Një ushtarak i lindur në Kosovë, në krye të ushtrisë serbe

DITA Online

 

Pasditen e së premtes, gjenerali Ljubisa Dikovic është larguar edhe zyrtarisht nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë, duke u zëvendësuar nga Milan Mojsiloviç.

Në një konferencë me gazetarë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli disa fjalë për biografinë e shefit të ri të ushtrisë. Ai përmendi një fakt se Mojsiloviç është i lindur në Kosovë.

“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiç.

Në biografinë e Milan Mojsiloviç tregohet se ai është i lindur më 3 gusht 1967 në Mitrovicë.

Po ashtu, ai shërbeu si shef i Departamentit Operacional të Komandës së forcave operative të Armatës së Serbisë si dhe zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandantit të Ushtrisë.

Në periudhën e një viti, nga tetori 2013, ai shërbeu si kryetar i grupit këshillimor ndërkombëtar në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC.

a.s/dita

Share This Article
9 Comments
  • TRADHETARE GJEN EDHE NE FAMILJEN TENDE DHE JO MOS TE GJESH NE KOSOVE NE SHQIPERI ..PER 5 LEKE BERISHA U BE ME SERBET GJATE LUFTES N KOSOVE .. DHE RAMA BENI SINIUR NUK EGSISTON KUR BEHET FJALE PER TOKATE SHQIPTAREVE QE DON TI MARRI SERBI ME THACHIN …

    • O Eliot , do te ishte me mire , ta lexoje artikullin , pastaj te komentoje , se ketu , nuk behet fjale per tradheti , por per te kunderten , per besnikeri ndaj barbareve millosheviciane !

  • o debil gazetar do te ishte lajm vetem ne qoftese do ishte shqiptar(kosovar) me origjine.Por te qenit serb nuk eshte lajm o debil,edhe ne qe merremi me injoranta si ty…..

  • Kudrot e tilla,mundohet te behen si tho t populli te ne ne Kosove”me shka se shkau “.Ata i frigesohen “besimt” qe nuk e kane nga sistemi serb,Keshtu qe duhet te deshmohen se jane serb te origjines, jo kosovare,apo “shiptar” sic i therrasin popullata vendore ne Serbi.

  • Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se Gjykata Speciale po shkon drejt shuarjes në mënyrë paqësore, pasi sipas tij Serbia nuk është i interesuar të kenë një kësi lloj Gjykate, pasi i konvenojnë njerëz si Thaçi.
    “Gjykata Speciale po shkon drejt shuarjes në mënyrë paqësore sepse Serbia nuk është e interesuar sepse po i duhen në krye të shtetit njerëz sikur Thaçi”, ka thënë Islami.
    Ai mendon se Gjykatën Speciale e dikton Serbia dhe po e përdorë si instrument të vetin.
    “Këto që ka arritur Serbia në politikat ndërkombëtare për çështjen e Kosovës është e pa besueshme që edhe shtetet kryesore perëndimore i ka bërë në mëdyshje, krejt duke ju falënderuar Thaçit. Pra mendoj se Gjykatën Speciale po e dikton Serbia, po e përdorë si instrument të vetin”, është shprehur Islami.

    ….kurse , gjenerali i ushtrise serbe , eshte serb i lindur ne Mitrovic te Kosoves me 1967 dhe , eshte krejte normale qe ai te emrohej ne krye te ushtrise se shtetit te tij Serbise
    Mose ndoshta ne shqiptaret do te prisnim se gjeneri serb 51 vjeqar te sherbente kunder interesave te shtetit te vete ,
    jooo…kurresesi joooo ,
    Nji gje e tille mund tu ndodhe vetem shqiptareve dhe intervista e Gazmend Islamit ne Boten Sot me se miri e ilustrin kete

  • Po cka ketu per tu habitur.
    Nje ish president grek ka qene i lindur ne Shqiperi.
    Kjo nuk ndikon fare ne politikat shteterore te vendeve qe kane shtet te konsoliduar.
    Keto gjera ndikojne ne vende pa institucione si Shqiperia apo Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *