Njerëzit janë alienë? Shkencëtarët: Jeta në tokë ka ardhur nga planetë të tjerë

Ornela

Jeta në Tokë mund të ketë ardhur nga një planet triliona milje larg, sugjerojnë shkencëtarët, që do të thotë se ne mund të jemi alienë.

“Blloqet ndërtuese” kimike të ADN-së sonë janë zbuluar për herë të parë në asteroidët që goditën planetin tonë miliarda vjet më parë.

Kjo do të thotë se fara e jetës sonë mund të jetë mbjellë këtu nga dikush tjetër në univers.

Mostrat nga tre meteoritë të pasur me karbon, të quajtur Murchison, Murray dhe Tagish Lake, u analizuan duke përdorur teknikat më të mira.

Profesor Yasuhiro Oba, i Universitetit Hokkaido, Japoni, tha: Ne gjetëm një gamë të larmishme materialesh organike, duke përfshirë nukleobazat (blloqet tona themelore të ndërtimit të jetës.)

“Ne besojmë se fluksi i këtyre substancave organike luajti një rol të rëndësishëm në evolucionin e jetës në Tokë. Ky është një zbulim shumë emocionues që zgjeron të kuptuarit tonë se si filloi jeta”, shtoi ai.

Dy lloje të blloqeve kimike të ndërtimit, ose nukleobazave, nevojiten për të formuar ADN-në dhe ARN-në – bazën e jetës në Tokë, shkruan The Sun.

Këto quhen pirimidina dhe purina.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ç’është kjo këmbëngulje absurde për ta kërkuar medoemos prejardhjen e jetës nga jashtë Tokës sonë?! Po pse, mos vallë vetëm jashtë Tokës kanë ekzistuar kushtet për të lindur ato “blloqet a ADN-së”. Ato mund të krijohen kudo ku ekzistojnë elemetet përbërës dhe kushtet për bashkëveprimin e tyre. “Ne jemi alienë” kjo thuhet sikur të qe burim krenarie, tamam kompleks psikologjik inferiiriteti.

    • Jo, nuk behet fjale per ndjenje inferioriteti dhe as per ndjenje “krenarie”…

      Shkrimi i mesiperm eshte si nje lloj lajmi…, por nuk arrin te shtjelloje gjithçka ne detajet…, sepse ne te kunderten per te shpjeguar se qenia njerezore eshte “aliene” ne rruzullin Toke e aliene ne menyren sesi eshte “evoluar” ketu.., per kete shtjellim do te duheshin me qindra e qindra faqe…

      Tekstet antike si Bibla, Mitologjia Pellazgjike (e konsideruar Greke.), vete Kurani indirekt ose drejtpersedrejti na deshmojne se qenie pothuaj te ngjashem me njeriun por ne te njejten kohe edhe te ndryshem me te, e krijuan njeriun e me pas i mesuna dijet baze shkencore.., dhe me pas keto qenie te “çuditshme” u largua prej rruzullit Toke ne menyre te pashpjegueshme duke na lene ne meshiren e “Fatit” tone…,, por keto qenie nuk u larguan “plotesisht”..,, sepse na monitotojne e kontrollojne permes fenomenit UFO (keto UFO s’jane gje tjeter veçse Droner..) dh permes dergimit te te “Shenjteve” çdo nje Mije vjet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *