Një ushtarak emërohet drejtor i burgut të Korçës

redaktor

Është emëruar sot, drejtori i ri i burgut të Korçës.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se në zbatim të urdhrit të Ministrit të Drejtësisë dhe duke ndjekur procedurat ligjore të rekrutimit u bë sot emërimi i Drejtorit të ri të IEVP Korçë, Robert Kodra.
Ai ka një karrierë të gjate ushtarake.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si një figurë apolitike, kjo kandidature është mirëpritur në detyrën e re nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Robert Kodra zëvendëson në këtë detyrë Laert Çelikun, i shkarkuar disa ditë më parë për një sërë shkeljesh të konstatuara nga nja kontroll në këtë burg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *