Tani po kalon,
populli shqiptar,
depresion të thellë,
dhe stres të paparë!
Të shumtë janë faktorët,
çfarë s’më vjen në mend,
vdekja po bën ligjin,
çdo ditë tek ky vend!
Shpresa dhe besimi,
këtej kanë mërguar,
edhe dashuria,
një fjalë e harruar!
Të vrarë e vetëvrarë,
nëpër rrugë të shtypur,
si në çdo behar,
në dete të mbytur!
Në rezervuare,
edhe në liqen,
jeta e shqiptarit,
asnjë dyshkë nuk vlen!
Dhe covidi i zi,
pa mëshirë godet,
merr çdo ditë tre jetë,
racionin e vet!
Vdekjet nga covidi,
janë në minorancë,
ato nuk peshojnë,
asgjë në balancë!
Me dy-tri të vdekur,
nuk quhet yrish,
janë vdekjet e tjera,
më shumë me tri fish!
Kjo stinë funeralesh,
po na nxin mendimet,
se tani u shtuan,
edhe vetëflijimet!
A s’më thua ti,
që beson kaq shumë,
a nuk është feja,
për popull-opium?
Dhe njerëz me shkollë,
kur s’kanë punë dhe shpresë,
kanë rënë në kthetrat,
e dogmës së fesë!
Po pse tatëpjetë,
po shkon Shqipëria?!
Faktori i parë,
është varfëria!
Gjithë “politologët”,
pa fund na kanë lodhur,
po në komunizëm,
këto kurrë s’kanë ndodhur!
Është varfëria,
e madhe që kemi,
dhe një metastazë,
është vetë sistemi!
Atëherë një të vdiste,
tundej gjithë shteti,
dhe përmbi të gjitha,
këtu qe shëndeti!
Ne kishim këtu,
duzina me doktorë,
që qenë pa dyshim,
të rangut botëror!
Gjithë ajo plejadë,
nga koha është tretur,
veç ndonjë për shenjë,
dhe mund të ketë mbetur!
Niveli i mjekëve,
s’është tema për sot,
por shkaqe për vdekjet,
janë të tjera plot!
Përveç varfërisë,
është kriminaliteti,
që në mengene,
nuk e fut dot shteti!
Plagët e sistemit,
vetë mund t’i shikoni,
po bën hatanë droga,
dhe prostitucioni!
A.DUKA

Po bën hatanë droga,
Dhe prostitucioni,
Se n’ball prin PiSi-ja,
Dhe Ver Harpagoni !
Ky Ver Harpagoni
Gjë mangut nuk i la,
Dullë teveqelit,
Në bithë i ka ngja !
Po cfare mize e bezdisur bzzzzzzzzzz qe kishe qelluar mor bejtexhi, ideollogu i budallallikut dhe llapaqen koti.
Nje vend ne stres e depresion te thelle?
Luaj vendit Duke e korigjoje shpejt,
sa pa te dale Rama e te te bej Lanet,
pa degjo pastaj Taulant Ballen se c’thot,
“Shqiperia qe duam” me e lumtur ne bot,
pastaj per te mos e zgjatur degjo Spiropalin,
se si e percakton shoqja ate Ed Rame djalin,
“Edin kemi Skenderbeun e Shqiperise ne 2020”
he pra ore Duka, Ti apo Ata kush ka te drejte?
Është Shqipëria uropiane, zoti shahist, që e ke aq për zemër, skllevër deri në fund.
1234 Prova
Ti shahist nuk ben as sa nje qime e Dukes.