Një tjetër zhdukje e mistershme/ Humb pa gjurmë 40-vjeçari në Elbasan, nisin kërkimet

time

Në Elbasan, një 40-vjeçar i identifikuar si Rrapush Çeça, është zhdukur pa lënë gjurmë, teksa mësohet se zhdukjen e tij e ka denoncuar i vëllai.

Sipas informacioneve të para, Çeça, banues në lagjen “Hekurudha”, ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm. Vëllai i tij ka deklaruar se 40-vjeçari ka dalë ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.

Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.

Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *