Një valixhe për një “shpellë”

editor

Nga Bulqiza vjen piskama:

Qeveri që të ra flama

Punt’ e tua gjith’ i sose

Ne së gjalli na varrose.

 

Ish-gërdalla qeveri

Varr masiv në galeri

Hob’ i saj vetëm fitimi

Mbi Bulqiz’ vello mjerimi.

 

Gjith’ minierat kthyer ferr

Qeveria barkun derr

Korrupsioni shkoi thellë

Një valixhe për një “shpellë”.

 

Ua zuri sytë paraja

Le të vdiste fukaraja

S’i shikoje shtet i llomit

Fëmijët te stoku kromit?!

 

Fëmij’ që i iknin shkollës

Për të nxjerr’ bukën e gojës

Loti djeg fort mineralin

Dhimbja përcëllon dhe malin

 

Lajm’ i zi helm e farmak

Për çdo ditë një prind më pak

E tillë dhimbje nuk është parë

E morët Bulqizën zvarrë.

 

Malet ia nisin piskamës

Qofsh mallkuar shtet i flamës

Shkove porsi fishkëllimë

Në çdo derë fëmijë jetimë.

 

Baballarët ua more

Po ti flisje për “fitore”.

Qeveri e shtet mistrec

Në Bulqizë tjetër Gërdec.

 

Si ortek vjen ulërima

Hoqe valle mbi viktima!

Ata vdiqën ti veç qeshje

Dhe turiçkat i ngërdheje.

 

Sipas jush kemi suksese

Po ku janë moj zonj’ perverse?!

Për tet’ vjet popullin mole

Valle hedh mbi arkivole.

 

Bulqiza në grop të varrit

Ju të hurit, të litarit

Shik – firmato pispillosur

Si maçok’ rrini ngrefosur

 

Pa kur thonë të na rrojë Sala

Gjith’ Bulqizës i bi vala

Flet ai’ popull me një gojë:

Kujt i duhet që të rrojë?!

Share This Article
34 Comments
  • I dashur poet
    Kur flitet per Bulqizen, mendja te shon menjehere jo thjesht te Berisha por te gjithe biznesmenet e medhenj shqiptare.
    Pse valle te gjithe jane zhytur ne Buqlize? Cfare ka atje dhe pse vriten njerezit njeri pas tjetrit?
    Pse Sajmir Mane biznesmeni i familjes Berisha, i lidhur teresisht me Argiten e Sales dhe lidhjet e tij fillojne ne Beograd dhe eshte i njohur ky dhe kunati i tij ne vendet Arabe nga dhe sjellin miliona mallra te ndryshme – nuk rrionte dot pa futur hundet edhe ne Buqlize?

    • Lidhur me komentin e pare… Zamir Mane eshte nje nga bisnesmenet me te fuqishem por dhe nje njeri me kulture dhe shume i respektuar me njerezit.Ai reflekton edukaten dhe kulturen e punes te zones nga vjen.Zamri ka qene bisnesmen qe ne fillim te demokractise ,sigurishte nje bisnes i tille nuk mund te qendroj ne kembe ne qofte se sulmohet nga qeveria dhe pushteti.Ati dhe gjithe bisneseve u eshte dashur te bashkepunojne me pushtetin,edhe me qeverine socialiste dhe demokrate.Qeveria duhet tu krijoj kushte bisneseve per te ecur ,jo ti pengoje.Kur zhvillohet bisnesi ka pune dhe per ju komentues dhe per ju gazetaret.
      Suksese ketij Korcari te mencur dhe nikoqire i mire

      • ZAMIR MANE ESHTE NIKOQIR I XHEPAVE TE TIJ.

        O Tiranas i Kohes se Qepes degjo per biznesin qe te mesosh dicka me teper per te.:

        Ishte nje mafioz Boteror qe tregonte kete barcolete per pasurimin e tij:
        “Bleva nje molle dhe nuk e hengra, por e shita dhe me LEKAT bleva dy molle e keshtu me radhe deri sa u bera miliarder.”

        Keshtu e tregon ti edhe biznesin famoz te Zamir Manes prej Korce. Kur biznesi shfrytezon pasurite natyrore te nje populli nuk eshte e udhes se ky popull te transformohet si kafshe pune nga biznesi qe vjel vetem LEKAT pa pyetur fare per mjeranet qe i kane besuar pronat e tyre publike. Kur qeveria shikon si vriten dhe aksidentohet minatoret eshte e udhes t’i krijoje kushte biznesmenit te Enver Hoxhes Zamir Mane per te thyer qafen nga kromi dhe te mbaje duart larg pasurise se perbashket, te cilet e shikon si nje LOPE qe duhet mjelur deri ne vdekje. Ketu lind nje pyetje madhore: Cfare prodhimi kombetar me marken MADE IN ALBANIA ka hedhur ne treg Zamir Mane? Pervec investimeve makaber per te mbushur xhepat e tij dhe te familjes Hoxha dhe Berisha duke shfrytezuar si i papare asetet tona kombetare? Pak a shume sic beri Enver Hoxha per 50 vjet me radhe. Thjesht Partia e Punes vazhdon biznesin e saj me asetet e Vatanit.

        • nastradin,ajo vjersha qe thua ti eshte ndryshe….Pata ca molle ne dore dhe meqe kisha plot per barkun tim,i dhashe edhe dikujt tjeter.I thashe qe pasi ta hante,te mblidhte farat dhe keto t’i hidhte qe te mbinin molle te tjera,qe te ushqeheshin te tjeret qe do vinin pas nesh…Autori?Bertolt Brecht…Tani,o njera o tjetra?O do shesesh dhe do fitosh ne kurriz te dikujt tjeter,ose do kesh plot per barkun tend dhe do porositesh qe te mos i hedhin farat;rruge tjeter s’ka!

    • bulqiza eshte nje ferr per te cilin nuk eshte shkruar kurre sa duhet. Politikes shqiptare duhet ti vije turp per Bulqizen

    • bulqizak ngrehuni e bjeruni, fukarenjve te bashkuar nuk ua del dot njeri: bythpambuket e majmur tashme nuk mundin dot popullin, besoni te bashkimi dhe bjeruni

  • Per krome e Baker sot,hiqen e vihen sévérité,e jo ma nje Mane,

    SAIMIR duhet te kujtohet ku ka ka ditur kromin:ata sot e shesin saimirin,vete qe te kene punet mire me qeveritaret,se vete qeveritaret i lejojne te veprojne si ne fushe t’Allahut….

  • Gjysma e vrassjeve ne lokalet e Bllokut ne Tirane ne dy vitet e fundit kane te bejne me kromin. Eshte nje pus i zi krimesh qe po pasojne njeri tjetrin. Riktheni ne kujtesen e lexuesve ato qe ka thene Shemsi Premci para ca muajsh kur u godit nga mafia e kromit e lidhur me politiken duke u shkarkuar

  • MAFJOZET E SALES TANI DO HANE NJERI TJETRIN .KJO DIHET, POR SHTETI DUHET TE VERE PARA DREJTESISE SAL BRRISHEN KOKEN E MAFJES.
    VETEM ATEHERE VENDI YNE DO TE MUND TE SHPETOJ NGA MAFIA E KROMIT. E TOKAVE E LLOTARISE KOMBETARE, E DOGANAVE E KARBURANTEVE E TJ……….
    LE TE SHPRESOJME!!!!!

  • Ish-drejtori i policisë së qarkut Dibër Shemsi Prençi ka akuzuar drejtpërdrejtë shtetin dhe organet e tij se kanë lidhje me krimet e ndodhura herë pas here mes grupeve kriminale të kromit në minierën e Bulqizës. Këto fatkeqësi ai i ka paralajmëruar, që në kohën kur ai drejtonte policinë e Dibrës

  • shqiperia lengon…. problemet jane te medhaja dhe te pa imagjinueshme,do tja dalim mbane valle kesaj here.ne e dime si eshte masakruar dhe dhunuar vendi keto 22-vjet,jemi te lodhur shume…..une besoj.

  • pyesni zamir manen, argiten, ridvan boden, aleksander fangajn, koco kokedhimen, irfan hysenbelliun, cfare kane per te thene per jetimet e Bulqizes.
    dhe urojini tu ndodhe ne femijet e tyre ajo varferi dhe mjerim vrases

    • Keni harruarr dhe babane e gjithe ktyre me siper ,ate pra
      ILIR METEN
      Ai qe ju vodhi dje se sot eshte hajdut i ndershem .Eshte kryetar

  • po te kish bere Enveri si thon disa: “beri Enver Hoxha per 50 vjet me radhe” atehere s’do kishe patur mundesine te shkruaje ketu ne internet (sigurisht nese ndodhesh ne Shqiperi) se s’do kishe patur HECet e medhenj dhe rrjedhimisht s’do kishe patur elektricitet por vetem nje bishtuk si ne kohen e zogollit tend te dashur, apo te ketij saliut, qe vodhen e shiten Shqiperine. S’do te ekzistonin as keto rafineri apo uzinat e perpunimit te minerareve qe punesuan dhe ngriten nivelin e shqiptareve. Me gjithe keto pasuri dhe ne 90 kur Ramizi po bente perpjekjet e fundit per perbaltjen e Enverit u tha ne Tirane: “Shiteshin mallrat e artistikes Migjeni dhe leket shkonin ne kontot bankare te familjes Hoxha jashte shtetit. UUU Cfare gallate. Te kesh nafte a krom e bregdet e rezerva ujore dhe te pasurohesh me cibuka prej dru ulliri.
    Po edhe Saliut nuk do ti eci se do i lene parate sic i prishi Zogolli jot dhe u kthey i nipi ne Shqiperi per te marre nje cope toke se perndryshe mbetej atje ne Afrike me i varfer se zulute ‘Arm wie eine Kirchenmaus’.

  • Petrit,i afrohesh te madhit A.Duka. Si bulqiza eshte bere gjithe Shqiperia. Po nafta ku vete?
    Qeveria e Salushit ka per tu permendur ne historine e Shqiperise si “Qeveri e Hajnave”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *