Një yll i zakonshëm si Ndriçim Xhepa

anazapta

Nuk besoj që ndonjë vajzë e viteve -80 mos të ketë dëshiruar fshehurazi të paktën një herë Ndriçim Xhepën. Ai ishte tipik mashkulli rebel, ironik, i talentuar dhe me atë vështrimin shpotitës prej syve jeshil. Për të ka legjenda të ndryshme urbane. Por perceptimi i padiskutueshëm është fakti që ai është një aktor i shkëlqyer dhe zor se skena jonë do të njoh të atij kalibri. Takimin me Çim Xhepën e rregullova me mik. Gim Bajko, ishte dorëzani i këtij takimi. Ditën e parë kur e telefonova në një numër celular që dy numra nuk ishin njësoj, mezi u kapëm në telefon sepse unë që mendoja se e kam me -20 mund ta telefonoja, dhe ai nga ana tjetër  nuk pranonte që një e e panjohur t’i vidhte sadopak nga xhentilesa ose krenaria mashkullore ! Më fund u gjetëm duke folur ne celular dhe Çimi nuk ishte i rëndë e mendjemadh siç e prisja.

“Po s’ka problem ,-më tha, mos e mbyll celularin se janë këto kompanitë që kanë paketa falas që mund të flasësh pa ndërprerje deri në vitin 2015. Shiko do të takohemi javës që vjen. Më tha Gimi (Bajko) diçka. Po shiko të lutem, mos më trajto si yllin, perëndi, a ku di unë se ju gazetarët të bëni qesharak me lëvdata. Dëgjova dikë dje që thoshte ka luajtur 300 role. Duhen dy jetë moj  të luash aq role. Nuk dua të përmend emra se çdokush përpiqet për mirë, po këto furçat na kanë ardhur në majë të hundës. Më qafsh, nëse do më bësh edhe ti kështu më mirë jo. Nëse je realiste dhe me këmbë në tokë, do të pranoj.

Ky ishte kushti i Çim Xhepës:- Unë duhet të jem me këmbë në tokë, të mos përdor hiperbolën, dhe në të gjitha rastet të mos humb toruan e të përdor mbiemra, si i paarritshmi, i madhi, i madhërishmi. Biseda me aktorin e preferuar më bëri të mendoj do copë herë. Se mos ndoshta edhe unë jam pak melankolike dhe i pudros me sheqer personazhevet e lunch.  Shkova tek ai nën këtë efekt!

Kur ai u afrua, me një kapele në kokë, një bluzë ngjyrë blu neon. E prita më ftohtë se normalisht. Gjilpëra e asaj telefonate ishte ende një pickim në kujtesën time, e cila po më kthente në një copë dru para atij. Aq sa u trullosa dhe i thashë beftas:-me njihnit?

Oh , po si jo. Unë i ndjek shumë lajmet.

Ah vërtet? E si ju dukem unë? Vazhdova unë në përpjekje për tu dukur sa më normale.

“Ti je mirë, normal. Të paktën nuk ke atë sindromën e disa spikereve që ndërkohë që japin lajmet të lënë të kuptosh:- Shiko mos më shikoni kështu si spikere e thjeshtë. Unë mund të isha dhe Sharon Stonë. Por fati e desh të jem këtu.

Ai ka humor therës, dhe është i dashur e i thjeshtë në minutat e parë të takimit. Kam shumë pyetje për ti bërë, por nuk e di pse e para kishte të bënte më martesën e tij të vonë në moshën 48 vjeçare?

Çfarë ndodhi që vendose aq vonë?

Pse, ishte vonë? Martesa nuk është me orar. Ajo vjen kur ti e dëshiron.

Po mirë ma kujto momentin kur kuptove se ai qe  momenti, ajo,  ishte gruaja e jetës. Cfarë kish ajo më shumë nga femrat e tjera (të shumta) të jetës tënde.

Tani unë nuk i kujtoj të gjitha detajet. Ishim parë shpesh, e njihja prej kohësh. Ajo, vajzë qytetare, e rritur në bllok.

Ah paske patur kompleksin e bllokut?

“-Jo jo aspak. Nuk e thashë me atë kuptim. Me siguri kam qënë edhe unë më i pjekur për të vlerësuar një grua. Unë mund të isha martuar edhe 55 vjeç, edhe 60. Ku kam pyetur unë për rregullat e shoqërisë. Kam ndjekur të miat.

Është e vërtetë, gjithashtu legjenda se Margarita ka ndërhyrë në jetën tëndë vazhdimisht. E kam fjalë tek lidhjet e tua të dashurisë.

Është totalisht e pavërtetë. Kurrë Margarita nuk ka ndërhyrë në jetën time.

Por jeni të lidhur shumë?

Po sigurisht. Si mund të jetë ndryshe një familje.

Si është Margarita tani?

Është mirë. Pati një problem shëndetësor para disa kohësh dhe për ti qëndruar pranë vendosa të refuzoja disa role që mu ofruan. Por tani është shumë mirë. Dua që ajo ti jetoj vitet e pleqërisë pa dhimbje dhe me sa më shumë qetësi.

Jemi ulur në një kafë pranë kinema millenium. Dhe më pëlqen të di se çfarë ndjesie i jep kinemaja këtij burri.

“E para mos prit nga unë, të të them se jam krenar për aq e aq role. Cfarë është kjo fjala krenar, se dëgjoj që e përdorin shpesh. Hiqeni more, se ju prish cilësinë e jetës dhe ju bën të dukeni të pavërtetë. Edhe nëse e kë bërë mirë një punë, edhe sikur të kesh patur suksesin e botës, nuk ke pse të jesh krenar. Fundja punën që të takon ke bërë, asgjë më shumë!.

Qenke shumë racional?

Përpiqem të jem i zakonshëm Mira.

Është çasti i parë kur ai më drejtohet në emër. Teksa flet dhe rrufit makiaton e tij me qumësht të ftohtë, hera-herës gjej atë djalin e ri. Sot është 58 vjeç, vetëm 2 vitë më i vogël nga babai im dhe unë nuk arrij ta shoh si një baba. Më duket e pamundur që ky njeri të bëhet “plak”. Edhe pse vitet ka lënë gjurmët natyrale. Por diçka që nuk ka ndryshuar tek ai është, Vështrimi. Ai mbetet i njëjti dhe i pathyeshëm nga koha që ka ecur me hapa suksesi.

Unë jam e bindur që ju e dini mirë çfarë është shija e të qënit më i kërkuari, më i pëlqyeri. Nuk ka mundësi të thoni që ju jeni i zakonshëm.

Pa dyshim që e di. Unë po të thoja që suksesin, faktin që kam qënë dhe mbetem i kërkuar për filma e jetoj si diçka normale.

Të vjen keq që po plakesh?

Po edhe do plakemi. Më ndodh që kur takoj disa njerëz ata kërkojnë Çimin e filmave. Po vetëm një budalla mbetet i njëjti. Ne të tjerët do bëjmë rrugën tonë.

Cila është jeta jote sot?

Po ja psh, dje shkova dhe hengra drekë me gruan time. Çdo ditë në orën 5 marr Martinin nga shkolla, (i biri 8 vjeçar). Në mëngjes e çon ajo, pasditë e marr unë. Darkave jam me miqtë e mi. Mbrëmë lashë pa shijuar një mbrëmje me ëisky të bukur sepse më ngeci pulti i televizorit tek një film i Denzel Ëashington. E pëlqej shumë atë bojëkafin. Ka një lojë të jashtëzakonshme. Nuk i kisha parë “Dy pistoletet” dhe dje mbeta në shtëpi. Ja kjo është jeta Mira. Prandaj të them unë që është mirë me qënë i zakonshëm, sepse çdo sukses zgjat jo më shumë se 5 minuta, dita është më gjatë sesa suksesi. Jeta më e vështirë!

-Kur keni patur një moment të vështirë ju?

“Para 10 vjetësh, u sëmura rëndë. Dhe aty kuptova se kish njerëz të mirë. Jam dërguar me helicopter urgjent në Itali, falë Kol Nakos i cili lajmëroi Fatos Nanon dhe ky i fundit dha urdhrin të më dërgonin menjëherë. Jam mirënjohës”.

Me Çimin nuk folëm shumë për politikë. Unë nuk e dija që në vitin -96 ai kish qënë deputet në PD. Sot e kësaj ditë tregon se ajo sallë nuk i dha kurrë emocion, respekt apo mallëngjim. Është një nga momentet ndoshta të pasuksesshme për të. I gjetur në vorbullën e rrëmujës së kohës. Tani i pëlqen të flas për Tiranën, e cila është për të shpesh një konglomerat keqkuptimesh. Një nga bezditë janë llaftaria e telave që mbulojnë Tiranën duke dëshmuar kaosin tonë shtetar.

Ka qënë në Moskë para disa ditësh, dhe më tregon me gjeste sesi bari, bulevardi, gjithçka dukej sikur ishte kaluar në një brisk rroje. Ndërsa në qytetin e tij, ka disa streha ku ai futet me miqtë dhe nga mënyra sesi e përshkruan edhe një drekë më prodhime deti, të duket sikur ti që e dëgjon se ke provuar kurrë.

Une dhe ju që e lexuat këtë shkrim e dini shumë mirë që ai nuk është i zakonshëm. Por sa mirë që ka të këtillë në shoqërinë tonë.  Rrofshin të zakonshmit e pakët në qytet!

 

*Rubrika Lunch çdo të shtunë në DITA

mira

 

 

Share This Article
21 Comments
  • Nga ana e Mires, filxhani i kafes dhe ca kafe e derdhur mbi tavoline, lettat e sheqerit te hedhura pa kujdes, tregojne se Mira ka shume tension, adhurim dhe emocion teksa degjon Ndricim Xhepen. Nga ana e tavolines se Cimit, cdo gje rri ne rregull.

  • E paska pas merak kjo Mira……. kush pjerdhte per kete surrat, ne ato vite Tirona ka pas cuna me te bukur dhe me te zgjuar se sa ky hunderi…. Kjo Mira spaska pas shije ne ate kohe….

    • Tirona-Dukesh qi je katnor pri Baldushku. S’ke pikën e respektit për ato që i kanë dhënë diçka me talentin e tyre këtij vendi. Po ti ç’m.. i ke dhënë veç rrugaçërisë tënde. Çimi jo vetëm që ka qenë nga djemtë më të lakmuar të Tiranës për vajzat por është dhe një djal fisnik dhe bujar. Ti futesh në plehrat e këtij vendi.

      • Andromeda, te paska ngel merak…….. Une nuk jom rrugac, por jom nje njeri i respektuar dhe qe kom dhone me shume vendit se sa ky karafili yte, ty mesa duket nuk te pelqen e verteta, sebashku me kete gazetare ,ju lutem te shkoni dhe te intervistoni ish inxhinjerat, ish minatoret, ish klasen puntore, ish kooperativistet, ish mesuesit ish ata te rijne te tjere te bukur dhe te fishem qe kishin talent dhe deshire per tu bo aktore por nuk ju realizuan deshirat sepse ky me imamin apo disa te tjere u bon pengese duke ju vone brylat , e ish te tjere qe me te vertete i kon dhone ketij vendi dhe jo ky i pelqymi yte qe bonte lloqe kavaje gjithe diten duke pi raki……

  • Cfare kuptimi ka fjala lunch ne gjuhen time moj gazetare se ne anglisht e di.brenda mundesive dua ta di ne shqip.me fal per injorancen

  • Respekt per Ndricim Xhepen,aktor i madh njeri i thjeshte dhe mbi te gjitha Tironc jo malok apo ardhacak i ardhur nga shpellat, guvat, zgafellat,gerxheve,maleve.Jo kopil blloku,jo spiun sigurimi,jo mbajtes i shurres se Dulles.Nderime Cim Xhepes.

  • O Neser…………………….Ndricimi nuk o prej tirone or lale,sepse tironcit autoktone dihet se kush kane qene….,gjize,qepe,e na nje gote raki,ene ato poturet e gjera vesh.

    Ndricim xhepa isht prej Lushnje,ka nje damar o NESER prej Tirone.

  • E LEXOVA ME KENAQSI INTERVISTEN TENDE CIMI.TE THEM TE DREJTEN NDJEVA MALL PER VITET E SHKOLLES.TI NUK KE NDRYSHUAR NE KOMUNIKIM , JE AI QE KE QENE DHE STUDENT.GJITHMONE ME HUMOR DHE I KOMUNIKUESHEM.MEGJITHSE SIC E THONI QE JETA PAT I PAK PERIPECI PERSERI JU IA KENI ARRITUR T EREALIZONI ATE ENDERR QE E KISHIT.JU UROJ SHENDET NE RADHE TE PARE DHE SUKSESE TE METEJSHME .ME MALL I SHKROVA KETO FJALI DHE KETE KOMENT TE THJESHTE POR SHUME MALLENGJYES.NGA USA TE PERSHENDES .SUKSESE DHE MAMIT JETE TE GJATE .

  • Cimi duhet ta fitoje vete rrogen si aktore i njohur qe eshte, jo ta mbaje shteti me lek. Luan nje rol ne 3 vjet dhe merr rreth 90.000 leke ne muaj pa vajtur ne teater. Nuk bejne aktoret e njohur keshtu.

  • Aq shume qenka marre me politike,sa askush e mban mend si deputet te pd..E paskan perdorur si fasade.Jane dele qytetaret,qe u be ujk maloku!

  • “Ajo salle nuk me dha kurre emocion,respekt apo mallengjim”,,,,,ky eshte nje pohim qe mund ta bejne vetem talentet, qe kane frymemarrje vetem ne profesionin e tyre.
    Ndricim Xhepa dhe Robert Ndrenika (secili nga nje mandat deputeti ne PD) dukej ashiqare qe nuk i perkonin fare asaj salles se parlamentit te llapaqeneve, kusareve dhe krimineleve.
    Cdo gje qe pohon ne kete interviste eshte me kembe ne toke,cilesi kjo e njerezve qe rrojne me djersen e tyre.Respekt per Ndricim Xhepen.

  • Eshte e vertete se artistet ne skene,per spektatorin japin koncertin e radhes,apo filmin e radhes,apo dramen dhe komedine e radhes,por eshte po kaq e vertete se japin dhe nje pjese te shpirtit te tyre human,! Dhe kete shpirt e dhurojne kudo ne jeten e tyre te perditshme,ne rruge,ne bare-kafe pse jo,edhe keta njerez jane,ne skene po e po,por edhe ne salla mbledhje apo edhe ne ate teatrin e madh,me te madhin qe ne kemi,ne sallen e kuvendit te Shqiperise. Por disa komentuesve ketu ju pelqejne njerzit me kollare,por te ardhur nga stani i dhive apo shpellat e ujqerve,si dhe pelqene ata njerz qe flejne gjthe naten me automatik ne qafe,per tu mbrojtur nga gjynahet dhe poshtersite qe kan bere.! Ndricimi nje artist i madh,nje njeri i mire dhe i kompletuar,i perkushtuar per art dhe emocionet qe ai jep ne skene nuk kan per tu harruar kurre. Respekt per Ndricimin dhe Margariten.! Dhe ju them qe ky vend ka shume insekte qe kerkojne te pickojne e te helmojne mendjen dhe trupin e njerzve te ndershem e te nderuar.!

  • Nuk po humb kohe te lexoj gjera koti,por une si moshatar pak me i madh se gjeniu juaj,po kujtoj thenien Kadri Rroshit drejtuar gjeniut tuaj qe mundohej te hiqej si don zhuan:
    Cfaredo qe te besh ti mor djale,gjynahet e sa eme nuk i lan dot.

  • Jo vetem deshire por edhe lakmi per te imituar kete aktor te suksesshem qe beri emer ne jeten e artit , suksesi i tij i madh ka bere qe ne cdo famije te jet nje mik i paftuar nepermjet roleve aq te spikatur dhe te dashur , Jane te rralle dhe te mos them i vetmi aktor me tradite familjare artin ,qe arriti te individualizohet perkrah aktores se mrekullueshme dhe nenes se tij ,Margarita Xhepa , fama e se ciles nuk influencoj ne formimin e tij si artist tashme te afirmuar .Vertet deshira eshte te degjojme edhe te intervistuar si ish minator apo ish inxhinjere , por gjurmet e roleve te Nricimit kane ngelur ne mendjet tona te cilat here mbas here kemi deshire ti shikojme ,e te clodhemi , Intervista e ploteson ne menyre te thjeshte edhe karakterin i tij , per ate cka i jep Ai shoqerise , sikur te gjithe ter bejme punen ne rolin e suksesit te Cimit , gjthcka do te ishte ne kushte te tjera , i urome gjithmone suksese .

  • Deputet nuk te beri askush me dhune , ndaj duket rreptesisht e pa motivuar kjo mosmirenjohje ndaj PD-se !!! Apo , pasi u bere dhenderr i vonuar e kollovar BLLOKU dhe baxhanak me neoenveristin e vogel e basketbollistin e madh Agim Fagu ( Rexhep Kolli , kriminel emblematik i Sigurimit te Shtetit , anetar i KQ te PPSH , “ Hero i Popullit “ ne krime , nr. 2 i MPB , deshmitar i peshtire ne gjyqin e ish shefit te tij , kriminelit te ekzekutuar nga “Saturni “, K. HAZBIUT , eshte vjehrri i Ndricimit ) Nder aktoret me te mire te brezit te tij , natyrisht nuk ka mbrritur akoma ndricimin qe vezullonin , Prosi , Mima , Luca , Frashëri , Spahivogli , Roshi , Pitarka etj. Pak i shtirur ne interviste ( nuk eshte ne rol besoj ) duhet te jete perhere me kembe ne toke … Sa per orgazmat e Mira Kazhanit dhe fantazite e saj erotiko – konviktoreske prej provincialeje , me duhet te them qe ka raste , kur , edhe i pelqej hartimo – intervistat e saj , ndersa behet e pabesueshme teksa paska pranuar kerkesen e Cimit per te qene me kembe ne toke .. ( me sa duket ceshtje stili !!! )

  • S’na treguat kush pagoi,me siguri fansat nejse,ujin e paskan nda pergjys.sa per cimin aktor mund ti shpetoj ndonje rol pasi i doli tulla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *