Në Greqi, vdekjet e shkaktuara nga koronavirusi kanë pësuar një ulje. Këtë të mërkurë janë raportuar 85 persona të vdekur si pasojë e COVID-19, nga 98 një ditë më parë, por infeksionet e reja ishin ende mjaft të larta në 1,190, ndërsa numri i pacientëve të intubuar arriti në 552 nga e Marta 550.
Sakaq, numri i vdekjeve 24-orëshe e çoi numrin e përgjithshëm të viktimave Covid-19 në 3,870, ndërsa infeksionet totale arritën 127,557 me shifrat e së mërkurës, sipas buletinit ditor të botuar nga Organizata Kombëtare për Shëndetin Publik.
Nga viktimat e virusit, pak më pak se 60% ishin burra dhe 95.6% kishin probleme themelore shëndetësore dhe /ose ishin të moshës 70 vjeç ose më lart.
h.b/dita
