Bedri Islami
Në afërsi të Parisit ka jetuar prej shumë vitesh një familje e njohur, saktësisht familja më e njohur për të gjitha strukturat ilegale, e cila në një formë ose në një tjetër ka pritur, mbështetur dhe bashkëpunuar me të gjithë emrat e njohur të lëvizjeve ilegale. Ka patur raste kur në dhomat e pakta të shtëpisë së saj kanë fjetur me ditë më shumë se 20 vetë dhe kjo për të ka qenë e natyrshme. Megjithatë, pritja, dashamirja dhe përcjellja e njerëzve është në traditën e një populli të lashtë, por ajo familje ka bërë edhe më tej se kaq.
Le të themi emrat e tyre, për t’i njohur edhe të tjerët, sepse, sapo mund të kenë lexuar fjalitë e para, gjithkush nga ilegalët e atëhershëm e di se është fjala për bacën Ibush Bytyqi dhe gruan e tij, Sadijen. Këta shin dy njerëz, dhe pas tyre e gjithë një familje, krejtësisht e angazhuar për lirinë e kosovës. Dy njerëz gjithnjë në lëvizje, kudo që bëhej një demonstratë, kudo që nënshkruhej një peticion, kudo që bëheshin organizimet e para, me shtëpinë e hapur, ditën dhe natën, me ndjenjën e detyrës si gjë të shenjtë dhe të çmuar. Gjithsecili që ka qenë tek ata e di përkushtimin e tyre.
Por, unë do të them një rast që ka lidhje me kujdesin për një shok që nuk është më dhe për një emër të jashtëzakonshëm njëkohësisht, Jashar Salihun. Jashari tashmë nuk është më mes nesh. Sa ishte lufta, ai e mposhti sëmundjen e tij, e përballoi atë, arriti të shohë edhe një herë Botushën, vendlindjen e tij të dashur, të shëtisë i lirë në rrugët e Prishtinës dhe tashmë sëmundja fillojë ta mposhtë atë njeri të jashtëzakonshëm. Pas analizave të para në një spital të Zvicrës dhe pas tentimit për t’u operuar aty, çuditërisht nga një mjek sllav, me ndërhyrjen e shokëve në Prishtinë, u bisedua me kryeadministratorin e atëhershëm të Kosovës, zotin Kushner, dhe u dërgua në një nga spitalet e njohura të Parisit. Disa ditë i duhej të qëndronte për të pritur shtrimin në spital, pas analizave të para. Ishte tepër e natyrshëm që do të shkonte në një familje të njohur dhe po ashtu natyrshëm shkoi tek baca Ibush. Sëmundja ishte e rëndë dhe nuk dua të kthehem tek ajo; por gjithçka që ka qenë e mundur të bëhet për Jashën në një shtëpi shqiptare, e kanë bërë ata njerëz të urtë dhe të mirë, baca Ibush dhe Sadija. Ditë dhe netë qëndruan mbi kokën e tij, i kishin lëshuar njërën nga dhomat e pakta të shtëpisë dhe rrinin mbi të, si mbi vëllain e tyre. E kishin më tepër se kaq: kishin bashkëluftuar për shumë vite së bashku për një ditë më të mirë të Kosovës. Kishin duruar shumë gjëra, kishin hequr në jetë, dhe tani nuk bënte kurrësesi të ikte njëri prej shokëve; njëri nga më të mirët. Në njërën nga ditët e sëmundjes së tij ne shkuam së bashku me bacën Rifë (Rifat Jashari) ta shihnim. Ishte disi më mirë. Mendohej se fuqia e shpirtit dhe e fizikut të tij mund të mposhtte sëmundjen. Ashtu me zërin e paktë, disi i lodhur, i thonte bacës Rifë se gjëja që i kishte mbetur në zemër ishte në faktin se nuk arriti të luftonte krah Adem Jasharit. Dy njerëzit e mirë ishin përsëri aty. Jasha na thonte, se ata kishin heshtur, se askush nuk mund të ishte kujdesur ashtu për të. Ndërsa unë e dija se kjo ishte në natyrën e tyre të mirë.
***
Një rast tjetër: Përderisa baca Ibush kishte më se njëzet vite veprimtari politike ilegale, në Londër njihet emri i një vajze të re, e cila nuk kishte qenë as atëherë e as më vonë në lëvizjet ilegale. Motra e saj, Adelina Toplica, ishte nënkryetare e degës së LPK-së në Angli, por ajo nuk e bëri këtë për motrën e saj. Ta tregojmë thjeshtë ngjarjen, anipse disa gjëra është e logjikshme se duhen nënkuptuar. Kjo ka ndodhur ne tetorin e vitit 1998. Pas një bisede telefonike me Xhavit Halitin, ishte e domosdoshme të bëhej një mobilizim i jashtëzakonshëm në Perëndim për të mbështetur një detyrë të Shtabit të Përgjithshëm. Gjithçka duhej bërë brenda një jave. Më shumë se gjithçka kjo lidhej edhe me disa nga veçoritë e punës së saj. Duhej siguruar diçka tepër e vlefshme për të, dhe këtë e morën përsipër në Angli. Nuk ishte armë ose diçka tjetër, por ajo kishte lidhje me fuqizimin e propogandës dhe të krijimit të strukturave mediatike në luftë. Por, ishte vështirë. Duheshin bërë punë të jashtëzakonshme në pak kohë. Pleurat Sejdiu, që atë kohë drejtonte LPK-në Angli dhe përfaqësonte politikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me dhjetëra njerëz rreth tij, bënë atë që ishte e pabesueshme për t’u bërë. Tani gjithçka kishte mbetur për të shkuar drejt vendit të caktuar dhe këtë e mori përsipër një vajzë e re, e imtë, me emrin Alije Toplica, e cila, së bashku me një grup shokësh e shoqesh ishin të organizuar në fondin “Vendlindja thërret”. Nuk ka qenë e lehtë për t’u bërë një gjë e tillë, ishte e mundshme që ajo vajzë e re të kishte pasoja më shumë se sa mund të mendohej, të kalonte përmes njëmijë e një vështirësish dhe të gjitha këto ajo i dinte. Megjithatë, ajo e mori përsipër krejt normalisht dhe e realizoi. Së bashku me Sejdi Gegën, që po e priste në vendin e caktuar, më patën telefonuar. Ndjeva një lehtësim të jashtëzakonshëm; tashti ishte e mundshme që të ndjehej edhe zëri i çlirimtarëve. Një pjesë të madhe të kësaj pune e kishte mbartur një vajzë e zakonshme, e cila ishte kthyer po atë ditë në vendin e saj dhe po atë mbrëmje kishte shkuar në punën e saj të zakonshme, megjithëse kishte patur para vetes një punë të jashtëzakonshme.
Kërkesa e vetme e ambasadorit shqiptar në Londër
Sa herë që kam menduar për njerëzit e mirë të luftës, kam menduar po ashtu edhe për ndihmesën e pabujshme të disa përfaqësuesve të shtetit shqiptar në Perëndim. Nuk e di në se e kanë patur në platformën e ardhur nga Ministria e Punëve të Jashtme, por një pjesë e tyre, sidomos në shtetet perëndimore, kanë patur një afërsi të jashtëzakonshme me strukturat e luftës. Ashtu si ka patur raste, që edhe kur nuk kanë patur lidhje të drejtpërdrejta, me fjalën e tyre, në vendet ku kanë ushtruar aktivitet, kanë bërë gjëra të vlefshme , si për shembull ambasadori i Shqipërisë në Pragë, artisti i popullit, regjisori Piro Milkani.
Por unë desha të sjell vetëm shembullin e një ambasadori, tepër të dhënë, i cili, shpesh herë, ashtu si rastësisht, tejkalonte edhe ndonjë kompetencë të dhënë nga vetë shteti amë.
Desha të tregoj për ambasadorin shqiptar në Londër, zotin Agim Fagu. Mendoj edhe tani, si para shumë viteve, se për strukturat e lidhura me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një fat i bardhë që kanë patur lidhje të drejtpërdrejta dhe mundësinë të bashkëpunojnë me përfaqësues të shtetit shqiptar si Agim Fagu në Londër apo Bashkim Zeneli në Gjermani.
Agim Fagu e shprehte gjithçka haptas kur ishte fjala për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Jo rradhë herë ai “hiqte togën” e ambasadorit , dhe ishte si gjithnjë njeriu i mirë. Kishte lidhje tepër të mira, ndoshta të përditshme me Pleurat SEjdiun, përfaqësuesin politik të UÇK-në në Londër, por edhe drejtues i degës së LPK aty. Pleurati konsultohej shpesh herë me të, dhe jo rradhë fillimi i kontakteve të tij me përfaqësuesit e lartë politikë ,jo vetëm të shtetit ku jetonin, por edhe me të tjerë, ishin pikërisht aty, në selinë e ambasadës shqiptare në Londër. Aty janë bërë edhe disa nga fillimet e takimeve me përfaqësues të mediave të rëndësishme botërore, dhe herë pas here, zoti Agim Fagu i organizonte këto si rastësisht.
Pasi ftonte një përsonalitet të rëndësishëm politik për një bisedë, një ,mbrëmje ose një koktej, ai i propozonte, në se dëshironte, të organizonte një takim edhe me përfaqësues të UÇK-së, pasi edhe ata “kishin ndodhur” diku aty, përsëri rastësisht. Për të gjitha këto ambasada bënte shpenzime të paparashikuara. I pata thënë Pleuratit, që, në se ambasada shqiptare organizon takime të tilla,thjeshtë për punën që bënim atëherë, ai , miqësisht, le të bisedonte me Agimin dhe t’i afronte , qoftë edhe një ndihmë modeste për ambasadën. Pleurati kishte provuar diçka, por kishte marrë një përgjigje jo edhe aq “miqësore”. Zoti Fagu nuk kishte pranuar asgjë, ai kishte gjithnjë shqetësimin si mund të bënte më shumë se aq.
Dhe , kur shkoja në Londër, në takimet me të, ose me bashkatdhetarët, ai ishte gjithnjë i pranishëm, zhvishej nga posti i tij, fliste hapur se duhej ndihmuar lufta, se nuk duhej kursyer asgjë për djemtë e vashat që luftonin. Fliste qartë, ajo ishte bindja e tij dhe si njeri ai nuk kishte përse, mes vllezërve e motrave, të fshihte veten.
Në fundin e nëntorit 1998, kur ishim të ftuar sëbashku me Ramiz Lladrovcin dhe Lulëzim Jasharin, nga bashkësia shqiptare e Londrës për ditën e Flamurit, që ishte njëkohësisht edhe ditëlindja e atit të Lulit, Adem Jasharit, pas aktiviteteve jashtëzakonisht të bukura që u bënë, zoti Fagu na ftoi në shtëpinë e tij. Unë kisha qenë edhe herë të tjera, sepse njiheshim prej vitesh dhe kishim miq të përbashkët. Shtëpia e ambasadorit shqiptar, sidomos dhomat e dy fëmijve të tij, djalë dhe vajzë, të dukeshin si dhomat e Kosovës. Gjithshka aty fliste për ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në mure ishin fotot e shumta të Ademit, Hamzës, bacës Shaban, emblema e UÇK-së, e fondit “Vendlindja thërret”, nga mganetofoni degjoheshin vetëm këngët që sapo kishin dalë për luftën që zhvillohej, në TV kishin inçizimet e reja të TVSH, gjithshka ishte përfshirë aty nga lufta që bëhej në Kosovë. Nga i ati kishin marrë edhe fëmijët, por tashmë, ashtu vrullshëm, si të rinjtë, megjithëse në fillimin e rinisë së parë, ato donin më shumë.
Ramizin dhe Lulëzimin i pritën si vllezërit e tyre, kishin dëshirë të dinimn sa më shumë për Adem Jasharin, Hamzën, për Fehmiun, për fillimet e luftës, pra për gjithshka.
Disa kohë më parë, një bashkëatdhetar i yni, përmes mikut tim Hamit Xhema, kishte dhuruar në fondin “Vendlindja thërret” rreth 100 orë ( nuk e di saktësisht ), të cilat në mesin e tyre kishin emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ishte vendosur që orët të dhuroheshin në takime me përsonalitete të ndryshme, familjeve të dëshmorëve, luftëtarëve. Një orë të tillë i kishim dhuruar sëbashku me bacën Rifat Jashari kryeministrit të atëhershëm të Shqipërisë, Pandeli Majko , ia kisha dhuruar zonjës Bianka Jagger, e dërguara e Departamentit të Shtetit,ish gruaja e këngëtarit të njohur Mikke jager, të cilën e kisha takuar pikërisht në zyrën e Agimit ; një orë të tillë, i dhuruam atë ditë edhe ambasadorit shqiptar Agim Fagu. Ishte e vetmja gjë që ai pranoi, por disa më pas, duke biseduar në telefon me të, ai bëri edhe kerkesën e tij të vetme. Çfarë kishte ndodhur që ky njeri, i cili nuk kishte pranuar askurrë, qoftë edhe për ambasadën që drejtonte, që merrte përsipër edhe shpenzimet e takimeve që organizonte për strukturat e luftës, të bënte një kerkesë. Çfarë kërkonte?
Në familjen Fagu, pasi kishin një orë me emblemën e UÇK-së kishte filluar edhe ” sherri”. Të dy fëmijët, që ishin në një nga shkollat më të njohura të Londrës, kërkonin me çdo kusht të vendosnin në dorë pikërisht këtë orë. Ishte vendosur që një ditë ta mbante njëri dhe ditën tjetër, ta mbante tjetri. Por herë pas here, qoftë djali, qoftë bija e Agim Fagut, kur zgjoheshin më herët, e shkelnin rradhën dhe e merrnin orën me vete.Ishte një sherr thuajse i përditshëm dhe me këtë orë ata mburreshin tek shokët dhe tek shoqet e tyre londinezë. Duhej shprishur ky sherr dhe nuk ishte gjetur rrugë tjetër, veçse të prishte traditën e tij dhe të bënte një kerkesë : ju lutem më duhet edhe një orë tjetër.Jam i gatshëm të bëj pagesën, por sherrin duhet ta shuaj. Ata që i njihnin fëmijët e Agimit e dinin se ky ishte një sherr i vërtetë. Mbaj mend, se kur ishim në një takim me bashkëatdhetarët në Londër, bija e zotit Fagu po rrinte një rradhe pas nesh.Folësi i parë në atë mbrëmje po tregonte gjendjen në Kosovë, por ende nuk e kishte përmenduar UÇK-në. Shkuan disa minuta bisedë dhe më në fund ai tha se njerëzit po bashkohen rreth UÇK-së. Bija e zotit Fagu tha lehtësisht , por me zë të lartë, ” Po thuaje të shkretën se këtë presim”. Pra nuk ishte pozë, nuk ishte dëshirë rinore për të patur diçka të veçantë, ishte shumë më tepër se kaq, ishte edhe përkushtimi i gjyshit të tyre Besim Fagu, edhe i atit të tyre Agim Fagu, por edhe nënës së tyre.
Ky ishte i vetmi rast që një ambasador, i cili nuk përtonte të bënte gjithshka për luftën, kërkoi diçka. Në fund të fundit edhe kerkesa e tij kishte lidhje me luftën.

Jetoni me te kaluaren! Ky eshte shqiptari qe tregon me se miri pse Shqiperia dhe shqiptaret jane ne kete gjendje! I terheq e kaluara me shume se e ardhmja!
Pa te shkuaren e vertete ne sherbim te kombit shqiptar,kurre nuk ka te ardhme!
Te shkuaren nuk e duan vetem ata,qe i kane ngjyer duart me gjak shqiptari dhe kane bashkepunuar me pushtuesit!
Ballisto-zogistet e Shqiperise dhe ata qe u rreshtuan ne divizionin nazist “Scanderbeg”,ne Kosove si dhe spiunet e djeshem e te sotem te ish UDB-se,nuk i lidh asgje jo vetem me Luften Antifashiste Nacional Clirimtare apo me luften per clirimin e Kosoves nga pushtuesit serb!
Z
” I terheq e kaluara me shume se e ardhmja!”
të kaluarën e zbukuron si të duash,e bën aq të bukur sa ska ku të vejë!!
të sotmen??
nuk mundesh e sheh ashtu si është,nuk të lë kush të zbukurosh!!
të ardhmen!?
nuk kemi takat,mënd ta shikojmë!!andikapat mendorë!!
Inderuari z (shpresoj jo Zekthi që tërbon kafshët me pickimet, më lejo të shtoj diçka esenciale: TË KISHIM SHUMË MË SHUMË ATDHETARË DHE VEPRIMTARË
SI BEDRI ISLAMI SHQIPËRIJA DO TË KISHTE TJETËR PAMJE. DINJITOZE.
Unë shkrimet e tija, i lexoj me shumë vëmëndje; sidomos ato për LUFTËN HEROIKE të Kosovës.
RRESPEKTE për të!
Tre probleme themelore te Diualektikes. E Kaluera e tashmeja dhe e ardhmja.!
Pa ju referuar te shkures nuk percakton dote te tashme. Po ashtu pa nje bazamente te se tashmes nuk arrin te gjejsh rrugen per ne te ardhmen.!
Keshtu qe e kaluera ka rendesin e saje. Po aqe me teper qe kjo e kaluar eshte shume e hidhur.!
Ato popuj qe e harrojne ,nuk e respektojne dhe mesojne te kaluaren shpesh manipulohen dhe e humbin lirine ne paqe.
Pa te shkuaren e vertete ne sherbim te kombit shqiptar,kurre nuk ka te ardhme!
Te shkuaren nuk e duan vetem ata,qe i kane ngjyer duart me gjak shqiptari dhe kane bashkepunuar me pushtuesit!
Ballisto-zogistet e Shqiperise dhe ata qe u rreshtuan ne divizionin nazist “Scanderbeg”,ne Kosove si dhe spiunet e djeshem e te sotem te ish UDB-se,nuk i lidh asgje jo vetem me Luften Antifashiste Nacional Clirimtare apo me luften per clirimin e Kosoves nga pushtuesit serb!
Shkruaj nje liber, shoku im i feminise e rinise, Bedri.
Botoje e shperndaje kryesisht ne Kosove.
I dashur mik i fëminisë dhe i rinisë!
Për luftën në Kosovë kam shkuar dhe janë botuar këto libra:
1. E fshehta e hapur e Kosovës ( UÇK)
2.Shansi i fundit
3.Enigma e një vrasje të trefishtë – vrasja e Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejneullahut
4. Përjetësia e dyfishtë – Fehmi dhe Xheva Lladrovci
5. I vërteti – Ali AHMETI
6. Lëvizja – lindja e përgjakur
në proçes përpunimi
1. Adem Jashari – nga legjenda tek e vërteta
2. Ushtria Çlirimtare e Kosovës
3. Të fshehtat e padhëna të Rambujesë
Mik i dashur i fëmijërisë dhe i rinisë.
Për luftën në Kosovë kam botuar këto libra
1. E fshehta e hapur e Kosovës ( UÇK)
2. Shansi i fundit
3. Enigma e një vrasje të trefishtë
4. Përjetësia e dyfishtë
5. I vërteti
6. Lëvizja – lindje e përgjakur
Në proçes ripunimi
1. Adem Jashari 0 nga legjenda tek e vërteta
2. Historia e UÇK-së
3. Të fshetat e Rambujesë – titull provizor
Ja pra ky ishte Belul Gjeraqina- tha Bedriu
Gramafonet kane perfunduar ne muze,Bedriiiii
Koha ka evoluar.
Mos u lodh kot me botime ore shoku Bedri.
Ne Kosove nuk te beson askush, as ty as shoket tuaj te idealit “komandantet legjendare te UCKse”. Ishit ju dhe ata qe ti i arganizove fare e djallit qe degdisen Kosoven ne kete gjendje. Me nje dallim te vogel; ata”komandantet dhe gjeneralet e UCKse ” u bene multi milionera ti nese eshte per te besuar mbete me k…..ne dore.
Për sojin dhe sojsuzin si ti as që lodhet ndokush e hiq ma pak Bedriu se ju e doni krejt mufte dikush tjetër të sakrifikohet të vritet e të pritet kurse ju ti vjedhëni suksesin meritën dhe ti shiteni popullit se ju jeni të dijshëm të ndershëm të zotët ju dezertorët kurse ata të flijimeve duhet të mbetën nëpër shtëpi ose të rikthehen në azyle kësi spekulantësh jeni dhe mu nga këta dhe pengesat nga këta,Kosove ecën me vështirësi
Vatra,te lutem,me bej nje nder:
Rrjeshtoi nje here mendimet ne nje leter,pastaj postoi,perndryshe na ve ne te tjereve ne siklet.
Na duhet ta deshifrojme nje here.
PS. Faleminderit per mirekuptimin
Z.Bedri
Ke shkruar mjaft, por rendesi ka qe ti lexojne brezat qe vijne.
Kosovaret u priten ne kohen e luftes nga familjet shqiptare.
Ato familje ( i takojme ne plazh), kane shume respekt e komunikim me familjet strehuese.
Por politika e sotme kosovare, qe pergjithesisht vjen edhe nga lufta, nuk e permendin asnjehere kete mikpritje vellazerore.
E shikojne Shqiperine, sipas karrikeve te partive ne pushtet.
Bedri, nuk kishe nevoje me me rreshtu librat e tua, sepse te njoh mire qe ne rinine e hershme, dhe sidomos ne shkrimet prej vitesh , tek DITA.
Shkruan bukur, sepse ke mbaruar me baza Fakultetin Filologjik ne vitin 1970.
Respekte