Një tjetër “Nikita” në Tiranë, i grabit një burri 1 mijë euro

anazapta

Grabitjet me armë nuk janë më ekskluzivitet vetëm i meshkujve. Gazeta Shqiptare shkruan sot për rastin e 27-vjeçares Përfundime Adilaj, e cila nën kërcënimin e armës i ka grabitur një personi 1 mijë euro.

Sipas policisë, vajza, e cila ishte banuese në Tiranë, e ka kryer veprën mbrëmjen e së hënës, në afërsi të stacionit të trenit,  rreth orës 21:30.

Më pas, ”preja” ka denoncuar në polici grabitjen. Pas kallëzimit të depozituar pranë policisë, forcat blu kanë nisur punën për identifikimin e së resë. Aktualisht, efektivët e policisë kanë identifikuar agresoren dhe bëhet fjalë për 27-vjeçaren Përfundime Adilaj, e cila është shpallur në kërkim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *