Njerëz me pushtet që mbështesin politikat e SHBA-ve në botë janë përgjuar nga NSO

entela

Zyrtarë të lartë në të gjithë botën, përfshirë dhe individë me poste në pozicione delikate për sigurinë kombëtare të vendit të tyre, që kishin një aktivitet “pro-amerikan” janë shenjestruar nga qeveritë të ndryshme që blenë nga software-i kompjuterik NSO që është përdorur nga regjimet autoritare.

Lajmin e konfirmon vetë kreu i aplikacionit më të përdorur për mesazhe elektronike “Whatsapp”, Will Cathcart i cili thotë se ka prova për së paku 1400 përdorues të përgjuar që kanë llogari në këtë aplikacion. Javën e kaluar reportazhi i “The Guardian” në bashkëpunim me 17 organizata të tjera mediatike ka krijuar stuhi ndërkombëtare, teksa ka vërtetuar që të gjithë liderët autoritarë kanë pasur mundësi të blejnë një teknologji të avancuar që i lejon të përgjojnë me mikrofonat e telefonave dhe mesazhet që shkëmbehen në to me mijëra individë, kryesisht gazetarë, politikanë dhe aktivistë.

Një nga përfituesit më të mëdhenj të kësaj teknologjie ka qenë kryeministri hungarez Victor Orban, por edhe lideri i Arabisë Saudite. Ndërkohë, deri tani është vërtetuar se presidenti francez Emmanuel Macron ka qenë një prej të përgjuarve së bashku me dhjetëra gazetarë që punojnë për publikime shumë të rëndësishme dhe merren me informacione delikate çdo ditë.

Kur NSO “pushton” një telefon, çdo informacion i tij edhe ai i fshehur pas aplikacioneve të inkriptuara mund të disponohet nga hakuesi, ndërkohë që edhe mund të përgjohej në çdo moment me mikrofonin e telefonit që në dukje është i fikur.

Zbulimi se njerëz të njohur me profil pro-amerikan mund të kenë rënë pre e përgjimeve, krijon shqetësime në lidhje me informacionet që armiqtë e politikave dhe interave perëndimore mund të kenë për të nënvlerësuar përpjekjet e demokratizimit në shoqëri të mbyllura në botë.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *