Dhjetë ditë më parë, Sali Berisha, kryeministër i vendit, në kohë rekord, e shpuri në vend, (si rrallë herë në historinë e karrierës së vet politike) një premtim. Ua dha të rinjve gjatë një takimi që pati me ta në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, në kremtimin e asaj që ka caktuar të jetë Dita e Rinisë. “…prej kohësh kam një dëshirë të madhe, që në Facebook të jem një prej miqve tuaj, ndaj dhe zgjodha këtë takim për të ardhur te ju me Facebook-un tim”.Pak më vonë faqja u hap, si “figurë publike”. Një slogan babaxhan dhe gjithë kontaktet e nevojshme, që nga numri i telefonit, email-i, aksesi në ëhatsapp. Dhe informacione të bollshme. Ku lindi doktor Berisha, ku u kualifikua, ku bëri karrierën, çfarë i pëlqen të lexojë, çfarë i pëlqen të dëgjojë, kë ka idhull, cilat shprehje e frymëzojnë, çfarë ka fiksim. Të gjitha këto të përditësuara. Një faqe e hapur, e lirë, për të gjithë.
Dhe ja ku vjen mesazhi i parë: “Sapo iu bashkova Facebook! Duket shumë praktik në IPad. Unë do të dërgoj përditësime dhe fotografi dhe mezi pres që tëbisedoj me ju. Ju lutem ndani këtë faqe me familjen dhe miqtë tuaj. – sb”. I duartrokitur nga mijëra të meziçpritur.
Por ky fillim i mbarë nuk qëlloi të ishte gjysma e punës. Doktori, ose më saktë mëtonjësit e tij (sepse duket qartazi nga gjuha e përdorur që s’është ai vetë që shkruan), nuk e kishin menduar mirë se bashkë me furçat e lëvdatat “ëall”-in virtual e priste edhe…
Nëse provon t’i bësh doktorit një pyetje me spec…
Të pakënaqurit në fakt janë edhe më shumë. Vetëm se për ta vënë re këtë duhet të bësh refreshe të ndjekësh komentet hap pas hapi. Lëvdatat e bekimet mbeten aty. Por, nëse provon t’i bësh doktorit një pyetje me spec, të ngresh një shqetësim, një akuzë, të thuash një të vërtetë që matanë projektohet hidhur, atëherë ja ku ja beh censura. E rreptë, e pamëshirshme, por në të njëjtën kohë e pakujdesshme. Personin kritik e fshijnë, i bëhet block. Kërkohet Juli (pat kërkuar ujë në lagje). Kërkohet Eltona (ankohej se rinia s’ka punë). Kërkohet Elioni. Ky i varfri nuk kishte bërë gjë me të vetën, po ja, i ka dhënë ndonjë ide “mbretit” (s’qe sarkazëm kjo! 4 në pesë komentues simpatizantë e quajnë Saliun mbret të Shqipërisë së madhe)… Ndërsa të nipit, djalit të vajzës, të cilin kryeministri e ka sjellën në një fotografi të bërë rishtaz në mbi supet e të atit, për të treguar se si ishte duke e kaluar fundjavën, simpatizantët i urojnë “të rritet sa më shpejt që Dashtë Zoti, të zërë vendin e gjyshit”.
Vetëm se ideja e djaloshit nuk u prit mira nga llogorja matanë. “….Elion nuk ka mbetur keq, qe t’i japësh mend ti, ajo qe i rëndon atij, është një sasi e larmishme informacioni që ka në tru, që s’ka njësi matëse që e mat, fatmirësisht!!!”. Kjo ishte Mirela Rupa. Kaq e pat, një t’ju kundërvënë kjo dhe Elionit s’i mbeti më as nam e as nishan. Ca më poshtë, Gjelina Gjeka ankohet se i kanë përzënë shoqen e saj të ngushtë, Julissa Isabele Selmanaj, demokrate të flakët, krejt pa të drejtë. Për të mos folur për Goldën, vajzën lozonjare që bëri revolucion për pak minuta. Ajo thjesht shprehu ndjenjat e saj karshi kreut të qeverisë …. O Yll i Galaktikës së Qymshtit? Na ndriçon Universin kur del ti!…. O zot sa e lumtur jam sot! Nuk di me kë ta ndaj lumturinë. Mbreti im me fb. Hapu qiell më merr…. Ti je KMY (Krye Ministri Ynë) më i merituar. Shqiptarët të meritojnë ty. Nuk e di nëse i meriton ti shqiptarët…. Do porositim edhe Madonën të të beje një këngë. Ti vetëm hap gojën. Fjala jote është ligj për ne vdekatarët… Golda vazhdoi derisa sa në njëfarë pike. Liman Martinaj nuk mbajti më dhe ia plasi: të largohet Golda nga FB, se si fort po i ha b…. Për Goldën, kaq e pat! Në këtë pikë administratorët e morën sinjalin qartë. Emrit të vajzës s’i gjendet më as nam as nishan, as koment. Ka lënë pas vetëm rrëmujën që ndezi.
Në një moment kur ushtria e administratorëve u lodh…
E ndërsa provon të ndjekësh rendin e komenteve që bëhen në një prej publikimeve, sakaq në ato të mëparshmet, në vijim të deklaratave plot patos të Berishës apo fotove të shumta që kanë pasuruar faqen e tij, është bërë nami. Nga t’ia mbajnë dhe administratorët e shkretë! Sigurisht, censura është, krasitjet vazhdojnë, po kjo farë “e ligë” të pakënaqurish qenka shumë e shtuar.
Në vetëm një javë, të mbash “pastërti”në odën virtuale të kryeministrit është një mision i pamundur. Edhe më i pamundur mundimi për të ngritur një shqetësim apo për të thënë një të vërtetë që s’i shijon. Nuk do ishte ndonjë risk i madh të vinit bast se Facebook-u i doktorit nuk e ka të gjatë. Sa më shumë shtohen publikimet dhe fotot, aq më shumë shtohen ata që e shajnë. Në këtë pikë, puna titanike e një tufe administratorësh nuk bën dot fajde.
Rastisëm edhe ne në një krisje në kohë. Diku mes orës 4-6 të pasdites së të enjtes. Duhet të ketë qenë koha kur ndërronin turnet, a pale qenë lodhur e trashur. Llogorja e të pakënaqurve shpërtheu. Simpatizantët nuk ia dilnin dot. Lumi i të sharave, fyerjeve, akuzave, mllefeve mori revansh. Administratorët nuk dukeshin gjëkundi. Edhe një orë pasi erdhën e nisën fshirje-block-et kishte ende shumë punë për të bërë. Por ama shesh-beteja duhej pastruar. Madje një sahat e më parë. Shyqyr Zotit, doktori është në Bruksel duke u marrë me ca punë të mëdha e duke kuvenduar me koka shteti e nuk ka pas nge të hapi IPad-in. Po ama kur të vijë, çdo gjë duhet të shkëlqejë…
JAVA

Qe i fshijne mendimet e tyre nga FB…..gjysma e se keqes…..se te fshijne fare edhe nga lista e te gjalleve………duhet shtuar kujdesi se……eshte me rrezik te kundershtosh MBRETIN….a nuk u vrane ata qe kundershtuan Mbretin ZOG?……..apo ENVER…….ky cfar ndryshimi ka…..