Një vit pas ndalimit qeset ndotëse vijojnë të përdoren ende në treg

Leda Hysa

Edhe pse ka kaluar pothuajse 1 vit nga hyrja në fuqi e vendimit që ndalon përdorimin e qeseve plastike, për të parandaluar kështu ndotjen e mjedisit, ato i gjen lehtësisht, siç e shikoni, në tregje apo markete. Duket se kontrollet nuk kanë prekur të gjitha bizneset, pavarësisht se ata rrezikojnë të gjobiten nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.

Nga 1 korriku dyqanet janë të detyruara të përdorin një lloj tjetër qesesh, ku në të shkruhet emri I prodhuesit, data e prodhimit, si dhe përfshihet simboli që tregon kategorinë e qeses, që është e riciklueshme.

Prodhimi dhe tregtimi i qeseve plastike nën 35 mikronë nuk lejohet, megjithatë ky ndryshim ekziston vetëm në letër.

“Po me çfarë t’i marrim ne zarzavatet, kur na i japin ato ne do t’i marrim”. Po e dimë, por çfarë marrim ne? marrim ato që na japin”. Tani nuk e respektojnë të gjithë vendimin, ndaj unë më mirë mbaj trastë se bëj çdo ditë Pazar. Ka dhe standarde të qeseve të riciklueshme dhe jo të riciklueshme, tani tregtia që fillon nga qeveria dhe mbaron te populli kështu e ka, të fusi dhe hilen edhe hajdutin edhe të ndershmin. Qese një përdorimshe apo të riciklueshme? Më mirë letra për mua”, shprehen qytetarët.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • KRIMINELËT dhe KRYEHAJDUTËT e PD dhe LSI , NUK janë ZGJIDHJA !!!!!! Duhet PARTI tjetër e RE !!! says:

    Sepse Ministri i Mjedisit Blendi Klosi èshtè DEMBEL dhe HAJDUT , njesoj si KRYEHAJDUTËT me DAMKË të PD KRRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES !!!!! Ky eshte Ministri me PERFORMANCE më tè KEQE dhe NUK e Kuptoj përse Edvin HAJDUT Rama e mban akoma si Ministèr Mjedisi !!!!! TURP TURP TURP dhe FAQJA e ZEZË !!!!!

  • Ka 30-te vjet kush eshte ne pushtet, ne qeveri, pra ne pozite nga partite PD+LSI+PS çfare kane bere, çfare masash jane marre per grumbullimin e shume artikujve dhe materialeve qe hidhen mbas perdorimit.
    Me bindje te plote asgje, bile jemi kthyer mbrapa sepse prej vitesh jane mbyllur pikat e grumbullimit me lek si ato leter-karton qe funizonin fabrikat e letres, artikujt dhe shishet e qelqit qe furnizonin fabrikat e qelqit dhe tani duhet te kishin hapur edhe grumbullimi i gome-plastikes qe te furnizonin fabrikat e gome-plastikes.
    A e dini ore injorant qe çdo ndertese qe shembet ne GJERMANI materialet e saj nuk hidhen, por grumbullohen, bluhen dhe perdoret pastaj ne forme llaqi per shtrim rrugesh ose ndertim, meqenese ne vetvehte keto kane rere, çimento, hekur, tulla, pra materiale te ndryeshme ndertimi.
    Por qeverive tona te ketyre viteve nuk i intereson sepse kane shkaterruar industrine e lehte dhe te rende. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *