Në mes vrullit të shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
Dritë e tij e çan shtrëngatën,
ndrit në shi e në furtunë,
i vetëm lëshon mbi natën,
pakëz dritë e jo më shumë!
Një shok yllit dot s’ja gjetëm,
se dhe yjet bëjnë gjumë,
po dhe një qiri i vetëm,
në të errët ndriçon shumë!
Një i vetëm është më mirë,
se asnjë të ndrijë tokën,
në të thellën errësirë,
njerëzit shpesh e thyejnë kokën!
Gjithnjë pakëz dritë besimi,
greminat i ka ndriçuar,
ndaj i gjithë njerëzimi,
gjer më sot ka mbijetuar!
Dikur Jezu Krishti ishte,
drita mbi këtë humnerë,
Bota Krishtin po mos kishte,
do të ishte një skëterrë!
Ne e njohim atë Burrë,
bir të vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një luftëtar lirie!
Po ka shumë që nuk më bindin,
ndrisin-fiken si kometë,
se të tillë viganë lindin,
një herë në tremijë vjetë!
Një i vetëm mos ndal kurrë,
farë lirie duke mbjellë,
është në mendjen e njeriut,
errësira më e thellë!
Betejat janë madhështore,
po të gjitha do fitohen,
kur gjithë mendjet njerëzore,
nga drita do të ndriçohen!
Po gjithë Bota ku jetojmë,
mund të kthehet në varrezë,
nëse këtu do gëlojnë,
njerëz me mëndje të zezë!
Ecën kurm i njerëzisë,
nga humnera në humnerë,
vetëm dritë e diturisë,
Botën para do ta shpjerë!
Do vijë koha që diamantet,
të ndriçojnë përsëri,
se qorrat dhe injorantët,
sundohen me lehtësi!
Injoranca me gërshërë,
griu fatin e të gjorëve,
gjithnjë punën ja ka bërë,
më të lehtë diktatorëve!
Injoranca ka sunduar,
me errësirën e saj,
sepse mendjen e ndriçuar,
s’e zhyt dot në terr kollaj!
Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!
Koha dhunën s’e përballi,
Bota kurrë s’ka gjetur paqen,
diktaturat janë si djalli,
në forma të ndryshme shfaqen!
Për dy sy që janë qorruar,
kot që shkrep një yll lirie,
dhe për veshët e shurdhuar,
kot e kot kambana bie!
Me bekim të injorancës,
Djalli qafën e ka trashur:
“Njerëz jini vigjilentë,
se unë gjithmonë ju kam dashur!”
Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
A.Duka

Nje yll lirie, sot o Duke po shkruan?
se ke marre vesh qe Xhafken e qeruan?
Stamolli po digjet e ti Duke do te krihesh?
fol or per Fatmirin, pse kerkon te fshihesh?
ti qe per Fat Xhafken ke bere vjersha plot,
pse nuk na ben nje elegji per ate sot?
ti qe dje shkruaje per besim te policia,
pse nuk ke ze kur Xhafka shkoi te shpia?
se mos na thua qe kjo eshte sukses i qeveris?
se do gajasesh gjithe popullin e Shqiperis,
sot Xhafken me ne fund Rama tutje e qeroj,
Duken e plot te tjere na i la me gisht ne goj.
mblidh mendjen Duke, mos u bej lolo qeverie,
se boll qeshin me ty ane e mban Shqiperie,
megjith se nje te mire kjo ikja e Xhafkes e pat,
Agroni me Babalen tani do flasin rehat rehat.
Mos u gezo kot. Nje bie, dhjetera ngrihen. Ndersa ju minjte e Shqupit do te ngelni edhe nja 10 vjet te mira ne opozite. Per kete te jesh i sigurt.
Ju militante mendjedhjere,
nuk o poqet nga trut nje here,
kujtoni se ne Shqiperi ketu
ka vetem militant porsi ju,
shumic e shqiptareve sot,
nuk jane si ju, militant idiot,
kaq gje ju dot nuk kuptoni,
se trurin e keni rras betoni.
Kush rakun kujton se je more ti, qe i jep te drejte vetes ti imponohesh dikujt, se cfare apo per ke te shkruaje ??? Shkruaj,krijo e posto cte duash ne faqen tends, mjaft ngele duke ja ledhatu topet Benit
Nuk eshte nji yll , por plot 28mij yje qe ndricuan kete vend per 50vjet;Por ne vitete “90 pllakosi erresira!Mos duhen Yje te tjere per te ndricuar ket vend?
Eshte nxehur poeti sepse ylli eshte larg por e gjen qetesine tek kandili i rilindjes