Pas raportit të Bankës Botërore, ku Shqipëria zbriste shumë shkallë, një tjetër raport vlerëson me nota jo fort optimiste vendin tonë.
Raporti i Prosperitetit të vitit 2015 vë në pah karakteristikat e munguara të Shqipërisë, që e bën atë të pozicionohet në vendin e 83 nga 142 shtete në botë, në një zonë të portokallinjtë, shumë pranë “të kuqes” alarmuese. Vendin e parë e zë Norvegjia, e fqinjët e saj janë shumë pranë.
Duke u bazuar në studimet e mëparshme, renditja ka qenë: vitit 2012 Shqipëria renditej e 92 ndër 142 ekonomi botërore; në vitin 2013 në vendin e 83, në vitit 2014 në vendin e 84 dhe këtë vit e 83-ta.
Sipas kritereve të vlerësimit, vendi ynë duket se performancën më të keqe e ka në kapitalin njerëzor, e renditur e 138 në botë, e ndjekur më pas nga ekonomia në tërësi, e 109-ta.
Në qeverisje renditemi të 91-t në botë; mundësitë e të bërit biznes të 73 në botë (sërish më ulët se sa rajoni, Mali i Zi e 62-ta; Maqedonia e 65-ta). Për edukimin, jemi në vendin e 71, shëndeti në 65 dhe një renditje më të mirë kemi për sigurinë, të 4-t në botë. Për sa i përket renditjes në rajon, Shqipëria lë pas vetëm Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa Mali Rezulton i pari në rajon. /Dita
