Një Yll Lirie

redaktor

Arben Duka

 

Në mes vrullit të shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!

Dritë e tij e çan shtrëngatën,
ndrit mbi shi e në furtunë,
i vetëm lëshon mbi natën,
pakëz dritë e jo më shumë!

Një shok yllit dot s’ja gjetëm,
se dhe yjet bëjnë gjumë,
po dhe një qiri i vetëm,
në të errët ndrit më shumë!

Një i vetëm është më mirë,
se asnjë të ndrijë tokën,
në të thellën errësirë,
njerzit shpesh e thyejnë kokën!

Gjithnjë pakëz dritë besimi,
greminat i ka ndriçuar,
ndaj i gjithë njerëzimi,
gjer më sot ka mbijetuar!

Dikur Jezu Krishti ishte,
drita mbi këtë humnerë,
Bota Krishtin po mos kishte,
do të ishte një skëterrë!

Ne e njohim atë Burrë,
Bir të Vetëm Perëndie,
po Ai përmbi të gjitha,
qe një Luftëtar Lirie!

Po ka shumë që nuk më bindin,
ndizen-fiken si kometë,
se të tillë Viganë lindin,
një herë në tremijë vjetë!

Një i vetëm mos ndal kurrë,
farë lirie duke mbjellë,
është në mëndjen e njeriut,
errësira më e thellë!

Betejat janë madhështore,
por të gjitha do fitohen,
kur gjithë mëndjet njerëzore,
nga drita do të ndriÇohen!

Po gjithë Bota ku jetojmë,
mund të kthehet në varrezë,
nëse këtu do gëlojnë,
njerëz me mëndje të zezë!

Ecën kurm’ i njerëzisë,
nga humnera në humnerë,
vetëm dritë e diturisë,
Botën para do ta shpjerë!

Do vijë koha që diamantët,
të ndriçojnë përsëri,
se qorrat dhe injorantët,
sundohen me lehtësi!

Injoranca me gërshërë,
griu fatin e të gjorëve,
gjithnjë punën ua ka bërë,
më të lehtë diktatorëve!

Injoranca ka sunduar,
me errësirën e saj,
sepse mëndjen e ndriçuar,
s’e zhyt dot në terr kollaj!

Kur nuk ke liri garante,
kurrë s’do sosen torturat,
përmbi kombet injorante,
lulëzojnë diktaturat!

Koha dhunën s’e përballi,
Bota kurrë s’ka gjetur paqen,
diktaturat janë si djalli,
në forma të ndryshme shfaqen!

Për dy sy që janë qorruar,
kot që shkrep një Yll Lirie,
dhe për veshët e shurdhuar,
kot e kot kambana bie!

Me bekim të injorancës,
djalli qafën e ka trashur:
“Njerëz jini vigjilentë,
se unë gjithmonë ju kam dashur!”

Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një Yll në mes të natës,
i veçuar nga të tjerët!

Share This Article
15 Comments
  • shkruante japonezi i famshem Haiku
    “Burri me kostum të vjetër
    E pa asnji lek në xhep
    Çka mundet me kenë tjetër
    Në mos Mesues a Poet!”
    😛

  • Ndryshe nga bejtet, kjo eshte poezi, por akom jo ajo e verteta poezi, me te cilen e njohim, e vecojme dhe e vleresojme Arben Duken. Sa me larg bejteve politike pa asnje vlere artistike, sa me larg bejteve per njerzit pa sy dhe injorante qe ndjejne kenaqesi kur te tjeret shahen me fjale vulgare!
    “Per dy sy qe jane qoruar / kot qe shkrep nje yll lirije ”
    Le te shpresojme per nje kthim ne poezine e vertete te Arben Dukes!

  • Tjeter mucobe kesaj radhe ky gazetar-poet!
    Na shfaqet fetar por perseprapi.
    Pse vetem nje yll (profet) ka ne bote?
    Apo duhet te jete vetem ai qe beson ky?
    Po une i shkreti dhe te tjere, qe jemi ateiste, qenkemi ne erresire?
    O DUK, KESAJ HERE POEZIJA JOTE NUK KA DUK!

  • Yjet e lirise jane gjalle
    ne shpirtrat e njerezise
    eshte e vertete nuk bejne flake
    por jane prushi brenda gjise !

    Eshte ky prush qe duket fikur
    qe shume pak ngroh e ndricon
    rrezeja e tij e ligur
    mban gjalle dhe jeten mbron !

    Shoqeria duket prag
    nje honi shume te thelle
    atehere shpirti merr flake
    driten ne bote sjell

    Keshtu leviz njerezia
    qe jeten ka mbajtur gjalle
    jo me Krisht e fantazira
    ku shkoi e u be germadhe

    Se Universi mik
    leviz mbi te verteta
    genjeshtren e ka armik
    e verteta eshte vete jeta !

    Prushi madh qe fle ne gji
    te cdo njeriu vetmitar
    Feniksin do ta zgjoj nje dit
    mbi gjithe Botene fanar !

    Njerezit i takojne Drites
    e vetmja gje qe na tregon
    se gjallimi eshte rrezellites
    dhe erresira nuk jeton

    Se shqiptari eshte bir i Drites
    ka ne shpirt Drite e Dritesi
    kjo ia ka bere jeten cfilitese
    e kane shtyre ne erresire

    Por si pas rrebeshit dielli lind
    dhe pas erresires dita vjen
    dhe ky shpirt do dale ne drite
    ashtu sic vec ai shkelqen !

  • Mos te permendje Krishtin une do e merrja elegji per Xhaxhin, ka bere ca te pabera, por nuk patì bir k… te na katandiste ne shtet pa Atdhe.

    • uuua mo cun i hitlerit
      me bere dhe mua per te qeshur
      neser e keni diten e elegjive ,flamurin ne gjysem shtize ma ulni
      ju beri shtet ,po nga ai shteti i atij jeni si majmune dhe sot .
      mjafton te shohesh te tjeret qe nuk paten 1 si ai .
      megjithate , bota eshte e bukur se jemi ndryshe
      ngushellime per neser ,ne te tilla gezime u degjofshim gjithmone 😛

  • o love,
    ndodh qe pasuria
    te ben pa ndjenja.

    provoje njehere fale nje ore pasurine,
    e pekushtoji poezise
    e pastaj lexoje edhe kete poezi
    skagje se poeti e mesuesit mbeten pa pasuri ,te varfer si thua ti,
    dhe ti prap do ndryshosh se je i pasur,por jo i lumtur
    por shijoje njehere kete lumturi qe e gjen ne kete poezi….
    urime beni…

    • provo dhe ti ,te lexosh perseri ato vargje
      te siguroj qe do e kuptosh qe nuk eshte kritike 🙂
      po pse me keni kaq inat gjanem ?! 😛 😛

  • o love,
    ndodh qe pasuria
    te ben pa ndjenja.

    provoje njehere fale nje ore pasurine,
    e perkushtoju poezise
    e pastaj lexoje edhe kete poezi
    skagje se poeti e mesuesit mbeten pa pasuri ,te varfer si thua ti,
    dhe ti prap do ndryshosh se je i pasur,por jo i lumtur
    por shijoje njehere kete lumturi qe e gjen ne kete poezi….
    urime beni…

  • Love, hahahaaaa, qenka vertet nje date neser…Por Komandanti kishte vetem ditlindje. ..Prandaj i kujtohet vetem ajo. Me duket se paska lozur shah me zbulim Duka…Sa per shtetare ashtu i kishin dhe te tjeret. De Goli ka thene, si mund te komandosh nje komb qe prodhon 200 lloje djathi, me nje fjale 100 mendje, kurse ne bejme 201. Ngushellimet beja familjes, poeti qe po shijon 200 llojet e djathit thosh qe per Xhaxhin kishte vetem lindje….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *