Një grua, e cila mendonte se ishte shtatzënë me binjakë, është tronditur kur mjekët i bënë të ditur se barku i saj i madh në të vërtetë ishte një simptomë e ardhur nga sëmundja e tumorit miomë në qafë të mitrës.
Masa beninje e Marilyn Felipe-s është shpërndarë në mitër dhe ka shkaktuar fryrje të vazhdueshme prej 7 vitesh.
Gruaja shpesh herë ndalohet në rrugë nga njerëz të cilët nuk e dinë gjendjen e saj dhe e urojnë për shtatzëninë.
39-vjeçarja është shprehur rreth këtyre situatave deri diku të çuditshme se do të donte vërtetë të ishte shtatzënë e të bënte festë.
“Por e vërteta është se jam në këtë gjendje prej shumë kohësh”, ka thënë ajo nga shtëpia e saj në Maguindano të Filipines.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “Mirror”, Marilyn nuk ka mundur t’i nënshtrohet një operacioni, për shkak të kostos së lartë.
Mjekët i thanë në vitin 2011 se operacioni mund t’i shkojë rreth 1500 paund dhe me rrogën e saj modeste, gruaja nuk mund ta përballojë një tarifë të tillë.
Tashmë ajo ka lënë edhe punën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe nuk i ka ngelur asgjë tjetër veçse të shpresojë në një mrekulli që do t’i shpëtonte jetën.

s.a/dita

Kapitalizmusi kerkon para.Monizmi diktatur tregon humanizem te pashoqe.
Kapitalizmi e len te ngordhin jo te vdesin.Ndersa Monizmi diktatur i afron edhe shpirtin per ta kthye ne jete pa asnji shperblim.
Te na falni.Po cfare mutin doni qe nuk jeni objektiv dhe haheni kunder njeritjetrit pa patur asgja ne dore.Shenim:
Me njeritjetrin e kam fjalen per pisllekun e te djathteve albanez me qender ne SHQUP.Qe i kundervihen te majtes te Shqiperise majtiste qe ne origjine.