Një vit i mbrapshtë

anazapta

Një vit më parë, Lulzim Bashën e g..dhinë kryetar të Partisë Demokratike. Në harkun e një muaji, që pas humbjes plebishitare të zgjedhjeve parlamentare, nuni i tij dhe vjehrri politik, Berisha, organizoi gjithçka që mundi, thirri në ndihmë të gjitha djallëzitë dhe mostrat e politikës, për të dhëndëruar Lulushi, në një shtëpi që kishte qenë krejt e huaj për të dhe në të cilën, përmes derës politike së Argitës, do të hynte për të bërë skandalin e njohur të Rrugës së Kombit.

Pa asnjë dyshim ky ishte viti më i prapstë i Partisë Demokratike që nga krijimi i saj. Jo se ishte viti i parë pas humbjes, pasi PD-ja, me përjashtim të zgjedhjeve të 22 marsit 1992, i ka humbur të gjitha zgjedhjet dhe ka pusht..etuar ose përmes ndarjes klasike të së majtës, 2005, ose përmes vjedhjes klasike të së djathtës në Shqipëri, 2009.

Ishte vit i prapstë për disa arsye madhore. Kryetari i ri i partisë, ashtu si i kishte ndodhur edhe të vjetrit, kishte “fatin” e njëjtë, që “befasisht”, rivalët e tyre të çasteve të para, Hajdari për Berishën dhe Olldashi për Bashën, të iknin nga jeta, njëri përmes disa aksiomave të njohura dhe tjetri përmes një aksidenti trebickian. Megjithëse u shfaq i përlotur si shefi i tij, Basha nuk arriti të bëjë asgjë më tepër, veçse me “hidhërimin” e paskëtaj, të kërkojë një alibi për gëzimin ose trazimin e tij të ikjes së një rivali. Kishte qenë më i pafat se Berisha, i cili arkivolin e Hajdarit e përdori si një dash për të shembur portën kryeministrore, por i njëjtë si ai, nuk kishte bërë asgjë për të ditur një pjesë të së vërtetës. Një fillesë e tillë, që ishte njëkohësisht edhe përmbytje e një mendimi ndryshe, nuk do të ishte ogur i mirë për shefin e ri, i cili mësoi menjëherë të vërtetën, se nëse do të ecë drejt e pa eksese, duhet të ketë të njëjtën rrugë si i ishte përcaktuar.

Ishte vit i prapstë, pasi edhe një vit më pas, edhe partia e tij edhe ai vetë, në asnjë rast e për asgjë, nuk ka dalë me një ide të vetën, një vizion, një perspektivë, jo thjeshtë për vendin, por edhe për strukturat brenda saj. Idetë “madhore” të tij u përmblodhën në një aleancë kundër drogës, e cila aq sa ishte qesharake, ishte edhe e trishtueshme, kur për më tepër, njëri ndër baronët e marihuanës, shefi i Lazaratit, u përdallua si një luftëtar i shquar kundër drogës. Në të vërtetë, ai ishte fytyra e vërtetë e asaj që ishte krijuar, rikthimi në themel i gjithçkaje që kishte ndodhur dhe kjo ashtu si ishte naive, ishte edhe komike. Ide tjetër, shefi i ri i partisë, as nuk kishte dhe as nuk ka, pa folur këtu për “tramin” e ideve të Shqipërisë në protestë.

Ishte vit i prapstë, pasi asnjëherë, edhe në vitin 1997, kur kuotat e PD-së ishin në honin e tyre, ajo nuk kishte kaq pak mbështetës të hapur. Viti 1997 kishte pasur në vete humnerizimin e partisë, por kishte ruajtur militantët, ose më saktë, mitingashët e saj. Ata, duke pritur me zemër të dridhur se mos socialistët do të nxirrnin jashtë lojës politike Berishën, pasi pritej një vendim për ndalimin me ligj të aktivitetit politik të tij dhe ky do të ishte njëri ndër vendimet më të drejta, u mblodhën rreth tij, edhe pse një pjesë nuk besonin se do të kishe një shans të dytë rikthimi në pushtet. Mitingashët e asaj kohe, ashtu të përhumbur si ishin, përsëri kishin një idhull të tyre dhe për hir të tij rrëmbyen edhe tanket, pushtuan selinë e kryeministrisë, godinën e RTSH, bënë thirrje për përmbysje. Mitingashët e sotëm ende nuk e kanë gjetur idhullin e tyre. Asgjë nuk të frymëzon tek Basha, as qeshja e shtirur, as përmasat e fytyrës që po ndryshojnë, as zëri i fryrë për të qenë kopje e shefit, as çjerrjet e zhurmshme, pas së cilave fshihen disa nga aferat e tij të bujshme. Njeriu që ka mbi kurrizin e tij katër vrasje, megjithatë nuk arriti të japë tek mitingashët modelin e një burri, i cili edhe pse i zgjedhur sipas dëshirës së një tjetri, përsëri do të kishte diçka nga vetja. Në të gjitha rastet që Basha synoi të bëjë diçka demonstrative, ai dështoi si në një spektakël gjigant, të gjitha u kthyen në të kundërtën e asaj që kishte synuar dhe në fund, si duket e kuptoi, ose ia thanë ta kuptonte se kjo nuk ishte rruga e tij, pasi nuk mund të frymëzonte askënd.

Ishte një vit i prapstë, pasi asnjëherë ky vend nuk ka pasur një opozitë të tillë, pa ide, pa nerv, pa vizion, pa busull, e cila, duke mos qenë e aftë të bëjë opozitën, bën zhurmuesin, çjerrësin, gërgasin, budallain dhe shfaqet përmes portretit të një plaku, i cili, në mos ka rrjedhur, është drejt rrjedhjes. Në Kuvend është një opozitë, e cila ka mbi vete gjynahe të shumta, në të cilat aktet e korrupsionit janë më pak të dëmshmet. Basha nuk e ngriti dot këtë opozitë mbi nivelin e detit politik, por e zhyti edhe më tej. Dhe nuk kishte se si ta ngrinte… kur opozitarët në sallë shihnin jashtë sallës një njeri të komanduar, i cili edhe më shumë se sa ata mbante mbi shpinë gjynahe të mëdha.

Ishte vit i prapstë pasi opozita u shfaq në dy tablo, krejt groteske. Pamja e parë ishte ajo e Berishës, i cili e shndërroi parlamentin në një sallë gojështhururish, ku përmes lumit të sharjeve, mund të dëgjoje se si ishte katandisur mendimi i dikurshëm i njerëzve të mençur që morën përsipër të bënin Shqipërinë si gjithë Europa në një gjiriz politik. Ishte pamja e njeriut që i kishte ardhur dita për t’u lidhur dy herë; edhe si njeriu i krimeve, edhe si njeriu i dalë mendsh. Pamja e dytë e këtij viti lulian do të jetë edhe më groteske: Ajo do të shfaqet përmes halabakëve politikë si Ristani, Muli, Strazimiri, të cilit çdo muaj i ha kurrizi dhe harron se ka një fjalë të urtë, “më i keq gërgasi, se sa dorasi”, në Eduard Halimin, merita e vetme e të cilit na doli se paska qenë shok universiteti me Argitën. A mundet një parti të ketë një imazh ndryshe kur ajo përshfaqet përmes Berishës, Ristanit, Mulit, Strazimirit, Halimit, e në të njëjtën kohë heshtin Eduard Selami, doktor Kosova, deputeti Mima, i shumëdituri Visar Zhiti? Kjo ishte risia e asaj që solli Basha në parlament, gjithnjë me idenë se përmes skifterëve, ai mund të bëhet shqiponjë. Mirëpo, çka del nga sorra, mbetet sorrë.

Ky ishte një vit i prapstë për një parti që duhej të ishte ndryshe. Dhe nuk do të mund të jetë ndryshe, përderisa dhëndëron një njeri i cili nuk dihet se nga erdhi, por dihet fare mirë kush e solli dhe për çfarë e solli. E solli bija e kryeministrit dhe e solli të dhëndërojë. Dhe do të vijë një ditë kur vetë ai do të thotë: “Të dhëndëroja edhe një herë, do të dhëndëroja ndryshe.” Por do të jetë e vonshme.

 

 

Share This Article
5 Comments
  • eshte krimi i pashembullte amerikane kunderejte kombite shqiptare qe ka zgjedhure keta pere te bere kete mbrekulli kundrejte shqiperise dhe shqiptarve amerika eshte e pameshirshme dhe shume e sakte ne kete gjetje ku ne vende te kete specialista pere ta bere mbrekulin qe ky populle te jetoj i lumture ka bere me specialistat e tije te kunderten ku ka gjeture me injoramnntet dhe i ka bere bashke ne shkarrimin e kesaj toke dhe ketije populli eshte treguare miliard % e sakte ne poshterimin e demokracise me keta njerez qe shifni ketume vjene keq po shume keq e ardhmja eshte shume e keqe

  • Fshati i internuar edhe në demokraci

    Fatmir Lamaj

    Shtyllasi është një fshat internimi, i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier. Pasi përfundoi kanali, të burgosurit politikë i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë, që nga Veriu deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit. Ato iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor, që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe mbikëqyrja e rreptë nga ana e Sigurimit të Shtetit. Shumë banorë të këtij fshati, me prejardhje nga familjet e internuara, përfunduan në burgje ose në arrati. Në vitin 1991, me ardhjen e demokracisë, banorët u larguan prej fshatit dhe Shtyllasi, dalëngadalë, u kthye për ta në një kujtim të frikshëm i së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq nr. 7501, familjet e tyre, të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si të gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjak, djersë dhe lot. Kështu, ata që mbetën në Shtyllas hapën toka të reja, të mbjella me vreshta dhe ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon edhe “by-pass-i” Levan – Fier. Kuptohet se për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga qeveria.

    Mirëpo ky çmim nuk është i njëjtë për të gjithë. Levani, i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin e tokës 1600 lekë për m2; Shtyllasi e ka 299 lekë për m2 lekë dhe Pojani, 868 lekë për. Përse ky diferencim kaq i madh?! Epo Levani, është i kuadrove të partisë dhe Pojani ka qenë i lidhur ngushtë me Partinë. Ndërsa Shtyllasi, fundja qendër internimi ka qenë. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot, për ta ndrequr këtë “gabim” që qeveria demokratike e PD-së e pati bërë “pa dashje”. Por deri më sot, s’ka asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njëjtin vend, përkundrazi, ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit, sepse është tokë pjellore. Mirëpo, të përndjekurit, me sa duket, duhet të mbetet gjithmonë të përnjekur, ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të tillë. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar ende. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht, mbi kurrizin e të të përndjekurve. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku dy pjesë anësore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar dy parkingje gjigante. Këto vepra mbajnë vulën e Berishës, ndërsa fshatarëve u është thënë të heshtin se kjo punë ka marrë fund. A ka drejtësi në këtë vend? Jo!

  • Sugjerime miqsore per atdhetarin Bedri Islami.

    Ju bashke edhe me stafin e gazetes Dites jeni bere ndoshta gazeta me lexuar dhe me shpresedhenese ne rradhe te pare qe te shikojme ferrin ku jemi futur por duhet te avancojme se si te dilet nga kjo “kohe ne dashurine e koleres” ku po arrijme ne shperfyterim kombetar total

    Keni shkruar shume artikuj per ngjarjet e fundit qe do ngelen postulate si per gazetarine dhe atdhetarine shqiptare

    Edhe ky artikulli i sotem per Lul Bash-shkijen eshte ne nivel maksimal per stilin dhe te vertetat qe thuhen por nuk i bejne pershtypje shqipfoleseve qe jane me shume ne numer se shqiptaret.

    Jam dakort pothuajse me gjithe kete artikull brilant por ju beni nje gabim te pafalshem kur thoni se Berisha paska fituar votimet e 22 marsit 1992 dhe le te spjegoj disi me shkoqur:

    Mostra Salih Berisha nuk i ka fituar asnjehere votimet ne Shqiperi sepse nga 2 prilli 1991 dhe sidomos pas prishjes se qeverise se stabiliitetit ne 4 dhjetor 1991 pa asnje shkak direkt nga ky kryemonster (dhe ato elezbibere qe kishte prapa) e deri tani te ne sundon nje lloj regjimi ambasadorial me ca aromeza demokracie qe vazhdon dhe sot.

    Pikerisht ju po beni gabim sepse qe te sqarohen problemet e kesaj menxyre cerek shekullore dhe te gjendet rruga per daljen prej saj duhet filluar me pyetjen:
    Pse?,Si ?,dhe Kush? e pruri dhe katapultoi Berishen ne 22 mars 1992 ne krye te shqiptareve.

    Paraprakisht nje aksiome qe eshte e lexueshme:
    Berisha erdhi ne pushtet mbi kufomat e 2 prillit 1991 kurse basha pas 20 vjetesh pregatitet per te ardhur ne pushtet nga 21 janari 2011 ku pasi vrau 4 shqiptare u dekorua “yll ne qitje” nga mesanxheri Arvizu dhe para pak ditesh mori nje te puthur “rastesisht” nga nje zyrtare e mesme amerikane.

    Kalojme perseri ne temen e 22 marsit 1992>

    Kam lexuar me kujdes disa intervista “interesante” pas vitit 2005 te ambasdorit te pare gjerman,ambasdorit te pare amerikan dhe te mentorit te keq te Berishes qe dihet se eshte Elez Biberaj dhe kam dale ne kete konkluzion:

    Qe nga ngjarja e ambasdave ne 2 korrik 1990 dhe deri ne “emerinin ” e Sali Serbit dem-monarkun e vendit ne 22 mars 1992 ishte me teper nje invazion dipllomatik dhe sherbimeve inteligjente se sa nje levizje e mirefillte demokratike qe abuzuan shume ne lidhje me pakenqsite ekstreme qe kishte ai popull per sistemin e para 1990.

    Ketu fillon dhe nje fare mallkimi per kombin tone se ne ate kohe admistrata amerikane ishte ne pikun e miqesise (muaji mjalti) me athinen dhe sidomos me beogradin.Pikerisht ne kete kohe eshte “mbareshtruar” Hibridi Berishovic qe vazhdon dhe kesaj dite..

    Kater pika kulmore pas votimeve te 31 marsit 1991 dhe me vone do ngelen te pafaleshme per ato zyrtare europjane dhe amerikane qe u moren me Shqiperine:
    -Puci nderkombetar i 2 prillit 1991
    -Prishja e qeverise stabilitetit 4 dhjetor 1991
    -marrja pjese e Rajersonit ne votimet e 22 marsit
    -mos hapja e dosjeve te sigurimit dhe te agjenturave te huaja.

    Sidoqofte edhe pse kane kryer krime te dokumentuara Berisha dhe Basha ( qe jane vete te ndergjegjshem “nga halli” )prapese prape ato nuk jane fajtore.Faji gjendet ne rradhe te pare te hipokrizia haptas e nderkombetareve,impotenca kronike e PS ,e intelektualeve,shoqerise civile dhe medias.

    Viti me i mbrapshte eshte 2011 dhe me saktesisht 21 janari 2011 qe eshte nje gur kilometrik ne historine e Shqiperise qe nga lloji i menxyres ngjason 4 shkurtin 1944 ku xhaferr deva i vjeter dhe juniori neonazist Lul Basha vrane qytetare te pafajshem tiranas.

    Ai vend do dale nga kolapsi total jo me reformat e Edi Ngjales dhe Ilir Floririt por kur shqiptaret te kuptojne se duhet te cohen per clirimin nga Salizmi dhe Lulizmi qe jane po aq te papranueshem sa fashizmi dhe nazizmi aq me keq kur dhe PS-LSI po dalin si kolaboracjoniste,kuslinge apo me keq akoma po e luajne keq pjesen teatrale qe kane marre ne 1 prill 2013 ne gjirizin e lalzit apo te ambasadave nuk ka rendesi.

    Zoti Bedri shqiptaret nuk kane cfare te humbasin se i kane humbur te gjitha.Por te pakten te mos humbasim te drejten ti themi gjerat troc se pervec frikacake do na quajne dhe budallenj…

  • “ Dear Mr. Peter Sanfey, Regarding the financial investment
    your company is doing for the bypass road segment Fier-Levan in south
    Albania, we, all the residents of the Shtyllas Village (during the
    communists e this was an area for detention camps, where a lot of Albanians
    were interned with the whole family), are complaining and reporting about
    the expropriation value of our estates, which is a ridiculous and very
    miserable price: EUR 2.00 per m², while the expropriation values in the
    nearby areas are higher (in Levan Village EUR 11.50 per m² and in Pojan
    Village EUR 6.50 per m²). This village, Shtyllas, is located between these
    other two villages, so why this big, unfair and corrupt difference? The
    Styllas case is different because it involves a corruptive affair. The deal
    is that an anonymous businessman will get the sideways parts of each
    roadside, on the 15th and on the 18th kilometer. Each of these parts has a
    surface of about 25,000 m². The purpose of this area is the construction of
    two huge car parks. We were informed that the decision for this corruptive
    affair was approved. We were threatened to keep silence and helplessly
    accept this robbery. Please Mr. Sanfey, I and all the other residents are
    asking for your help and attention to review the price of our properties.
    We are being disseized of our estates. We are not refusing to sell the
    estates, we are only asking for a fair and a legal evaluation. In the hope
    for a positive change the below mentioned residents of Shtyllas and me are
    giving you our sincere thanks. 1-Agustin Miraka 26- Hamdi Xherahu 2-Gaspër
    Miraka 27- Xhevair Xherahu 3-Salvador Miraka 28- Ylivi Xherahu 4-Saliko
    Baruti 29- Shkelqim Xherahu 5-Muhamet Baruti 30- Defrim Xherahu 6-Perparim
    Baruti 31- Zini Xherahu 7-Bujar Baruti 32- Avni Bazelli 8-Agim Manafi 33-
    Muhamet Bazelli 9-Asim Manafi 34- Ruzhdi Bazelli 10-Ibrahim Kapa 35- Albert
    Bazelli 11-Kimet Kapa 36- Enver Zenelaku 12- Sali Bazelli 37- Mergim
    Zenalaku 13- Agron Pellumbi 38- Shaban Merolli 14- Gezim Pellumbi 39-
    Ziqeri Merolli 15- Sander Mihali 40- Medi Muçka 16- Jani Mihali 41- Xhevdet
    Birçe 17- Bilbil Driza 42- Feri Miraka 18- Pajtim Driza 43- Zef Miraka 19-
    Ramazan Driza 44- Venetik Methoxha 20- Xhevair Muçka 45- Bujar Methoxha 21-
    Cvejtko Mihali 46- Mineko Methoxha 22- Kristo Nini 47- Sali Memini 23-Thoma
    Nini 48- Spase Mihali 24- Marash Kovaçaj 49- Enver Hasankolli 25- Iliaz
    Xherahu 50- Sali Ndreu 51- Ylli Xherahu 52- Osman Ndreu Regards, Fatmir
    Lamaj foimer political prisoner Cel 0664128750 ”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *