Europa Lindore është një hapësirë e cila ndodhet në fazën e shkëputjes nga tranzicioni 30 vjeçar. Moska ngulmon sot për t’i nënshtruar këto vende duke u vënë fre aspiratave të tyre drejt familjes europiane.
Vendi i parë që ngriti kryet ndaj presioneve të Kremlinit është Ukraina. Era e ndryshimit pro europian filloi për këtë vend para 15 vjetësh me “Revolucionin Portokalli”. Protestat u zhvilluan pas zgjedhjeve të atëhershme presidenciale në klimën e një korrupsioni masiv, frikësim të votuesve dhe falsifikim të votave. Fitues ishte zgjedhur Viktor Janukoviç, kandidati filorus i mbështetur nga Putin.Protestat çuan në rivotim dhe u fituan nga opozita me Jushçenkon president dhe Timoshenkon kryeministre të vendit. Këta personalitete kanë rrezikuar jetët e tyre për idetë që kishin dhe përhapnin.
Jushçenko “ylli” i Revolucionit gjatë një darke me zyrtarë të lartë ukrainas u helmua me dioksinën e rrezikshme TCDD gjë që solli deformim të fytyrës. Presidenca e tij 5 vjeçare karakterizohej nga përpjekje të vazhdueshme për integrimin e vendit por nuk sollën rezultatin që pritej për shkakun se Europa nuk e suportoi sa duhet ecjen e Ukrainës drejt saj dhe nga ana tjetër Jushçenko i bëri “autogolin” vetes duke bashkëpunuar me oligarkët dhe maniatët në afera korruptive dhe duke i tradhëtuar shpresat e ukrainasve.
Shumë politikanë u konsumuan, u arrestuan, disa ndërruan kahe politike për interesa oligarkike dhe personale derisa erdhi konflikti ushtarak për Krimenë. Shpresat për atë popull rifilluan kur u shfaq në skenën politike ylli i ditëve të sotme në mediat ndërkombëtare, presidenti i sapozgjedhur i vendit Volodimir Zelenski, një komedian dhe personazh karizmatik.
E bukura e kësaj historie është se nuk është as i nënës as i babës, as vjen nga oxhaqet e konaqet e Oligarkisë dhe Politikës. Roli i tij më i njohur në filmat që ka luajtur ishte ai i Presidentit të vendit në serialin “Në Shërbim të Popullit” emër të cilin ia ka vënë dhe partisë me të cilën garoi në zgjedhjet presidenciale të para 20 ditëve ku fitoi bindshëm përballë kundërshtarëve të tij.
Rrugëtimi i këtij roli ishte një profesor historie i cili bëri publike një video për korrupsionin dhe pas kësaj fitoi simpatinë në popull dhe u zgjodh president. Fama e Zelenskit me atë rol kapi kulmin dhe u bë i dashur nga populli që shikonte te figura e tij atë që duhet të kishin qeveritarët aktualë. Kur erdhi momenti që “rolin” ta merrte seriozisht duke kandiduar në zgjedhjet e fundit mbështetja ishte masive.
Zelenski gjatë intervistave që ka dhënë nëpër media është shpehur se ka hyrë në politikë për të kthyer besimin e humbur. Platforma e tij nuk është aspak skenar komedie e libër anekdotash, është një program proeuropian.
Unë besoj se Zelenski me karizmën dhe modestinë që e karakterizon do ta fusë Ukrainës në BE. Ai vetë e ka prezantuar si qëllim për ta realizuar brenda vitit 2024. Të hënën Zelenski u betua si president dhe kreu një akt patriotik i cili meriton respekt: Ai shpërndau parlamentin, zgjedhjet e parakohshme do zhvillohen pas 2 muajsh.
Mund të citoj disa rreshta nga fjalimi i tij:
“Merrni një letër, një stilolaps dhe lironi postet tuaja për ata që mendojnë për gjeneratën e ardhshme. Njerëzit do ta vlerësojnë këtë. Prej sot, secili prej nesh është përgjegjës për Ukrainën që do t’u lëmë fëmijëve tanë. Gjatë gjithë jetës sime, u përpoqa të bëja gjithçka në mënyrë që ukrainasit të buzëqeshin.Në pesë vitet e ardhshme do të bëj gjithçka që ukrainasit të mos qajnë”
Jo vetëm në Ukrainë ka nevojë për rotacion të plotë, për politikë dhe frymë të re larg ndikimeve të biznesit, monopolit, oligarkisë dhe oxhaqeve e dinastive politike. Këtu bëhet fjalë më tepër për ne ballkanasit që kemi përjetuar e përjetojmë të njëjtat histori, të njëjtat rrugëtime, kalvare e vuajtje me vende si Ukraina, Moldavia dhe Bjellorusia.
A do shfaqet një Zelenski edhe për të ardhmen tonë? Shpresa vdes e fundit.
Vangjel L. Shumeli
Ti , or mik , bën një analizë të sipërfaqëshme e tendencioze për Ukrainën .
Ti kalon në heshtje Majdanët fashistë në Kiev , me simbolika fashiste , me parrulla fashiste , me portrete të fashistëve , me diskriminim fashist të një pjese të popullsisë deri në mohimin e gjuhës amëtare , në vrasjet barbare dhe në djegien e njerëzve të gjallë , siç ndodhi në Odesë etj etj .
Evropa dhe Amerika e kuptuan më në fund se , për të dobësuar Rusinë , nuk mund të përdoret Ukraina e degraduar .
Vetë zgjedhja e një karagjozi ( shoumen) në krye të vendit , është hakmarrje e popullit ndaj klasës se degjeneruar politike !
prit mor ti se dje filloi zelua!!
akoma nuk ka vënë bithën në kolltuk!!
përse u dashka një zelo a një pelo për të dnryshuar atë që e di gjithkush!duke filluar nga hadutët që kemi në drejtim!!
merre me moral njerzor,moral fetar, si të duash,ka një rregull bazë”mos i bëj tjetrit atë që nuk do të ta bëjnë të tjerët ty”! dhe kështu i kemi të gjitha të zgjidhura!
mos vidh sepse askush nuk ka qef ta vjedhin
mos vrit sepse askush nuk ka qef ta vrasin
mos mashtro sepse askush nuk ka qef ta mashtrojnë
mos gënje sepse askush nuk ka qef ta gënjejnë
respekto sepse askun nuk ka qef të mos e rrespektojnë
e kështu me rradhë!!
na doli një zelo nga tufa dhe o burra dhe për ne një shëmbull!!
mos vallë nuk patëm shëmbull doktorrin??
mos vallë nuk patëm shëmbull dy “studentë” dhe një “fillozof” të rakisë??
mos vallë nuk kemi shëmbullin e “artistit”që nuk mund ti bëjë dëm askujt??
amani mor njerëz,ne duhet të kemi vazhdimsi!!
në fakt kemivazhdimsi,por atë vazhdimsinë e të keqes,e të ndyrës,e vjedhjes,grabitjes,e korrupsionit,mashtrimit,mbajtjes së pushtetit me çdo lloj mjeti dhe jo vazhdimsinë e së mirës,së pastrës,lënjes së pushtetit me nder dhe me qetësi!!
Sa qesharake: shkruajne e flasin ata qe do t’i benin shume mire vetes e te tjereve te degjonin e te kuptonin. Presidenti i Ukraines Volodimir Zelenski eshte nje prurje e re politike, e panjollosur nga kasta e korruptuar qe ne pak muaj ka shkatuar permbysje shekullore vetem duke zbatuar parimin: nuk ka arme me te fuqishme se demaskimi nepermjet Fjales se Lire, qe ai i dha me teper fuqi permes humorit. Por ai nuk eshte vetem ”artist humori”, ne fakt nje mision i cili parapergatiti rolin e gjykatesit te pameshirshem ndaj krimit e korrupsionit. Me nje fjalim brilant ndezi zemrat e popullit, shkarkoi disa nga zyrtaret e korruptuar, kerkoi heqjen e imunitetit parlamentar, hapjen e listave, denimin e grabitesve me pushtet dhe zgjedhje te reja qe me siguri do i fitoje bindshem, sepse ka fituar basimin e popullit. Ne shqiptaret hallexhinj te hapim sy e mendje sepse kemi se cfare te mesojme nga keto ngjarje me ndryshime thelbesore. I uroj popullit te Ukraines me bashkatdhetaret tane atje, sukses e zhvillim.
petro
ke shumë të drejtë,POOOOOr janë vetëm fjalë të momentit!!
unë shpresoj që të vazhdojë dhe më tutje,po për momentin akoma do pritur!!nuk mund ta bëjmë shënjtor tjetrin që javën e parë!!
prit,shiko e vlerso!!rezultatet duken pas një kohe,kohë që duhet për të “shijuar” pushtetin!!
ditët e para bëjnë të gjithë “mrekullira”,më pas fillon problemi!!
ky akoma nuk ka ngrohur karrigen dhe nuk mund të vlersohet me bythë të ftohtë!!
Po të qe në vend të Zelenskit ndonjë lider tjetër i ardhur nga kasta politike nuk do ndërrmerte asnjë masë të tillë për shkak se mbulojnë halet e njëri-tjetrit.Ato pak gjëra që bëri Zelenski me “bythë të ftohta” janë plot para atyre që bënë liderat në një mandat të plot dhe janë nën favorin e tyre jo të popullit
Tjetër një person pa profil politik që e ka sensin e halleve të popullit dhe tjeter kasta politike qe ecin me parimin se “i ngopuri s ka të ngopur”
Respekte
sml
mos vallë nuk ka bërë dhe saliu kur filloi në ’92shin??
mos vallë nuk bëri dhe fatosi në ’97ën??
mos vallë nuk bëri saliu 2 në ’05ën?
mos vallë nuk bëri dhe palloshi i gjatë në ’13??
ti do të thuash çfarë??
nuk të kujtohen??
as mua,por më kujtohen pislëqet që bënë pasi bënë disa “të mira” që u harruan shpejt e shpejt!!
prandaj po të them,je i njëjti person që shkruan me pseudonime të ndryshme,ka kohë për tu vlersuar!nuk matet njeriu me djellin e mëngjezit!!e për zelon është lindje djelli!!perëndimi është ai që zbulon çfar ke lënë pas!!
ti mund të këmbngulësh se zelua është “jezusi” i ri a mesia,unë nuk e pranoj!jo se kam ndonjë gjë kundër tij,jo se nuk dua që të kemi shëmbull të mirë a se një shtet tjetër del nga llumi!unë nuk gënjehem ashtu kollaj,nuk ha çdo gjë që gfluturon dhe e di që jo të gjitha gjërat që shkëlqejnë janë flori!!
dhe floriri vetë duhet provuar për të qënë i sigurtë që është i vërtetë!!e jo më të tjerat!!
shumë herë gjërat janë kallp dhe shiten për flori!