Njerëzit lindin vetëm me dy frika, të tjerat mësohen

Leda Hysa

Ne lindim vetëm me dy frika. Frika e të rënit nga lartësitë dhe frika nga zhurmat e mëdha.

Frikat e tjera janë të mësuara. Merimangat, gjarpërinjtë, errësira , këto quhen frika natyrale, të zhvilluara prej një moshe të re dhe të ndikuara nga ambienti dhe kultura, shkruan CNN.

Edhe pse frika në vetvete është e mësuar, njerëzit janë të predispozuar të frikësohen nga gjëra të tilla si merimangat dhe gjarpërinjtë për shkak të evolucionit.

Më vonë, frikat zhvillohen për shkak të asociimit. Një fëmijë nuk e di se skeleti është i frikshëm por e mëson frikën pasi prindërit flasin gjithë kohës se sa të frikshme janë dekorimet me skelet.

Share This Article
1 Comment
  • Ne dhe kafshet.
    Ne lindim vetëm me dy frika. Frika e të rënit nga lartësitë dhe frika nga zhurmat e mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *