Një trafikant nigerian arrestohet me 79 000 euro në… stomak

Ornela

Një trafikant nigerian u arrestua në lindje të Francës me 79 000 euro në sistemin tretës dhe 13 000 franga zvicerane të fshehura në veshje dhe këpucë, bëri të ditur dogana.

i arrestuar rastësisht, ndërkohë që po udhëtonte në një autobus të qytetit në afërsi të stacionit të autobusëve në Strasburg, trafikanti ka deklaruar për agjentët e doganave se ai banonte në Spanjë dhe se jetonte me të ardhurat që fitonte si pjatalarës në një restorant në Baleares.

Ai dha shpjegime të tjera për doganierët për origjinën e parave. Qeni antidrogë ka ndjerë aromën e kanabisit në kartmonedhat që kishte fshehur.

Pasi i është dorëzuar policisë gjyqësore, personi i është nënshtruar një radiografie që ka treguar praninë e nëntë prezervativëve të mbushur me kartmonedha. Policia ka zbuluar përmbajtjen e tyre, prerje 200 dhe 500 euroshe që arrinin vlerën e 79 000 eurove.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *