Në testim
Zero pikë
TVSH
Ha…ha publik.
Një program
Plot me rrena
Shyqyr zotit
S’bën antena.
Nis, bitis
Propogandë
Syrin mbyll
Telekomandë.
E qeth lajmin
Anës, anës
Si e Zeqos
Në maj’ thanës
Po të duash
Plas e thuaj
1000 lekë
Na merr në muaj.
Për një vit
E di vetë
Bëhen mijshet
Dymbëdhjetë.
Që hesapi
T’ jetë i larë
Le ta bëjmë
Me dollarë.
Ësht’një mal
Me dollarë
Që paguajnë
Familjarë.
Hatri kujt
Mos i mbesë
Se paguan
Çdo biznes.
Llogaria
Nuk harron
Në një vit
Dhjetra milion’.
Se di pse
Or lum miku
Merr pagesën
Elektriku.
Dhe atje
Nw majë mali
Asnjëherë
S’shkon sinjali.
Dhe ekrani
Rrema – rrema
S’ka korrent
Tek antena
Sidoqoftë
Mor i uruar
Për TV-në
Duhet paguar.
Kush i merr
E kush i ha
E di shteti
Qerrata.
Ku shkojn’lekët
Pyet ti
Le ta gjejë
Shtet i ri.