Një nga librat që na ka lënë pas i ndjeri Ardian Klosi quhet “Katastrofa e Gërdecit”.
Pjesë nga ky libër janë botuar sot nga DITA.
Në këtë libër flitet edhe për Resmije Osmanin, 19 vjeç, e vdekur ditën e shpërthimit të Gërdecit bashkë me 25 të tjerë.
Resmija kishte lënë pas një foshnje 4 muajshe.
Tragjizmi shtohet në rastin e saj sepse babai i Resmijes, Kujtimi, u vetëvra disa muaj pas vdekjes së të bijës, ndërsa nëna Tushe, u vetëvra tre vjet më pas.
E gjithë familja u shua nga ajo që ndodhi në 15 mars në Gërdec.
Vdekja e Resmijes ka qenë ndër më të tmerrshmet.
Shkruan Klosi: “…Tmerrin më të madh e panë ata që nuk vdiqën menjëherë, e si pakkush Resmije Osmani (Kranja nga i shoqi), edhe ajo 19-vjeçare, nëna e një foshnjeje 4-muajshe. Me shpinën krejt të djegur, si hoqi dhe rrobat e përfshira në flakë, Resmija arriti të rendë deri larg, u fut brenda një bunkeri, ku dhe i shterrën forcat. Ka ndenjur aty për 6 orë afër duke thirrur për ndihmë, derisa e kanë dëgjuar…
Pas peripecish të papërfytyrueshme në ambulanca e spitale, ku njëherë e deklaruan të vdekur e pastaj të ringjallur, u dërgua të nesërmen në një spital në Itali. Dha shpirt atje pas një agonie të gjatë më 12 prill 2008…”.
Jemi ngjethur e kemi ndjerë dhimbje shumë herë për Gërdecin. Në fillim, tronditja nga pamjet shokuese të momenteve të shpërthimit. Pastaj nga fytyrat e fëmijëve të vrarë. Më pas nga të sakatuarit në spitale. Jemi revoltuar nga mashtrimet e Sali Berishës, kemi ndjerë turp kur pamë thasët me lekë që zbrazeshin në tavolinën e Bashkisë për të konvertuar me para dhimbjen e familjeve të të vdekurve.
Na ngatërruan më pas në spiralet pa fund të gjyqeve që vetëm drejtësi nuk bënë. Pastaj u mësuam.. Shohim Berishën, Mediun, Ramën, ish-ministrat, ministrat… Qeshen ata: “Ne e kemi harruar, harrojeni dhe ju”.
Por atje nën tokën e Gërdecit, aty buzë autostradës ku kalojmë përditë, ka eshtra fëmijësh të vrarë. Fëmijë të tretur.
I ndjeri Ardian Klosi shkruan në librin e tij, pjesë të të cilit janë botuara nga DITA se “të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës”.
Ai zhvilloi takime me banorët dhe i intervistoi ata para botimit të librit:
“Më ka habitur tej mase mirësia e njerëzve që kam takuar, sinqeriteti, mikpritja. Të gjithë që kanë punuar në Gërdec kanë qenë në skajin e mbijetesës, që kanë pranuar të punojnë në ato kushte. Shumica e viktimave janë prej familjesh të ardhura ose nga fshatrat e Martaneshit, ose të Gramshit, krahina me bukuri të rrallë, por sot të braktisura, njerëz të mësuar me punë të rëndë e të ndershme, që ranë në kurthin e pagesave të shpejta e gjoja të sigurta në një fushë të minuar.
Shumica e të vrarëve janë vajza të reja, me fëmijë të vegjël ose në djep, apo dhe prindër të moshuar që kërkojnë të mbajnë në shkollë fëmijët e tyre. Pastaj të mitur si Flavio Deliu e Erison Durdaj, ata që s’patën kurrfarë lidhjeje e dijenie për bizneset e Albademilit me Ministrinë e Mbrojtjes.
Për hir të kujtimit të tyre dhe barrës që i bie çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos i harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë” – shkruan Klosi.
Më poshtë, 26 viktimat e Gërdecit (pati edhe vdekje dhe vetëvrasje të mëvonshme, ndërkohë që numri i të gjymtuarve përjetë nuk u saktësua kurrë)
Zelfi Sali Ahmeti lindur më 28.6.1956
Shqipe Dilaver Alhasa lindër më 13.8.1983
Roland Gëzim Alla lindur më 18.6.1987
Arben Selajdin Ase lindur më 10.2.1967
Jetmir Sali Ballazhi lindur më 29.2.1988
Hysen Abaz Cani lindur më 10.5.1957
Bukurije Bektash Cani lindur më 30.8.1960
Shefki Ahmet Cani lindur më 5.4.1962
Besim Fadil Çanga lindur më 12.12.1957
Qemal Can Deliu lindur më 28.1.1961
Korre Ali Deliu lindur më 18.7.1960
Jetmir Qemal Deliu lindur më 13.11.1986
Liljana Ramiz Deliu lindur më 16.8.1983
Flavio Uran Deliu lindur më 3.8.2004
Erison Feruzan Durdaj lindur më 27.11.2000
Rajmonda Medi Durdaj lindur më 8.9.1974
Endri Mustafa Dvorani lindur më 25.1.1962
Azem Kadri Hamolli lindur më 20.8.1964
Hamet Laze Hazizaj lindur më 21.6.1944
Muhamet Ramiz Hoxha lindur më 11.6.1951
Zelie Shyqyri Kaca lindur më 23.7.1979
Rexhit Haxhi Kruja lindur më 28.11.1961
Nafije Selman Laçi lindur më 20.5.1971
Zelije Bajram Leti (Prini) lindur më 2.11.1988
Ilirjan Ndue Malçi lindur më 15.9.1963
Resmije Kujtim Osmani lindur më 23.8.1988
b.m. / dita
Kjo është vepra e maskarenjve më të mëdhenj të kombit tonë,Sali Berishës dhe Fatmir Mediut.Të korruptuar deri në palcë,që deri tani u duhej harruar edhe emri.Paradoksi shqiptar vazhdon.Sillen sikur nuk dinë gjë sikur nuk ka ndodhur asgjë,bile kërkojnë edhe llogari për korrupsion tek të tjerët.Ustaj dhe ndihmësi ,kolera e kohës së sotme,,,!
E mira eshte te heshtesh , kur nuk ke nje grusht te hekurt qe ti biesh mu ne zemer ….., me mire te heshtesh, te heshesh tani , por, te mos harrosh kurre !
Eshtrat e te reneve ulerrasin per drejtesi. Gerdeci do mbetet nje varr i hapur per familjen kriminale Berisha dhe gjithe larrot e tipit Mehdiu, Bumci etj qe ekzekutuan kete krim makaber.Rigjykoni Gerdecin jo per hakmarrje por per Drejtesi Sociale dhe rreshtojini prapa hekurrave te gjithe banditet e politikes qe fituan miliarda me gjakun e femijeve te pafajshem.
Rama me Gerdecin bleu votat e Saliut per te marre te drejten e listes se deputetve ne PS.
Gërdeci është me plot kuptimin e fjalës gjenocid i pastërt ,një krim shtetëror i egër i pa mëshirshëm i dhimbëshëm me shumë viktima ,dhe i pa ndëshkuar ,por i falsifikuar tërsisht nga makina kriminale e S.Berishës .
Gërdeci është “damka e zezë” e krimit shtetëror të shkaktuar prej sundimit të Sali Berishës
Pa u zbardhur ajo dosje e zezë që ka zënë pluhur në bodrume të ishë prokurorisë Llallës ,nuk do të ketë qetësi në shpirtin e popullit Gërdecit dhe të gjithë shqiprisë.
Asnje media tjeter nuk ndihet…
Dhe bubuqi ish deputeti i listes Berisha-Basha,deputet i perjetshem i bandes berishiste, kerkon prape voten e shqiptareve.Dhe Spaku maftohet duke marre rrogen e majme e duke gezuar avantazhet qe u jep detyra e rendesishme qe u kane ngarkuar dhe as qe e mendojne te hapin dosjen e shkaktarit minister te kesaj tragjedie dhe qe quhet Fatmir Sali B.Gerdeci pavaresisht se dhe familja e viktimave e kerkon me ngulm nje gje te tille dhe nuk ka asnje pengese ligjore per te rifilluar procesin gjyqesor.perverc murit te pakapercyeshem qe ngre perpara SPAKUT familja e sypeshkaqenit vrases te Berishajve dhe e sherbetoreve te tyre gjykates,prokurore,politikane etj etj.! Bravo Arben Kraja! Po ua shperblen shume mire atyre qe te zgjodhen e te besuan ate post shume te rendesishem! dhe sidomos ambasades amerikane!Te lumte! Do hysh ne analet (halene) e historise si nje bubuq,( i paafte,i trembur,i korruptuar e i kapur nga cifti kriminal Like-Berisha???!)ashtu si ky kriminel qe vrau 26 vete,plagosi 300 te tjere ,shkaterroi rreth 6000 shtepi e prona dhe shkaktoi kaq e kaq trauma njerezore.kuse si rron i qete,shtyn ditet e shfrytezon mundesine e arte qe te erdhi te vendosesh atje ,mundesi qe s’te kish shkuar as ne mendje ndonjehere.Te lumte!
U prehshin ne paqe viktimat..! Me keto probleme duhej te merret drejtesia. Po qe se ajo mungon, pa dyshim, mungon dhe shteti. Shtet pa drejtesi “perkethimi ne gjuhen time “eshte kope qe jeton ne anarshi,” pra eshte jashte njerezore..! Familjet e viktimave dhe I gjithe populli duhet ta kujtojne kete ngjarje te hidhur, por te mos lejojne qe kjo te sherbeje si propagande para elektorale..!
Ne vend te drejtesise levrijne milionat e pazareve midis Ramutit dhe Bashes. Mos harroni, Ramuti i rrahu shpatullat Berishes, dhe Bashen e pagoi 15 milione euro per pallatin e vjerrit ne Vlore.
Duhet te kishte shkuar ne burg per shume gjera, dhe ne fakt u shperblye.
Kjo eshte maskarada shqiptare,. qe luhet hapur, dhe shqiptaret mbyllin syte.
Shqiptaret kane zhvilluar nje tradite viktimash te lumtura. Zgjedhin me deshire partine qe do ti vrase. O Pederat e Saliut, o PiSat e Ramutit. Ne fund jane te gjitha Haleate
O mirel byreku përsëri ti !!!!!
Kujton se po tregohesh i zgjuar kur komenton.
Por një BAJGË JE , një DOBIC (KOPIL) nëse se kupton.
Shume drejt flet Mireli.
Ti Juli nuk kuptohet cfare ke kunder.
Je nga ata qe vendos partite e vrasesve dhe hajdutve mbi Shqiperine?
He mor mirell kurva keta ishin ata qe ti i ke per zemer
dhe kerkojne perseri te marrin pushtet me gjak
Mirel
Ramutit ti ti hashe ate qe thuhet m..tin
ti bashke me berisht,metet,bashet moniken e ku di une sa pidhi semes eshte fshehur ne ate qerdhe kriminelesh
ik qiu mirel se te erdhi ora
E pse te mos ja hash ti turi por i thua te tjereve. perderisa te pelqen ajo fjala (muti).
Eshte me te vertete Tragjike.
Po te jete per eshtrat qe ulerrasin akoma o Xha Teme jane ato te Nenave Orthodhokse Greke te epirit nga Osmanet, qe me dhune dhe me perdhunime moren me qindra mijera Pengje dhe lane Kokallat (kockat) ne Anatoli apo u turqizuan.
Prandaj eshte e mira mos ti kendoni Sulltanit dhe te urreni Grekun.
Tur-qija ju ndryshoi Emrat,Identitetin,Kulturen,ndergjegjen ju urreni Greket dhe Epirotet!
Ti që del me emrin Erdogan qënke i ndyrë ti grek i poshter nuk ke pikën e sensibilitetit edhe kafsha paska me ndjenja se ty o grek shko shiko se ka luanesha që kujdesen për këlyshët e ver por te te tjerëve por ka arritur të mos hajne as këlyshë të kafshëve të tjera por ti je akoma më i keq aq më tepër shkruan këtu aq më tepër filloj t’i urrej grekët si ty
Ishte aksident -thane
Keshtu e mbuluan krimin e tyre familja Berisha me Mehdiun!
Beni shume mire qe shkruani per Gerdecin ju te nderuar te gazetes DITA .Gerdeci na tregoi nudo pisllekun ,hajduterine ,pa pergjegjshmerine e specialisteve ,ose me urdher nga lart , nje fabrike me teneqe me nje rezikshemeri te larte . Jemi pik se pari vetfajtore ne delet qorre ,qe i votojme keta perbindesha ,hajdute e te pa skrupullt .Qe nga Saliu ,ai maskarai Mediu e deri tek Edi Rama ,qe i ferkoi shpatullat Saliut ,me ze e me figure ne Gerdec .Bile tamam si gerdeci Rama ,pa pike karakteri ,u provua prap per here te dyte ne 21 Janar dhe heshti .I vrau ato 4 bije nenesh per here te dyte . .Bile beri koalicion ,plus dhe keter vite me vone , ne i rrasi President .Dhe tani o dele qorre popull “zihen ” me njeri tjetrin e´,me keq si para shume vitesh ,ku Meta ,me ze e me figure akuzoi Kristaq Ramen ,se e kishte bere cunin me gruan e Edi Rames ? Hej si tallen me ju o kopalare keta perbindsha te pa skrupullt .Ju kane ndare o dele qorre popull ,cunat e Ramiz Alise ne tre pjese .Shkoni dhe i votoni , ,pershendetni votoni perdhunesit . Viktima adhuron vrasesin .Mire ja u bejne ,o kopalare dhe pak e kini .
I drejtohem SPAK ,mos e fusi koken nen rere ,e mos haroje se marin paga te larta , me taksat e kokplareve te varfer .Po ja u them me ze e me figure, ja ku e ka nje fakt te vetem ,te pa kundershtueshem , ku as edhe nje person ose gazetar ,nuk e ka komentuar .
Konkretisht ::: Nder 26 viktimat ,ate dite humbi jeten nje djale 37 vjecar ,ku ky djale ishte kontigjent i min se mbrojtjes ,punonte me eskavatorin e shtetit ,nafta , roga ,amortizimi i mjetet e tj ishin te shtetit , Drejtesia pse nuk nderhyn ?Por nga ana tjeter jep gjykime se smban pergjegjesi min e mbrojtjes ,por firma private ?. Shikoni o SPAK ,cfare abuzimesh behen ,si vidhet shteti ,taksat e kokpalareve nga mafja politike ,pa ju permendur se edhe transporti me makinat e shtetit te ushtrise kane bere te gjithe kete trasnport komplet falas ,rogat ,nafta amortizimi i mjeteve e tj . .Shikojini faturat ,kane punuar bajtava , per te mbushur vetem thaset me para abuzuesit politikane . Kjo eshte kulmi i abuzimit ,te nje abuzimi me dhune ,diten per diell ,nga kreret me te larte te shtetit .dhe sinqerisht ,po te ndodhte vetem ky detal i vogel ne nje shtet peendimor ,te gjithe perfundimisht do qeroheshin nga politika dhe natyrisht do perfundonin ne burg .Dhe jo per humor ,po te ronte Balzaku do shkruante romanin me te bukur ne bote komiko tragjik . Ja ku e kini me ze e me figure ju te SPAK abuzimin ,bile merni masa denoni edhe trupen gjykuese te asaj kohe , qe nuk kane zbatuar ligjin .Kane mbrojtur ndihmuar hajdutet , e abuzimi mbi taksat e popullit ,e natyrisht politikanet mbare qe kane bere keto abuzime ,diletantekse ,e pa ju permendur viktimat skllever e hallexhinj per mbijese te pa fajshem .
SPAK nderhyni , ndihmoni ,zbatoni ligjin ,e kini shume te thjeshte teknikisht .Ska nevoje per eksperte e dreqi me te birin . Jepini gaz SPAK ,jepini gaz ??!!!??
A ka turp me te madh ,a ka cinizem ,tallje ,injorim e shfrytezim qe i behet nje populli, qe ushqen e mban kriminel e hajdut ,qe i voton e vazhdon ti mbaj mbi kok ! Popull pa dinjitet ,i percar ,ambicioz, qe blihet e shitet tek vrasesit e tij , kte “qeleshe” e paska hak ! Shifni kta “turet” mi kanalesh shqipfoles , qe fusin hundet ne mutin e krimineleve e ushqejn injorancen e trasheguar nga shtypja shekullore ! Kta lloj plehrash , mbajn kta plehra se “eresira” ku jetojn , ushqen shpirtin e tyre te zi te erresires ku jetojn ! “kori” i ktij populli te vdekur mbeshtet te “gjallet” qe pi o i dhjesin aty “ne varin” qe ju kan ngrehur Saliu ,iliri ,fatosi e ky gjatoshi burracak ,pjell e situates ! Kushdo qe te dal ,mos prisni mrekullit se pazaret kan mbyllur perfundimin ! Hani bar o Popull se tjeter ushqim nuk dini te gatuani ……….