Një zjarr masiv përfshin muzeun shkencor të Parisit

redaktor

Një zjarr masiv ka rënë në muzeun shkencor Cite des Sciences në Paris.

Zjarri i cili ka kërcënuar një zonë të madhe është vënë nën kontroll pas 6 orësh.

Shkaku është ende i paqartë por alarmed e zjarrit ishin fikur për shkak të ndërtimeve.

Dy zjarrfikës kanë mbetur të dëmtuar lehtë. Zyrtarët thanë se rreth 10 mijë metra katrorë në zonën Parc de Villette në Paris janë prekur nga zjarri e tymi.

Një zëdhënës i muzeut tha se katër prej strukturave horizontale të muzeut janë preku nga zjarri i cili më pas ishte përhapur në çati.

Cite des Sciences është një nga muzeumet më të mëdha në Europë dhe vizitohet nga miliona njerëz çdo vit. Ajo përmban ekspozita fëmijësh dhe një teatër. Muzeu shkencor përdoret gjerësisht si një qendër mësimi shkencash për publikun.

_85081433_028622617-2 _85081431_028622614-1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *