Erion HABILAJ
Po bëhet një vit nga vdekja e Sokol Olldashit. Ishte muaji nëntor i vitit të kaluar. Data 20. Një natë e ftohtë me shi mori me vete jetën e deputetit të opozitës. Kujtojmë se raportimet e para që erdhën nga televizionet informative ishin kontradiktore, si në emra, ashtu edhe me gjendjen e të aksidentuarit.
Megjithatë, në fund u mësua se ish-ministri Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident tragjik, në Qafën e Kërrabës, rrugës duke u kthyer për në Tiranë nga qyteti i Elbasanit.
Aksidenti i tij është i mbushur me mistere, sot e kësaj dite, edhe pse dosja hetimore u mbyll, përsëri kanë mbetur hije dyshimi. Vdekja e Olldashit, për të cilën vazhdojnë e hidhen dyshime, sidomos në rrjetet sociale, ishte goditje e rëndë për bashkëshorten, fëmijët, vëllanë Ardin.
Por kur vjen puna te nëna, përballimi i humbjes bëhet më i vështirë. Miqtë e saj thonë se ajo e ka treguar me 17 vitet e kaluara në internim se është një grua e fortë. U ka bërë ballë shumë vështirësive në jetë, por kjo është më e forta që ka përjetuar ndonjëherë.
Pavarësisht të gjithave, Sokoli nuk është më në familje e në shoqëri. Ndaj, në këtë 1-vjetor të ndarjes së tij nga jeta, nëna e Sokol Olldashit, Kozeta Mamaqi, ka menduar ta kujtojë atë në një formë krejt të veçantë. Sipas informacioneve që “Dita” disponon, ajo do të organizojë një mbrëmje përkujtimore për djalin e saj.
Për të kujtuar në formën dhe mënyrën si asaj ia do zemra. Mësohet se gjithçka do jetë e përgatitur dhe e kuruar mirë. Do të ketë video dhe foto, do të këtë poezi, aq shumë të dashura për të ndjerin. Nuk do të mungojë kitara, e gjithçka, ç’ka ia mbushte jetën Sokolit.
Ceremonia dhe të (pa)ftuarit
“Me Sokolin” është titulluar ceremonia përkujtimore në nder të ish-ministrit të Transporteve.
Ftesa e shpërndarë në pjesën e parë të saj mban firmën e ish-deputetit demokrat, ndërkohë që në anën tjetër është vendosur fotografia e tij me nënshkrimin: “Takohemi të enjten më 20 nëntor 2014, ora 18:00, në sallën ‘Apollonia’ në Hotel Rogner. Miqtë e Sokol Olldashit”.
Deputetët e njohur si miqtë dhe mbështetësit kryesorë të tij, Astrit Patozi, Igli Cara, po ashtu dhe Mesila Doda, kanë konfirmuar se kanë marrë ftesën për të qenë në ceremoninë në nder të njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit. Moderatorja e mbrëmjes do të jetë mikesha dhe ish-kolegia e tij, Majlinda Bregu.
Olldashi ka qenë një njeri me shumë dashamirës, si brenda Partisë dhe jashtë saj. Të gjithë miqtë e tij do të jenë të ftuar në atë buzë-mbrëmje.
Ftesat janë bërë gati dhe janë shpërndarë. “Dita” ka siguruar një kopje të saj (në foto). Listës së gjatë të të ftuarve i mungojnë dy persona jo dosido në PD. Bëhet me dije se nuk ka një ftesë për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Mësohet se Basha dhe Berisha nuk janë të preferuarit e familjes Olldashi. Ata nuk duan që këto dy figura të jenë mes tyre. Sigurisht që dyshimet e pas aksidentit kanë qenë prezente, por ajo që ka shtyrë familjarët drejt këtij vendimi ka qenë qëndrimi i këtyre dy figurave pas vdekjes.
Sipas burimeve të “Dita”-s mësohet se familjarët janë hatërmbetur me faktin që në Këshillin Kombëtar të PD nuk u lejua përmendja e emrit të Olldashit dhe as nderimi për të. Se pse është kaq e prekur nëna e Sokolit, ne kemi ndjekur një komunikim të sajin në Facebook, me miqtë e të afërmit. Nuk ka qenë shumë aktive, por për disa ka gjetur kohën të përgjigjet e t’i falënderojë për mbështetjen.
Komenti i saj i fundit i bërë në datën 1 nëntor, është domethënës dhe flet shumë për këtë situatë. Një mikut të saj, që e ngushëllon duke i shkruar Mamaqit në profilin personal, ajo i shkruan: “Faleminderit. Kush e deshi tim bir, është i dashur për mua. Respekte”.

Pse jo Berisha dhe Basha?
Lista e ftesës është përmbyllur dhe ftesat janë në duart e njerëzve që do të jenë të pranishëm. Mungesa e Berishës, nga miqtë e Olldashit shihet edhe si një tregues i pakënaqësisë që nëna e Sokol Olldashit ka për sjelljen e Bashës dhe Berishës pas vdekjes së ish-deputetit. Nuk përjashtohet që këta dy personazhe të rëndësishëm në PD të nisin interlekutorët e tyre për të bindur familjen Olldashi që të dërgojnë një ftesë për sy e faqe. Por e sigurt është që edhe pse mund të sigurojnë një “pjesëmarrje”, nuk do të marrin dot respektin dhe dëshirën e familjarëve për të qenë të pranishëm.
***
KOMENT
TË PAFTUARIT
Ikja nga kjo botë e Sokol Olldashit, për mënyrën e largimit dhe kohën kur ndodhi aksidenti, ngjalli përveç keqardhjes, edhe një kureshtje e vëmendje të shtuar të publikut. Por në rastin e tij, si në jo shumë raste që kanë pasur të bëjnë me impaktin publik të kësaj kategorie njerëzish, elementi shtesë i mungesës vjen nga ndjesia e mosrealizimit, nga pikëpyetjet se çfarë mund të kishte ndodhur apo si do kishin shkuar gjërat, sikur…
Në rastin Olldashi, ky “sikur” vjen e materializohet me hipotezat se si mund të ishte Partia Demokratike sot, nëse do ishte Olldashi në krye të saj; a do kishin pasur një fat të ndryshëm politik kryetari Basha, apo pensionisti i artë Berisha, kreu faktik i partisë, etj. etj. Tani, një vit më pas, pikëpyetjet e kësaj natyre nuk kanë vlerë. Por ama, të paktën vlen të nxjerrim disa konkluzione pikërisht nga ato që kanë ngjarë ndërkohë. Sokol Olldashi gjatë këtyre 12 muajve mungesë është bërë një kontribut inekzistent në PD. Një figurë emri i të cilit nuk përmendet, një njeri që a thua se nuk ka milituar kurrë në ato radhë. Dhe kaq mjafton për të kuptuar një realitet të vjetër të kupolës blu dhe shefit të saj jetëgjatë. Ashtu siç Berishës i ka dalë nami se “mbron të vetët”, se u gjendet pranë besnikëve që e kanë ndihmuar pa kushte dhe nuk janë ndarë kurrë, që nuk i kanë “ra mohit” edhe kur ky u ka ndenjur larg, ftohtë apo është distancuar për shkak të ca rrethanave; po aq kollaj ai i fshin nga memoria ata që guxuan t’i përzihen në planet dhe projektet që ka gatuar. Dhe dalja “kokëshkretë” e Olldashit në garën për kryetarin e ri të PD-së ishte një gjest i tillë, një lëvizje plangprishëse që shefi i madh nuk mund ta përtypte.
Prandaj dhe familja e të ndjerit, siç mësojmë sot, i përgjigjet çiftit 2B në krye të PD-së me të njëjtën monedhë. Duke ftuar vetëm “ata që vërtet e deshën” Kolin; mjaft me hipokrizira e duarshtrëngime false, me lotë krokodili dhe elozhe të gënjeshtërta. Në një moment kaq njerëzor dhe të brendshëm si njëvjetori i kujtimit të tij, shefat le të vazhdojnë të bëjnë atë që janë mësuar të bëjnë.
Siç kemi thënë pak më lart, ndoshta të paftuarit Berisha-Basha bëjnë të pamundurën për të siguruar një ftesë deri në datën 20. Do ishte një përpjekje e ngjashme me tentativën e Berishës për t’i shkuar në shtëpi familjes së Hekuran Dedës. Por ndoshta ata nuk bëjnë asgjë të kësaj natyre, por mjaftohen me vrojtimin se kush do shkojë në përvjetorin e Sokolit nga PD-ja. Për t’i shpallur edhe ata grup armiqësor…


Sokoli qofte I paharruar e u prefte ne paqe ! Nena e bashkshortja te gjejne force per ta kaluar keta vdekje te papritur te tij! Ju shprehim ngushellimet me te perzemerta!
Gjithashtu jeni treguar edhe burrnesha ,qe nuk kini ftuar ne kete dite perkujtimore dy hajdutet e vrasesit jo vetem te popullit te thjeshte ,por edhe shokeve te tyre.
Ngushellime!
Me 20 Nentor! M.Bregu shpall parti te re (PD Sokol)…,kjo eshte arsyeja qe Berish e Basha nuk jane the ftuar…,ata bene plane , kurse A Kulici (zbatoj) mengon nje kelysh komunist.
amon mo me ket Olldashin. po na e boni hero. zakoni me i keq i shqiptareve, sa je gjall ca ste shajn, sa vdes te ngrejn ne qiell. po ca ishte ky Olldashi pervec se nje kalama me nje histroi te dhimbshme familjare qe e perdori sala sa deshi sic boni me te gjith…Olldashi sa ishte gjall boni politik te pist, lujti shum piset perball kundershtarit te vet, keshtu ishte gatu si njeri po dhe kshu i bonte qefin sales dhe kalamajve te sales. e mani men kur doli ne 21 janar per te na thon se demostrusit i varau Rama! dhe pastaj nuk doli mo te kerkote falje po vazhdonte rrenat. vodhi sa plasi ke kualidimet..miliona euro qe i lute bixhoz. ne fund vdiq me dashnoren ne makin. ky eshte politikani i modh shqiptare. hajt tung se harxhova lapsin kot.
falex perxjetore respekte per per dokolin dhe sherbeje per nje levizje per te nxjere te vertette gjithe ta kujtojme ate me respektennderoj familjen e zotit sokol per nje veprim te drejte le re jete k
E VRAU DHE DO TA QAJE ……………………….
Shikoni me vemendje fotott e mesiperme dhe do te konstatoni me lehtesi urdherdhenesit e urdherzbatuesin e kesaj trgjedie te radhes brenda llojit!
Te gjithe ata qe vret berisha,me von i bene heronj.enveri te pakten sndryshonte mendim,po ky mut s’ka as kaq burreri!!!???
Sokol Olldashin nuk e deshi SALIU as LULUSHI mbasi AI ishte shum i afte dhe Demokrat i vertete, i cili po te ishte gjalle sot PD-ja do te drejtohej nga SOKOLI se te gjithe do te iknin nga keta DY hajvanat qe sot e kane futur PD-ne ne nji qorrsokak nga i cili nuk del ma ,pa e ndryshuar drejtuesin..
LAVDI E NDER PER JETE TE PAVDEKSHMIT SOKOL OLLDASHI! NDERIME DHE NGULLULLIME NENES DHE VELLAIT TE SOKOLIT.
sadiku ke folur shum mire dhe bie shume dakort me ty. I paharuar sokol olldashi.Ishte eshte dhe do jet pergjothmon nje demokrat i vertet dhe nje politikan qe i mungon jetes politike te shqiperise.dhe ketu dua te njoftoj disa persona qe nuk jam perkrahes i pd-se qe te mos ngaterrohen . pershendetje nga mua dhe te keni te gjithe nje fundjave te bukur.
Po Mesila ka bo no nji hartim per fisin Mamaqiu.
Une e di qe Sokol Olldashi ka edhe baba ,biles nje baba qe i eshte perkushtuar Sokolit dhe vellait te tij Ardit ne menyre shembullore e si rralle baballare ne Shqiperi.
Nuk e kuptoj se si munden disa njerez ketu ta perjashtojne te jatin nga ngushellimet.
kaloj nje vite nga vdekja e parakoshme.e te ndjerit sokol olldashi ..i paharruar qofte te rrojne dhe ta kujtojme ..
Nena e Sokolit eshte treguar grua e denje per emrin NENE sepse jane pikerisht ata, te paftuarit qe ne mos e vrane direkt Kolin e zgjuar, e vrane indirekt. Jane ata qe nuk e kaperdine guximin e tij per t’u bere kryetar kunder vullnetit te babait te partise, qe i bene presion Pollos te terhiqej nga kandidatura kunder Berishes, apo iu kundervune Selamit kur guxoi e doli kunder zeusit te partise! Jane pikerishta ata qe e harruan brenda nje muaji njerin nga me aktivet e partise se tyre.
“TE PAFTUARIT NE MALIN E AKULLIT “
“TE PAFTUARIT NE MALIN E AKULLIT ”
BIRBOT MALOKDARE QE TE BEJNE GROPEN DHE PASTAJ VESHIN EDHE GRATE E VETA ME TE ZEZA PER TE VRAMIN E TYRE !
Zoti eshte i madh, cdo gje paguhet,edhe ka nje cmim :ky tha dikur do kisha vra ma shume,pra nuk me dhimbet aspak as ky as kozeta,e cila nuk tha gje kur djali i saj deshti me vra djemte tone
Stop me me nderime per njerezet qe nuk e meritojne:ky e shiti shpirtin e tij per pèse pare tek Berisha,kur u penduar e pesoj!
Po Fatmira Hajdari ka ftese ne kete pervjetor?
777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777777
Olldashin nuk e duroi dot as perendia qe e paketoi per ne ate bote ku e kemi vendin te gjithe. Nuk mund ta qajme tere jeten. Ngushllime te jemes!
2B -t e vrane naten dhe e qane diten ..Shkurt e qarte ….!!
Te pakten familja Olldashi tregon me moral se ajo Hajdari.Hajdaret pranojne qe Saliu ti ” qaje” tek koka e Azemit ,duke e ditur mire kush eshte porositesi,ndersa Olldashet jo, nuk tregohen hipokrit.