Në mes vrullit të shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
Dritë e tij e çan shtrëngatën,
ndrit në shi e në furtunë,
i vetëm lësho mbi natën,
pakëz dritë e jo më shumë!
Një shok yllit dot s’ia gjetëm,
se dhe yjet bëjnë gjumë,
po dhe një qiri i vetëm,
në të errët ndriçon shumë!
Një i vetëm është më mirë,
se asnjë të ndrijë tokën,
në të thellën errësirë,
njerëzit shpesh e thyejnë kokën!
Gjithnjë pakëz dritë besimi,
greminat i ka ndriçuar,
ndaj i gjithë njerëzimi,
gjer më sot ka mbijetuar!
Dikur Jezu Krishti ishte,
drita mbi këtë humnerë,
Bota Krishtin po mos kishte,
do të ishte një skëterrë!
Ne e njohim atë Burrë,
bir të vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një luftëtar lirie!
Po ka shumë që nuk më bindin,
ndrisin-fiken si kometë,
se të tillë viganë lindin,
një herë në tremijë vjetë!
Një i vetëm mos ndal kurrë,
farë lirie duke mbjellë,
është në mendjen e njeriut,
errësira më e thellë!
Betejat janë madhështore,
po të gjitha do fitohen,
kur gjithë mendjet njerëzore,
nga drita do të ndriçohen!
Po gjithë Bota ku jetojmë,
mund të kthehet në varrezë,
nëse këtu do gëlojnë,
njerëz me mëndje të zezë!
Ecën kurm i njerëzisë,
nga humnera në humnerë,
vetëm dritë e diturisë,
Botën para do ta shpjerë!
Do vijë koha që diamantët,
të ndriçojnë përsëri,
se qorrat dhe injorantët,
sundohen me lehtësi!
Injoranca me gërshërë,
griu fatin e të gjorëve,
gjithnjë punën ja ka bërë,
më të lehtë diktatorëve!
Injoranca ka sunduar,
me errësirën e saj,
sepse mendjen e ndriçuar,
s’e zhyt dot në terr kollaj!
Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!
Koha dhunën s’e përballi,
Bota kurrë s’ka gjetur paqen,
diktaturat janë si djalli,
në forma të ndryshme shfaqen!
Për dy sy që janë qorruar,
kot që shkrep një yll lirie,
dhe për veshët e shurdhuar,
kot e kot kambana bie!
Me bekim të injorancës,
Djalli qafën e ka trashur:
“Njerëz jini vigjilentë,
se unë gjithmonë ju kam dashur!”
Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
Arben Duka
Botuar me 20 shkurt 2016

Duam sa me shume nga krijimet
me temat e dites te Benit. Ato te verteta se si keto vite te pseudo demokracise, nuk eshte shtruar nje meter shinë e hekurt, se si askush nuk pjerdh per analfabetizmin, se askush nuk interesohet per strehimin, se si fshataret i lene djerre,l tokat e tyre, per te ikur e vjelur prodhimet greke,
se si ne kohen e xhaxhit kishte nje WC publike ne Tirane dhe tani nuk ka asnje, se si dje ne kohen
e diktarures, depresioni ishte ne nivele më te uleta dhe ne gjoja
demokraci njerezit i japin fund jetes. Ato te verteta, qe ne diktature,
edhe pse ne varferi, nxjitej shtimi i popullsise, njerezve u sigurohej nje vend pune, edhe pse me rroga minimale. Pse sistemi i atehershem sigurohej qe te gjithe te ishin ne marredhenie pune? Qe te ishin re zene me pune dhe mos merreshin me
budallalleqe.
Pse ne gjoja demokraci u shkaterruan kapilaret e shendetit shendetesor dhe shkollat ne zonat e thella. Pse njerezit braktisen qytetet e. vogla,
duke i kthyer ato ne qytete fantazma dhe per te ikur e mbipopulluar pa kriter qytetet e medha. Atehere qytetet e vogla
nuk mbeteshin
pa doktore, se xhaxhi i emeronte dhe transferonte atje, duke bere edhe nje perzierje Veri Jug, Ndersa sot? Edhe kuadrot vendalinj braktisin vendlindjen e tyre per te ikur e u punesuar ne qendrat e medha te banimit.
Germat e Arbenit,te dirigjuara nga shpirti,i tij permbajne nje nderthurje muzikale te lindur,maredhenie melodi-ritem,qe shkojne dhe ndezin cfardo shpirtra te tjere.
U KEPUT NJE KEMBE MALI
BILBILI KENGEN E NDALI
NENO MOJ TU SHUA DJALI
QAJ PER TE MBAJ ZI
ARBEN DUKA SHQIPETARI
KRYELARTI ZEMER ZJARRI
FISNIKU BILBIL GJYZARI
SHKOI PERGJITHNJI
PENE E TIJ PUSHKE E BARROT
KOHE E LIGE SE MPOSHTI DOT
PER TY DREDHI DJERSE E LOT
TRIBUN SI AI
U SHKEPUT NJE METEOR
U ZHURIT E U BE HI
GJIRIN HAPI TRENDAFILI
E KTHEU NE POEZI
Nje dhe vetem Nje ishte Arben Duka.. Atdhetar i atdhetareve,nje jete pasqyruar. I perjetshem kujtimi i Tij pasues -Naimjano-Migjenian..me Agollin kryefjale…
Dhimbia e madhe Popull!
Duam nje bust te Benit diku ne ndonje lulishte. Jo se te tjere nuk e meritojne, por kjo te behet se,kur duam te qajme hallet, e keni parasysh, qe mos dukemi
si debila qe flasin
me vete. Kur te shkojme dhe kuvendojme me bustin ti themi, ja o vlla sa eshte shtrenjtuar jeta dhe une mezi e shtyj me rrogen. Ose, ku i gjejne paret keta te PDs, qe te dyja palet bejne Kuvende kaq te shtrenjta. Ose pse kshu, e pse ashtu…. dhe te quhet kendii ku qajne hallet njerezia..!
Ktheje dhimbjen në forcë o popull! Vetëm kupto një gjë të rëndësishme: Duka ishte militant partie, dhe i shërbeu me propagandë PS e rilindjes deri në ditët e fundit. Nuk gjen poet të tillë të lirë në botë. Vetëm diktaturat mund të kenë poetë të tillë. E të bësh propagandë për rilindjen socialiste të hajdutëve e sharlatanëve që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur e pa shitur, që kanë shpopulluar Shqipërinë, kjo vetëm patriotizëm e atdhetarizëm nuk quhet. Kjo është nëse duam të themi të vërtetën. Nëse duam të gënjejmë e të bëjmë lajka post mortum, (siç e kanë zakon shqiptarët që sa je gjallë ku të bëjnë gropën e kur vdes të qajnë me Oii), atëherë le ta bëjmë Dukën hero dhe faraon të bejteve shqipe. Le ta shpallim hero të luftës kundër Sali kërmës, të vetmen “luftë” që bëri. Por nëse Saliu kthehet prapë në pushtet (larg qoftë), atëherë edhe kjo do ishte një dështim i madh për bejten!
Ktheje dhimbjen në forcë o popull! Vetëm kupto një gjë të rëndësishme: Duka ishte militant partie, dhe i shërbeu me propagandë PS e rilindjes deri në ditët e fundit. Nuk gjen poet të tillë të lirë në botë. Vetëm diktaturat mund të kenë poetë të tillë. E të bësh propagandë për rilindjen socialiste të hajdutëve e sharlatanëve që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur e pa shitur, që kanë shpopulluar Shqipërinë, kjo vetëm patriotizëm e atdhetarizëm nuk quhet. Kjo është nëse duam të themi të vërtetën. Nëse duam të gënjejmë e të bëjmë lajka post mortum, (siç e kanë zakon shqiptarët që sa je gjallë ku të bëjnë gropën e kur vdes të qajnë me Oii), atëherë le ta bëjmë Dukën hero dhe faraon të bejteve shqipe. Le ta shpallim hero të luftës kundër Sali kërmës, të vetmen “luftë” që bëri. Por nëse Saliu kthehet prapë në pushtet (larg qoftë), atëherë edhe kjo do ishte një dështim i madh për bejten!
Ju lutem na publikoni nji poezi te Arben Dukes dedikuar DEMIKRACISE EUROPIANE.
E bukura eshte se Beni ja pallavesh te gjitheve.