Një mesazh tepër i veçantë është përcjellë për të gjithë ata që kalojnë në rrugën me drita të kuqe në Amsterdam, e cila njihet dhe si rruga ku punonjëset e seksit reklamojnë trupin e tyre.
“Gratë dhe fëmijët shqiptarë që trafikohen janë kryesisht viktima të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë, si dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar,” – thuhet në mesazhin e USAID-it, përcjellë nëpërmjet kësaj videoje, që synon të frenojë skllavërimin e njerëzve.
Këtë ftesë ka bërë këtë fundviti, USAID, për të sensibilizuar qytetarët shqiptarë se njerëzit nuk janë për t’u shitur…
