Një tjetër tërmet trondit Korçën

Edona Llukacaj

Korça është lëkundur nga një tjetër tërmet pak minuta më parë.

Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë 12 kilometra në jug-lindje të këtij qyteti dhe me një thellësi prej 2 kilometrash. Tërmeti raportohet të ketë qenë 3.7 ballë i shkallës rihter.

Tërmeti është ndjerë në Maliq, por edhe në Pogradec, si dhe në disa fshatra të Maqedonisë, ndërkohë që mësohet se ka qenë më I lehtë se ai që ka ndodhur gjatë ditës së sotme, i cili ishte 4.7 ballë i shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 21:23 të kësaj së mërkure dhe deri më tani nuk ka raportime për dëme.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *