Tamara Ecclestone është një bashkëshorte dhe nënë e re. Vajza e bosit të Formula Uno, Bernie Ecclestone, jeton së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre 5 muajshe në një shtëpi që vlen 70 milionë paund, në një nga rrugët më të shtrenjta të Londrës.
Shtëpia e ndërtuar në fillim të viteve 1900 ka katër kate mbi tokë dhe dy nën tokë. Shtëpia është rikonstruktuar vitin e kaluar nga dizajneri Gavin Brodin, një punë që ia ka dyfishuar asaj vlerën fillestare.
Shtëpia ka gjithsej 57 dhoma, por Tamara thotë se familja e vogël përdor vetëm 3.
“Kuzhina, ku unë përgatis mëngjesin (ky është vakti më i mirë që di të bëj); dhoma e ndenjes, ku çlodhemi dhe shohim televizor dhe dhoma e gjumit, ku edhe Sofia ka këndin e saj”, thotë Tamara.
30-vjeçarja është martuar disa muaj më parë me Jay Rutland. Kohët e fundit, ajo ka lançuar një linjë të produkteve të kujdesit për flokët, që shiten në qendrat tregtare më luksoze në Britani, Nju Jork dhe Dubai. / G.S.






kujt po i hapet barkuz per kete zordulle?
Shkoni ne Gji te Lalzit se ka plot si keto
Ia fusin dhe mermerit te kesaj