Një vepër arti, goli që kaloi nga këmbët e… të gjithë ekipit!

DITA Online

 

Goli i 99-të i Messit në Ligën e Kampionëve ishte një vepër e vërtetë arti, në të cilin i gjithë ekipi mori pjesë, përveç portierit Ter Stegen.

Aksion koral, që kulmon me më të mirin në botë, por pa bandën e lojtarëve të jashtëzakonshëm, që e shoqërojnë Messin, do të ishte e pamundur që ai të arrinte kaq shumë gola, sa po shënon.

Shfaqja fillon në minutën e tretë të lojës, në ndeshjen Barcelona-Chelsea, e vlefshme për 1/8 finale të Champions-it, nga këmbët e Sergi Roberto, në krahun e djathtë, në afërsi të vijës anësore, e kombinuar me Dembele dhe ky e kthen topin te Sergi Roberto.

Mesfushori katalanas zgjedh të shikojë prapa dhe të pasojë disa metra pas, te Rakitic. Kroati pa opsionet vertikale dhe e kaloi topin tek Pique, i cili preferon të provojë lojën nga e djathta, duke i dhënë topin Umtitit.

Mbrojtësi gal pason tek Iniesta, i cili e ka marrë veten në kohë për këtë ndeshje të rëndësishme.

“Fuentelabilla” është i lidhur me Alba, që e orienton aksionin për në qendër. Mbrojtja e rëndë e Chelsea e detyron Alba për t’i dhënë topit Busquets, me këtë të fundit që sheh Messin në të djathtë, pranë mesfushës, dhe nuk heziton t’ia japë atij topin, që të argëtohet.

Leo lidhet me Dembele, në të djathtë të sulmit katalanas, pranë vijës anësore.

Francezi ka presionin e Marcos Alonso ndaj pason te Suarez, i cili, shumë i kujdesshëm, ia jep topin Messi dhe ylli argjentinas, më i miri në botë, tejkalon Courtois me një “tunel” (topin mes këmbëve).

Gol i bukur, lojë e bukur dhe një ekip që është i pandalshëm.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *