Ne i kemi ligjet e nevojshme për ta luftuar korrupsionin. Problemi është se ligjet nuk zbatohen. Nëse je ministër, nëse ke lidhje me kryeministrin, nëse ke lidhje me familjen e tij, mund të bësh ç‘të duash në këtë vend dhe në fund, askush nuk merr dënime. Por nëse je fermer… Lexova se dikush, një djalë 18-vjeçar, fatkeqësisht shumë i varfër, iu desh të vidhte për të fituar bukën e gojës në fshat, policia e arrestoi. Ai vari veten në burg. Eshtë histori mjaft e trishtë, por tregon se kur policia dëshiron t’i kapë hajdutët në vend, mundet, por pse arrin të kapë një hajdut në një zonë të thellë dhe e çon drejt varjes, por s’kapin dot hajdutët që dalin në televizor?
Email nga adresa: [email protected]