Një vërejtje për pensionet

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Përshëndetje DITA! Në lajmet e dt.10.03.15. dëgjuam ministrin Veliaj për sukseset e tij për atë që një oficer apo mjek që ka punuar dhe ka derdhur djersë, sot merr pension 34000 lekë. Medet për oficerat dhe mjekët që dolën në pension dje dhe urra për këta të sotmit, ta gëzojnë. Si ka mundësi që kjo diference, dje 24500 dhe sot 34000, të jetë kaq drastike e ndarë si me thikë, në një kohë që kontributet e të dy palëve janë të barabarta dhe shtesa e të dytëve sipas ligjit të ri për kohën e vogël që kanë, nuk është e ndjeshme. A nuk do të ishte më mirë që ligji të bënte edhe një indeksim të këtyre pensioneve. Të mos harrojmë që në kontigjentin e pensionistëve të parë ka nga ato kuadro të cilët kanë shërbyer me sakrifica në zona të thella kur sot këto zona janë krejtësisht të zbuluara nga shumë shërbime. Lum ne që kemi ligjin. Krutani

Share This Article
1 Comment
  • Kjo eshte pak, por komandanti i brigades qe doli ne pension me formulen e llogarise “te djeshme” merr gjysen e pensionit te kapterit magazinier te tij qe doli me vone ne pension. Ose ai qe ndertoi hidroçentrale merr çerekun e pensionit te nje faturisteje te elektrikut qe doli ne pension ne demokraci. Flitet per tavan pensionesh por nuk flitet par nje disheme pensionesh ose asistence. Shkoi “gjakhumbur” djersa e kontibuti i atyre qe prodhonin grurin, qe kjo klase politike apo prinderit e tyre te hanin buke gruri dje, ndersa vete hanin buke misri. shkoi “gjakhumbur” kontributi i atyre qe ndertuan hidroçentrale e qe sot u ndeshkuan te kompesnsojne edhe mbikonsumin e atyre me vila , pishina e kondicionere. Shkoi gjakhumbur sakrifica e atyre qe ndertuan Shqiperine e pas luftes. Veliaj flet per model social. Me ngjan si nje “self” mediatik. Problemi eshte shume me i thelle. Po krijohet nje hendek ne drejtesine sociale dhe dinjitetin njerzor. Eshte nje kategori qe jeton nen nivelin e dinjitetit njerezor. Ndjej dhimbje kur i shkruaj keta rreshta, sepse kurre nuk e kam votuar Berishen, ndaj s’ka pasur per çfare te me zhgenjeje, Zhgenjim kam patur nga e majta. NJe here nga LSI-a qe flirtoi ne dyshekun e Sales dhe me e keqja akoma nga Rilindja me “mesatarizimn social” fiskal e te detyrimeve per çmimet e pagesat. Vetem per detyrymet te varferit u mesatarizuan, ndersa per te drejtat sociale u ndeshkuan. Tashme çdo qepje qe do te behet s’do te jete gje tjeter veçse nje arne ne trupin e varferise. Dhe arnat, dihet, jane imazhi identitar i varferise. Perkaq sherbejne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *