Në mes vrullit të shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
Dritë e tij e çan shtrëngatën,
ndrit në shi e në furtunë,
i vetëm lëshon mbi natën,
pakëz dritë e jo më shumë!.
Një shok yllit dot s’ia gjetëm,
se dhe yjet bëjnë gjumë,
po dhe një qiri i vetëm,
në të errët ndriçon shumë!
Një i vetëm është më mirë,
se asnjë të ndrijë tokën,
në të thellën errësirë,
njerëzit shpesh e thyejnë kokën!
Gjithnjë pakëz dritë besimi,
greminat i ka ndriçuar,
ndaj i gjithë njerëzimi,
gjer më sot ka mbijetuar!
Dikur Jezu Krishti ishte,
drita mbi këtë humnerë,
Bota Krishtin po mos kishte,
do të ishte një skëterrë!
Ne e njohim atë Burrë,
bir të vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një luftëtar lirie!
Po ka shumë që nuk më bindin,
ndrisin-fiken si kometë,
se të tillë viganë lindin,
një herë në tremijë vjet!
Një i vetëm mos ndal kurrë,
farë lirie duke mbjellë,
është në mendjen e njeriut,
errësira më e thellë!
Betejat janë madhështore,
po të gjitha do fitohen,
kur gjithë mendjet njerëzore,
nga drita do të ndriçohen!
Po gjithë Bota ku jetojmë,
mund të kthehet në varrezë,
nëse këtu do gëlojnë,
njerëz me mendje të zezë!
Ecën kurm i njerëzisë,
nga humnera në humnerë,
vetëm dritë e diturisë,
Botën para do ta shpjerë!
Do vijë koha që diamantët,
të ndriçojnë përsëri,
se qorrat dhe injorantët,
sundohen me lehtësi!
Injoranca me gërshërë,
griu fatin e të gjorëve,
gjithnjë punën ja ka bërë,
më të lehtë diktatorëve!
Injoranca ka sunduar,
me errësirën e saj,
sepse mendjen e ndriçuar,
s’e zhyt dot në terr kollaj!
Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!
Koha dhunën s’e përballi,
Bota kurrë s’ka gjetur paqen,
diktaturat janë si djalli,
në forma të ndryshme shfaqen!
Për dy sy që janë qorruar,
kot që shkrep një yll lirie,
dhe për veshët e shurdhuar,
kot e kot kambana bie!
Me bekim të injorancës,
Djalli qafën e ka trashur:
“Njerëz jini vigjilentë,
se unë gjithmonë ju kam dashur!..”
Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!
11 Korrik, 2017
Shyqyr mesoi zoti beni llafin e madh ‘diktature’ – i pari llaf sa hap gojen liberali dredharak
Vetem drite e diturise para boten do ta shpjere – po ja zoti ben, a ska arrit majat e diturise njerezimi me teknologjine sot nderkohe qe prek fundin e humnerave me te thella morale?
Ne e njohim atë Burrë,
bir të vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një luftëtar lirie!
Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!
Shënim: Ndjesë pastë Duka por sa ishe gjallë më mburrte mua dhe veprat madhështore të diktaturës time. Me vagjet më sipër e quan popullin injorant dhe thotë që diktatura që s’ka liri sjell tortura që nuk kanë të sosur. Gjithashtu Arbeni thoshte se Krishti ishte luftëtar lirie. Ç’ne? Me kë luftoi ai? Kë çliroi? Ne komunistët çliruam Shqipërinë dhe bëmë shumë vepra të mëdha, zhdukëm analfabetizmin, bëmë elektrifikimin e vendit, hidrocentralet, etj, etj. Ça bëri Krishti? Pse ishte Ylli i lirisë? Ç’bente? Vërdallisej kot e tregonte përralla për parajsën që nuk e shihte njeri? Apo shumëfishonte ushqimin pa punuar fare? Për çfarë na duhet feja? Për të mbajtur urtë të varfërit që mos të ngrihen kundër të pasurve? Plasi pandemia e Covidit. A i ndaloi dot vdekjet Papa me lutjet? Jo. Plasi lufta në Ukrahinë e po vriten të pafajshëm, madje edhe fëmijë. E ndaloi dot Papa apo ata klerikët e Rusisë tragjedinë dhe masakrat e V.Putinit? Jo.
BUKUR i kendo *YLLIT te LIRISE* po ku eshte Ai?! .
Shqiperia kish te YJE;
Me te PARIN ;
Gjergj Kastioti Skenderve;
Te DYTIN ;
Me shoke- Ismaiq Qemali;
Te TRETIN te VERTETIN-
ENVERIN… !
…Te KATERTIN Presim….!
Dhimbie e madhe POPULL!
Yll lirie ishe dhe drite mbete, i nderuar poeti i Kombit, Arben Duka!
Atdhetar zemëzjarrtë, mendjendritur dhe bilbil i gjuhës shqipe…
EDHE KËSHTU EDHE ASHTU- DUKA, POETI QË ADHURONTE DIKTATORËT
Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!
http://www.gazetadita.al/enveri-ne-mes-te-kembeve-kishte-dy-gjyle-celiku/