Një vëzhgim pas mitingut të Topit në Shkodër

anazapta

Pasditen e së  dielës së  16 tetorit 2011, Topalli do t’i kundërpërgjigjej ashpër me anën e një deklarate për shtyp të  hartuar me ngut dhe botuar fillimisht në  sitin e Kuvendit sulmit të  ish-Presidentit Bamir Topi nga Shkodra i cili i kujtonte gjuhën që fliste. Këtë here ndodhi ndryshe.  Topalli i është përgjigjur Topit shumë  shkurt dhe dukej qarte qe nuk ka dashur te konfliktohej verbalisht sic e ka zakon. Ndërkohë  që  ishte informuar menjëherë  nga adjutantët e saj lokalë për sulmin e ashpër që  ish-Presidenti i kishte bërë  nga kinema “Milenium” pas fikjes së  dritave në  sallën  ku ai po prezantonte  numrin 1 të  listës  për deputet të  FRD-së  në Shkodër, ish-këshilltarin e tij, Fatlum Nurja.  

SAM_0794ok

“Në këtë sallë ndërpriten dritat nga shërbëtorët e asaj që drejton institucionin e përfaqësuar në mënyrën më vulgare të mundshme në  Shqipëri”, tha Topi. Ishte hera e dytë  që  salla e mbushur e kinema “Milenium” të  Shkodrës  kridhej në  errësirë  pë r disa minuta. Heren e dyte ndodhi ndersa mbante fjalimin lideri i FRD-së  Topi.

Pas këtij aktiviteti, Topi së  bashku me Nurjen dhe te tjere qe i shoqëronte do të  përshkonin në  këmbë rrugën pedonale të Shkodrës, nga kryqëzimi kryesor i Piacës,  duke parakaluar godinën e Prefektures dhe të  Këshillit të  Qarkut dhe duke u ndalur për të  darkuar  tek bar-restorant “Oazi” më  pak se 50 m larg  Bashkisë  së  Shkodrës.

Por vetëm 5 minuta me pas, në të njëjtin vend, Kryetarja e Parlamentit  Jozefina Topalli do te vinte (edhe ajo e shoqë ruar)  për  të marrë  pjesë  në  koncertin e orkestrës  frymore  të  Forcave të  Armatosura dhe të  orkestrës  frymore të  Bashkisë  së  Shkodrës me rastin e 100-vjetorit të Këshillit Bashkiak  të  Shkodrës.

Me nje look të  kuruar mirë  si për   stinë  fushate Topalli është  shfaqur shumë  e lumtur dhe e qeshur në  publik. Ajo është ndalur për disa minuta tek  ekspozita me fotot e vjetra  të  Marubit ku punonjësit e bashkisë, në  mungesë  të  punonjësve të  Muzeumit ndiheshin  si  fëmijë  jetimë pë r të  dhënë  shpjegime. Pas koncertit të  2 orkestrave frymore, një mbrë mje e qetë  ka zbritur ngadalë  në  Shkodër.

Gjatë  gjithë  kësaj kohe Topi ka qëndruar në  bar-restoranti ku ishte futur para mberritjes se Topallit. Vetëm pak minuta pas mbarimit të  këtij koncerti, kur edhe eskorta e kryeparlamentares është  larguar së  bashku me drejtuesit vendorë, Topi ka dalë nga bar-restoranti rreth orës 22.00. Pasi është  përshëndetur  me drejtuesit e deges së  FRD-së  në  Shkodër është  nisur në  drejtim të  Tiranës së  bashku me eskortën.

Përse zyra e shtypit e Kuvendit të  Shqipërisë  nuk reagoi rrufeshëm si afro 2 vjet më  parë? Përse Topalli bëri sikur nuk ishte e zemëruar me lajmin që  i sollën nga  kinema “Milenium” për sulmin e fortë  të  Topit ndaj saj por përkundrazi la të kuptohej se nuk ishte aspak e zemëruar?

Tolerancë  e cila lidhet me dobësimin e ndjeshëm të  pozitave në  PD  të  Topallit?  E vetëdijshme se në  parlamentin e ardhshëm, nënkryetarja e Partisë  Demokratike nuk do të  mund të  komandojë  më  me dorë  të  hekurt klanin e saj, tashmë  të  shkërmoqur? Një  sinjal riafrimi me qitje të  largët ndaj ish-homologut të  saj, ose nënkryetarit tjeter te debuar nga PD?

E futur  në  politikën aktive qysh në  vitin 1996, ajo shikon përpara  vitet e ardhshme të  karrierës  së saj nën hyqmin e ndonjë  kryetari  të  ardhur nga radhët e KOP-it. Jozefina Topallit i duhen aleatë.

Asaj dhe grupit te ish-deputetëve të saj  te gjezdisur në  fund të  listave e qe tashmë jane shnderruar ne qytet në  anti-Berishë. Nje aleance e tille Topalli-Topi do të  përbëntë  një  diversion të  fortë  dhe mbase fatal për  vetë  kryeminstrin por më  shumë  për  ravijëzimin e paparashikuar  të  së djathtës  në  Shqipëri pas zgjedhjeve të  23 qershorit. Le t’ia lëmë  4 javëve në  vazhdim…

*Autori jeton ne Shkoder

Share This Article
7 Comments
  • Znj. Topalli duhet te besh kthese 180 grade – mjaft me me kufomat politike duhet te shohesh me larg se gunga e varkarit.

    • Nuk mundet te beje kthese Zhozefina se dosja i rri mbi koke dhe jo vetem kjo por i rri mbi koke dhe dosja e babait te vet, qe per te shpetuar familjen e vet, ka spiunuar vellain e vet xhaxhain e Zhozefines, xhaxha qe Zhozefina mburret sot e kesaj dite se ajo ka qene e persekutuar per shkak te xhxhait qe e tregojne burre me karakter dhe shume te ditur.
      Nje hapje dosjesh, do ta bente Zhozefinen te kthente te gjitha parate qe mori si e persekutuar, por do te ndersente te gjithe ata qe u perndoqen nga spiunimet e kesaj zonje qe eshte turpi i Shkodres.

  • Jozefina, pas zgjedhjeve te 23 Qershorit duhet te merrt me biznes. Natyrisht ajo eshte e specializur per farishte. Por ne politike dhe sidomos gjate kohes se spikeres se parlaleshit, ajo ka fituar specialiteti e perpunimit te…leshit. Ndaj biznesi i saj do te jete biznes leshi pa dallim speciesh, katerkembesha dhe dykembeshash, gjinie (seksi) dhe feje.

  • NUK JA VLEN TE FLAS ME KETE SI NJERES TE MENCUR SHKODRANET ,DO DINE T,I JAPIN PERGJIGJE KESAJ MONSTRE

  • Baxhelle injorante dhe gojeshthurrur e kuvendit eshte si ato te bulevardit.
    Eshte turpi i shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *