revolucionin ndërkombëtar, por ai është prishësi i madh i tij” dhe kënaqet me stërkëmbëshat që i vë qeverive të huaja, duke shkelur normat e vendosura.

Ndërsa Rusia mund të jetë habitur nga përmasat e dëbimeve të koordinuara nga aleatët e Britanisë të hënën, ishte e qartë se ajo kishte parashikuar diçka. Disa orë para se të njoftoheshin, u hodh në ofensivë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka postuar një mesazh në Facebook, duke vënë në lojë Bashkimin Evropian se ka treguar solidaritet me Britaninë në një kohë kur Londra po negocion daljen e saj nga blloku. Britania, shkruante ajo, është “duke shfrytëzuar faktorin e solidaritetit për t’u imponuar atyre që kanë mbetur në Union, një përkeqësim të marrëdhënieve me Rusinë”.

Ndërsa Presidenti Trump ka shprehur një afrim të çuditshëm me Putinin dhe ka rritur pritshmëritë për marrëdhënie të përmirësuara, udhëheqësi rus gjithmonë ka qenë më i matur. Ndërkohë, mosbesimi i thellë duket se u përforcua të hënën nga ambasadori i Rusisë në Uashington, Anatoli Antonov, i cili i tha agjencisë së lajmeve Interfax se “ajo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë sot, po shkatërron atë pak që ka mbetur në marrëdhëniet Rusi-SHBA”.

Pavarësisht nga paparashikueshmëria nën Putinin, mundësia e konfliktit bërthamor midis rusëve dhe perëndimit, aspekti më i frikshëm i Luftës së Ftohtë, duket se nuk është rritur. Marrëveshjet e kontrollit të armëve të arritura që nga vitet 1970 vazhdojnë të respektohen – me përjashtim të marrëveshjes kundër raketave anti-balistike të vitit 1972, e njohur si Traktati ABM, të cilën Bush e braktisi 30 vjet më vonë.

Vendimi i zotit Bush, i kërkuar nga disa aleatë amerikanë, hapi rrugën, sipas pikëpamjes së Moskës, për një situatë ku të gjithë janë të lirë të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjë që ka rritur vështirësitë e SHBA dhe Rusisë, për të rigjetur besimin e zhvilluar nga Presidenti Ronald Reagan dhe udhëheqësi i fundit sovjetik, Mikhail S. Gorbaçov, në vitet 1980.

Në një fjalim para kombit në shkurt, Putini zbuloi atë që e quajti një gjeneratë të re raketash me rreze të gjatë (të parrëzueshme”, por më pas në një intervistë për NBC, ai fajësoi Uashingtonin se e ka shtyrë Moskën në një tjetër garë armatimi, duke shpërfillur status quo-në e Luftës së Ftohtë.

“Nëse flisni për garë armatimi, ajo nisi kur SHBA u tërhoq nga Traktati ABM”, tha ai.

Të gjendur përballë veprimeve trazuese të Moskës në vitet 1920, Britania dhe vendet e tjera evropiane “nuk dinin si të përgjigjeshin, dhe iu deshën 10 vite që të gjenin se si të merreshin me Moskën”, thotë Kurilla, historiani i Shën Petërsburgut.

Në rastin e Britanisë, fuqia kryesore e kohës dhe i pari vend perëndimor që njohu Bashkimin Sovjetik, procesi ka jehona të të tashmes.

Ajo njohu qeverinë bolshevike në vitin 1924, por më pas dëboi diplomatë sovjetikë dhe i vuri qepenat ambasadës së tyre tre vjet më vonë, pasi policia zbuloi atë që u tha se ishte një rrjet sovjetik spiunazhi, i cili synonte të mbillte kaos. /Bota.al/ Endrju Higins – NYT

Share This Article
4 Comments
  • Gabohet rende ne se ne diskutimet per Rusine sot hiqen paralele me ish Bashkimin Sovjetik. Ato kane te perbashket vetem gjuhen zyrtare, rusishten. Sot Rusia eshte nje shtet i drejtuar nga nacionalizmi, jo i prirur nga internacionalizmi si dikur BRSS. Rusia sot nen drejtimin e V.Putinit eshte nje shtet perandorak. Perandor eshte Presidenti. Ky ka mbeshtetje popullore qe u pa qarte dhe ne zgjedhjet e fundit. Kjo eshte epersia e madhe qe sot Rusia ka ne kete perballje me perendimin. Por, eshte vetem nje perballje propagandistike. Perendimi dhe Rusia nuk futen ne lufte. Ne se ndodh, lufta nuk ka te fituar. Vetem nje gje e them me bindje, se ruset jane populli qe luften e duron me shume se c’do popull tjeter. Ne kete pike, ruset nuk ndryshojne kurre, prej qindra vitesh.

  • Krizat kapitaliste jane bashkeudhetare te perhershme te pashmangshme te kapitalizmit si rrjedhoje ato shoqerojne shoqerite me problem konflituale dhe destabilizim politico dhe ekonomik !
    Mbas krizes financiare globale ne 2008 kemi destabilizimin e Bashkimit Europian dhe luften per zona influence ne rajone te ndryshme, si ne Lindjen e mesme dhe ate te largme ! Rusia ka rritur buxhetin e armatimeve dhe teknologjine e armeve convencionale .pikerisht per te kontrolluar zonat e influences se saj.dhe te diktoj tregjet ekonomike ! Sigurisht nuk eshte ne interesin e askujt nje lufte globale midis fuqive dhe superfuqive. Lufta eshte vazhdimi I politikes me mjete dhune shenjat e zbutjes politike duket sikur nuk funksionojne . midis Amerikes dhe Rusise. Po Rusia ka ne dore rubinetin e Gazit per Europen, mbretereshen ne lojen e shahut ! Pyetja eshte Me mire bashkejetese me Rusine kompromis apo Lufte ?

  • Po tu hapeshin dyert qytetarve rus per te levize te lire, do te mbushej Europa Prendimore me qytetar rus.

    Kjo tregon se kush asht ma e forte, BE-ja apo Rusia.

  • Putin : ne ka ne bote nje keshille perfundimtare, per te dale nga ky makth i kot, i pa mate, ku jane futur te gjithe njerezit me integritet te ketij globi, eshte, te besh nje deklarate me satelit, drejtuar gjithe popullit te usa-s : popull kriminel, mund te ishim e te jemi edhe ne ruset, por popuj kriminel te stampuar ne histori ndaj ruseve, kan qene; mongolet e xinghis khanit, francezet e napoleon buonapartit, gjermanet e bismarkut e te hitlerit dhe amerikanet e bosseve te kapitalit . Ne qofte se doni te fshini ruset nga faqja e dheut, behuni gati te zhdukeni vete, brenda 24-ter oreve, para nesh . Dhe ne kete menyre, te pushoje perfundimisht egzistenca e frymoreve, mbi dhe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *