Një tornado e rrallë godet Luksemburgun, 19 të plagosur

Leda Hysa

 

Të paktën 19 persona janë plagosur si pasojë e një tornado të rrallë që goditi Luksemburgun.

Autoritetet thonë se janë dëmtuar 160 banesa nga erërat e forta që goditën qytetet Petange dhe Kaerjeng, që ndodhen shumë pranë kufirit me Francën dhe Belgjikën.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tornadot me shpejtësi deri në 128 km/h që shkatërrojnë çatitë e banesave, makinat dhe rrëzojnë pemë.

Kryeministri i Luksemburgut bëri me dije se është ngritur një grup emergjence për këtë fatkeqësi dhe qeveria do t’u vijë në ndihmë banorëve të prekur nga shkatërrimi.

l.h/dita

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *