Një shkencëtar britanik mendon se në të ardhmen e afërt të gjitha qeniet njerëzore mund të jetojnë deri në 120 vjet, por pohoi se pikërisht kjo moshë do të jetë limiti i shpresës për jetën njerëzore. Profesor Colin Blakemore, ish drejtor ekzekutiv i Këshillit të Hulumtimit Mjekësor Britanik, pohoi se ekziston një limit për plakjen e trupit të njeriut. Sipas tij 120 vjet mund të jetë “një limit absolut i shpresës së jetës njerëzore”. E përditshmja “The Daily Mail” publikoi se neurologu britanik, profesor në Universitetin e Londrës dhe Universitetin e Oksfordit shprehu këto konkluzione në një konferencë, ku shkencëtarët diskutuan për të ardhmen e mjekësisë në lidhje me shpresën e jetës. Pjesëmarrësit në konferencë dakordësuan se mjekimet do të kenë një efekt të limituar në zgjatjen e jetës së njeriut dhe vendosën se më e rëndësishme është të përmirësojnë shëndetin dhe cilësinë e jetës për personat e moshuar në vend që ta zgjasin atë. Numri i personave që kalojnë moshën 100 vjeç ka kaluar 71 % në dekadën e fundit dhe Blakemore mendon se kjo shifër do të vazhdojë të rritet.
