Një tjetër risi për të parandaluar aksidentet

anazapta

Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në akset rrugore, në kuadër të sezonit turistik. Në përpjekje për të minimizuar aksidentet rrugore, një prej masave të marra është një risi në Shqipëri.

Policë rrugorë prej kartoni të vendosur anës rrugës, me makinën blu të policisë dhe gjithçka tjetër të krijojnë idenë se përpara ke një patrullë policore, duke i bërë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të “kujtohen” për ndonjë nga rregullat që mund të jenë duke shkelur si mosvendosja e rripit apo parakalimi i gabuar.

Pak ditë më parë, policia e Fierit ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese të ngjashme për parandalimin e aksidenteve rrugore. Anash autostradës nga Fieri drejt Lushnjës janë vendosur makina të shkatërruara që krijonin idenë se sapo kishte ndodhur një aksident.

Ditët e fundit, Ministria e Brendshme ka publikuar një paketë spotesh ndërgjegjësuese që kanë për qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Share This Article
11 Comments
    • Policia te vendosi Fotografine e Saimir Tahirit ne ane te ruges ,..dhe do ulen aksidentet ndjeshem ..looooool

  • Nuk behet puna me dordoleca, drejtuesit e mjeteve nuk po pjerhdin policin kur eshte e gjalle ne rruge e jo ta pjerdhin me dordolec prej kartoni. O minister hiqi keto budallalleqe qe beheshin vetem ne kohen e Enverit ne ish kampet e pionereve qe vendosnin nje lulishtra prej viztaimi duke vaditur lule dhe nje pinere me shalle te kuq prej kartoni vizatim qe mbronne lulet. Ky milet do dajak me zbatim ligji nuk do dordolec kartoni

  • Alamet risie? Si ne që e imitonim dikur në stërvitje, armikun imperialisto-revizionist me figura e me pupace. Nuk hanë pyka shqiptarët me figura? Bën punë të paqme diktatura? E ligjit të zbatuar në menyrë të hekurt !? Pa asnjë lëshim dhe për këdo pa përjashtim? Ju nuk bëni dot këtë dhe nxirni figura patrullash…!? Nxiri sa te duash hajdutit e te korruptuarit figura me te korruptuar në trajten e oktapodit apo te dinosaurit ? Nuk laget hiç? Prangat për specie te tilla e bejnë ta leshojë në brekë? Hajt ju dalshin figurat përmbarë? Tung!

  • shqiptari e ka koken me te keqe se te mushkes. Idiotet prape do ecin me shpejtesi. Cpret nga nje popull i pakulturuar???

  • sajme ministri, sajme cuni i rames. o pika mu ne minister. minister 12 vjec qe ha kallam sheqeri akoma.

  • Keto i benin policat rrugor,fshiheshi ne ndonje kthes apo objekt qe mos te duken per te kapur ne befasi shoferet,jo per te parandaluar reziqet e aksidentit,por ti kaour befas me shpejtesi,per mosvendosjen e rrypit apo parakalim te gabuar dhe te mari gjoben dhe fundi mer leket polici duke ja falur gjoben.Jo mor zoteri nuk parandalohen keshtu aksidentet….!!?? Rruga te duket sikur ska polica dhe policat tcfaqen befas ne vende te ndryshme e jo me tedenca vetem per gjoba,por te gjitha problemet.!?

  • – gallate demokratike..po rezultati si ka dale? Saimiri kaq mund te jepte…te gjemoje njerezit dhe tu marre patentat me kukllat e kartonit,..sa shume e ulin miletin.duke e trembur .me gogolin prej letre..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *