Të gjitha ata që duan të blejnë produkte në dyqane seksi, por kanë droje të shkojnë fizikisht në to, është gjetur zgjidhja. Tashmë, ata mund të porosisin mallin që duan nga kompjuteri i tyre, dhe kjo bëhet në… Tiranë.
Shqiptarët nuk bëjnë më “shopping” online vetëm në faqet e huaja. Numri i bizneseve shqiptare që kanë nisur të ofrojnë produkte dhe shërbime në mënyrë elektronike është në rritje. Një pjesë e tyre kanë rreth katër vjet që operojnë në treg. Për vendin tonë është e vështirë të ofrosh statistika për numrin e portaleve që operojnë në tregtinë elektronike, pasi ligji nuk njeh detyrimin e pajisjes me licencë të veçantë, por vetëm regjistrimin në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Në Shqipëri, tregtia elektronike është në fazat e para të zhvillimit të saj. Numri i operatorëve që ofrojnë këto shërbime është ende i reduktuar. Formalizimi i ulët në pagesat me kartë dhe kostot relativisht të larta të transaksioneve në raport me vlerat e vogla të përfituara nga shitjet, janë disa nga problemet.
Ne kemi folur me një nga menaxherët e një portali online që shet produkte (2000) nga më të ndryshmet. Por jo vetëm kaq, ajo që është risi në tregun shqiptar është se për herë të parë në vendin tonë hapet një Sex Shop online dhe për çudi interesi i njerëzve është shumë më i madh se sa po të ishte në një dyqan fizik diku në Tiranë. Për tregun online dhe për këtë pjesë të të bërit shopping (Pazar) në Shqipëri, ne kemi folur me Valer Pinderin, administrator.
Si ju erdhi ideja e hapjes së këtij seks shopi në Shqipëri?
Ne jemi kompania e parë në Shqipëri të fokusuar 100% drejt shitjeve online. Deri tani kemi mbi një vit që menaxhojmë me
sukses këtë dyqan dhe mbas kërkimeve të shumta mbi shitjet online kuptuam që produktet më të kërkuara në internet janë ato të dyqaneve Sex Shop. Me këto produkte njerëzit ndihen më të lirshëm kur i shikojnë tek kompjuteri i tyre se sa në një dyqan me njerëz të tjerë prezent. Prandaj nisëm të krijojmë dyqanin e parë online për këtë kategori.
Si ishte eksperienca e hedhjes dhe përshkrimit të produkteve tek faqja juaj?
Në fillim ishte pak e sikletshme sepse ne jemi të detyruar të kuptojmë plotësisht funksionin e produktit para se ta hedhim online, që të mund ta shpjegojmë atë qartë për klientin. Deri tani kemi njohur mbi 2000 produkte të ndryshme nga kategori të ndryshme si elektronikë, rroba apo elektroshtëpiake. Me këtë gamë produkti ishte pak më e vështirë sepse funksionet e tyre për ne shpesh herë ishin plotësisht të panjohura nga stafi dhe informacioni online ishte më i pakët se sa për produktet e tjera. Jemi ndjerë në siklet, por edhe kemi qeshur shumë gjatë përkthimit të këtyre specifikimeve. Jemi akoma duke hedhur dhjetëra produkte të reja dhe çdo ditë hasemi me diçka të re, diçka që nuk do e kishim imagjinuar më përpara. Megjithatë edhe ato produkte ne i trajtojmë si të gjitha produktet e tjera dhe përveç çudisë dhe buzëqeshjeve të përsëritura ne vazhdojmë punën njësoj si me mijëra produkte të tjera që tregtojmë prej kohësh.
Si reaguan klientët e parë?
Kjo ishte çudia jonë më e madhe, sapo e publikuam, ne patëm menjëherë reagim nga klientët e faqes. Në fillim ishim akoma skeptik për reagimin e konsumatorëve shqiptarë mbi këto produkte. Megjithatë që ditën e parë që u publikua faqja patëm porositë e para dhe njerëzit nuk ndiheshin aspak në siklet kur e porosisnin produktin në të kundërt nga parashikimi ynë. Kishin kontrolluar me qetësi produktet nga shtëpia dhe ishin plotësisht të bindur mbi atë që po blinin.
A ka kompani transporti në Shqipëri për shitjet online?
Sigurisht që ka dhe ofrojnë shërbim cilësor për të gjithë Shqipërinë. Madje ka disa, vetëm se çmimet akoma janë në një nivel të lartë duke pasur parasysh përdorimin e pakët që shqiptarët bëjnë me të tilla kompani. Ne jemi të kënaqur me kompanitë që operojmë dhe kemi gjithashtu korrierët tanë për këtë shërbim.
Blejnë njerëzit online?
Kërkesa është shumë e vogël akoma, megjithatë ka shumë njerëz që blejnë online edhe në Shqipëri. Ne ofrojmë edhe blerje me lek në dorë, çka nuk i detyron njerëzit të kenë kartë krediti ose llogari bankare. Kështu ua u bën edhe më të thjeshtë blerjen online tek ne.
Ka kërkesa të veçanta nga klientët për produktet e Sex Shop?
Deri tani nuk ka pasur, ne kemi shumëllojshmëri produktesh dhe besoj se e gjejnë atë që ju nevojitet apo dëshirojnë, ose kanë siklet ta bëjnë kërkesën duke parë ndjeshmërinë e këtyre produkteve.
Kush blejnë më shumë, femrat apo meshkujt?
Sigurisht më shumë blejnë femrat sepse dihet dëshira dhe kënaqësia e tyre kur bëjnë shoping. Shumë prej tyre janë aq entuziaste kur njihen për herë të parë me faqen tonë sa na falënderojnë që kemi hyrë në këtë treg. Tashmë në kohën e tyre të lirë qoftë edhe në pushimin e drekës apo përpara se të flenë mund të bëjnë shoping dhe mund të rrinë në dyqan sa të duan, nuk do mbyllet asnjëherë dhe do jetë i hapur 24 orë para kompjuterit të tyre. Ka edhe meshkuj, të cilët na shprehin entuziazmin e tyre, por dominon numri i femrave.
Si mund të blejmë një produkt me një klik?
Normalisht online blihet nëpërmjet pasjes së një llogarie bankare e cila të ofron shërbimin e blerjeve online si kartë Visa, Master Card apo Paypal dhe platforma të tjera pagese. Përzgjedh produktin në faqen që dëshiron dhe bën pagesën online dukë shënuar edhe adresën ku do të shkojë produkti. Ne kemi përshtatur pak platformën e shitjeve online me tregun shqiptar, ku shumë pak njerëz kanë njohuri për mënyrën e shitjes online, akoma më pak kanë llogari bankare dhe më pak akoma kanë besim të japin të dhënat e tyre njësive të shitjeve online shqiptare. Kjo përshtatje konsiston në sigurimin e plotë të klientit për lekët e tij dhe shmangien e nevojës për të pasur një llogarie bankare për blerje online. Klientët tanë shikojnë produktet, pëlqejnë ato dhe më pas nëse dëshirojnë t’i blejnë ne ju japim një mundësi shtesë për pagesën e tyre e cila është me lekë në dorë. Pra ata paguajnë produktin kur e marrin atë dhe jo ta parapaguajnë që më pas ne ta dërgojmë. Kjo mënyrë del pak nga prizmi i shitjeve online dhe ka risqet e saj, duke patur parasysh që klienti mund të ndërrojë mendje pasi ne e kemi nisur produktin, por ne besojmë tek fjala e shqiptarit dhe parapëlqejmë të rrezikojmë për t’u ofruar këtë shërbim shqiptarëve dhe për ta futur atë në kulturën e tyre.
Çfarë produktesh parapëlqejnë?
Produktet që parapëlqejnë janë ato produkte që i kanë vështirë t’i gjejnë në dyqanet e qytetit të tyre. Ekzistojnë shumë produkte të veçanta në tregun tonë, të cilat i kanë shumë pak dyqane dhe njerëzit e kanë shumë të vështirë ta gjejnë atë ose të gjejnë kohën për të shkuar, kështu kur i gjejnë ato para kompjuterit të tyre dhe brenda 24 orëve do i kenë tek shtëpia e tyre, ata janë më të prirur t’i blejnë. Gjithashtu të parapëlqyera janë produktet që online mund të jenë shumë më lirë se sa në dyqan. Janë disa produkte që dyqanet e pakicës i shesin shumë shtrenjtë si pasojë e mungesës së tregut ose mungesës së konkurrencës, online nuk mund të abuzosh asnjëherë me çmimin sepse klientët janë shumë të ndjeshëm dhe e kanë shumë të thjeshtë të shajnë dhe të ankohen duke e pasur një telefonatë apo një mesazh larg. Duke pasur çmime të tilla të ulëta, klientët priren t’i marin online produktet e njëjta që shiten edhe tek dyqani ngjitur shtëpisë së tyre por me çmim më të lartë.
Çfarë sigurie kanë klientët me blerjet online?
Ekziston edhe risku për klientët kur blejnë në çdo faqe që gjejnë online, Shumë faqe mund të jenë të reja pa eksperiencë dhe kjo eksperiencë reflektohet në humbje të klientit, të tjera mund të kenë menaxhim të keq dhe ndodhin humbje të produktit apo dërgim i një tjetri, të tjera janë faqe pirate të krijuara për pak kohë vetëm me qëllimin e vjedhjes tek klientët. Shumë klientë nuk dinë të ndjekin procedurat e kompensimit pas problemit që ka ndodhur me shitjet online. Ne e kemi zgjidhur duke i ofruar mundësinë klientit ta kontrollojë produktin para se ta marrë dhe gjithashtu kemi krijuar një dyqan fizik që klientët të kenë mundësi të shkojnë vetë aty për të zgjidhur problemin që kanë me produktet.
Sa i përhapur është tregu online në Shqipëri?
Tregu online në Shqipëri është në hapat e tij të parë dhe shumë mbrapa tregut botëror, megjithatë ritmi i përhapjes së tij nuk është siç ka qenë në fillimet e tij në botë, por shumë më i shpejtë. Duke pasur një eksperiencë dhe një histori të gjatë nga faqe shumë të njohura botërore si Amazon dhe Ebay, të cilat kanë dalë në vitin 1995, tregu shqiptar ka premisa të arrijë nivelet ndërkombëtare në shumë pak vite. Kështu edhe në Shqipëri shumë shpejt tregu online do jetë në përqindjet që gjendet në tregjet europiane.
Në Shqipëri numërohen rreth 1.3 milionë përdorues të internetit (sipas statistikave të Internet Ëord Stats), që nënkupton se rreth 43.5% e popullsisë kanë akses në këtë shërbim. Një shifër që në krahasim me vitin 2009 rezulton me 50% rritje. Në rritje është edhe numri i operatorëve që bëjnë tregti elektronike. Statistikisht kjo ende nuk mund të provohet, por deri diku pohohet nga vetë operatorët që janë në treg e që pohojnë se kërkesa për këto lloj shërbimesh është rritur e po kështu edhe oferta.
ok
Po perdorin nga keto,por Kane eek te anesore,demtojne zemren, veshkat, trurin etj
A ka blerë sali berisha, bodja,sherafudini, fahri balliu,aldo bumci,eduard halimi,kaçi, te ky dyqani i seksit?
Prshendetje me jepni nje nr tel qe te komunikojm nr im esht 0683537413
Si muj me mar nr tuja spo di qysh me kontaktu me ju nr jem 049 104710
Produkt?
A ka produkte qe risin madhesin e penisit, sa efekt kane ne erexion pra e ritin madhesin e penisit dhe kohen e erexionit.
Ka produkte te tilla qe perdore lehte dhe ne menyre lokale dhe jo tab ose injeksione.
Sa eshte cmimi i tyre? Faleminderit.
A mund te flasim ne privat ju lutem, ose mundesin e nje nr cel?
Pershendetje po ju le numrine e telit qe’te Me kontaktoni ju lutem 0685660118
Me leni nje numer tel… ju luten
Dhe t’ju telefonoj
Ju lutem me lini nje numer tel…