Ndërprerja e energjisë elektrike në stacionin e Durrësit bëri që mos të ketë të dhëna të sakta për tërmetin tragjik që goditi vendin në 26 Nëntor.
Përveç magnitudës 6.4 të shkallës Rihter, nuk dihet ende se sa ishte forca goditëse e tërmetit, ose siç shprehet në gjuhën e përditshme, nuk dimë sa ballë ishte.
Duke iu referuar të dhënave nga institutet e huaja, u tha se tërmeti zgjati 30 sekonda, por një video e shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale nxjerr në pah një realitet tjetër.
Kamerat e sigurisë filmojnë gjithë momentin e frikshëm.
Biznesi fason në Durrës tronditet fort ndërkohë që lëkundjet duket sikur pushojnë, por që nga një moment në tjetrën gjithçka lëviz edhe më fort.
Duket qartë se tërmeti nuk ka zgjatur 30 sekonda, por 50.
Tërmeti i magnitudës 6.4 të shkallës Rihter shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.
j.l./ dita
