Më shumë se 2 mijë artistë të mbledhur nga 85 vende të botës kanë realizuar veprën kolektive më të madhe në histori. Vepra e gjatë 1300 metër do të qëndrojë e ekspozuar deri në 31 maj në Milano. Ideja e krijimit të një vepre të tillë ka lindur nga një teknikë që u shfaq për herë të parë në vitin 1925 tek surealistët. Parimi bazë i krijimit ka të bëjë me njohjen e temës së artistit paraardhës dhe realizimin e një tjetër pikture në mënyrë harmonike me të.
Teknika, e cila nga surealistët njihej si Cadavre exquís, është përpunuar në mënyrë dixhitale në bashkëpunim me Adobe. Iniciativa u ka dhënë mundësinë krijuesve nga e gjithë bota të shprehen, duke u bërë pjesë e veprës më të madhe kolektive.











