Fëmijët që frekuentojnë ambulancën pediatrike të Vatikanit i kanë dhuruar Papa Franceskut një tortë ditëlindje përpara se ai të bëhej 82 vjeç.
Mbi tortë qëndronte një qiri zbukuruar me ngjyrat e verdhë dhe të bardhë, ngjyrat simbolike zyrtare të Vatikanit.
Papa Françesku luajti me fëmijët dhe u tha se një tortë e tillë nuk do të krijonte probleme me tretjen.
Duke u bazuar në parimet e tij të betimit, Papa Francesku përcolli mesazh besimtarëve se fëmijët janë një mësim për të rriturit që të jenë të përulur dhe të kuptojnë më mirë jetën dhe njerëzit.
Gjithashtu Papa Françesku tha se arrogantët dhe të paaftët nuk mund të kuptojnë jetën, pasi nuk dinë të jenë të përulur.
Në vend që të ulej në karrigen e tij, Papa Françesku zgjodhi te ecte në skenën e Vatikanit teksa bisedonte me fëmijët.
Referuar ndihmës shëndetësore që marrin fëmijët, në shërbimin pediatrik të Vatikanit trajtohen rreth 400 pacientë të vegjël nga një staf i dedikuar mjekësh dhe infermierësh.
m.h/dita