Njerëzit që kemi njohur dhe ata që na rrethojnë

DITA Online

 

Prof. Fatos Tarifa

Një kafe, që prej vitesh e pi çdo mëngjes herët, para se të dal në zyrë, me mikun tim, Moikom Zeqo, si dhe bisedat që bëjmë zakonisht mbrëmjeve, ose të shtunave paradite, me shokët dhe miqtë e mi më të ngushtë, Eduard Kurtezi, Spartak Gjini, Pëllumb Xhufi apo Ksenofon Krisafi, më kanë nxitur prej kohësh të reflektoj për njerëzit që kam njohur në jetë dhe për ata nga të cilët rrethohemi çdo ditë. Është një galeri e pasosur tipash e karakteresh njerëzorë, të cilët është e pamundur t’i gruposh në disa kategori homogjene, ose të ngjashme. Çdonjëri prej tyre është një individ unik, që ka identitetin e vet personal, të pangjashëm me identitetin e individëve të tjerë. Por, pavarësisht identiteteve personalë, njerëzit që kam njohur dhe ata që përbëjnë rrethin shoqëror mes të cilëve jetojmë, punojmë, veprojmë shoqërisht dhe argëtohemi, mund të klasifikohen në disa kategori, të cilat, pa pretenduar se mund të jenë objekt i hulumtimit psikologjik, janë një subjekt i rëndësishëm për atë që unë e quaj sociologji e jetës së përditshme.

 

***

Në jetën e vet, çdonjëri nga ne ka njohur dhe njeh qindra e mijëra njerëz, me shumë prej të cilëve i është dashur ose i duhet të bashkëveprojë në një mënyrë ose në një tjetër, në një periudhë të dhënë kohe, për pak kohë (disa orë, disa ditë, ose disa muaj), ose për një kohë më të gjatë. Më të shumtët e tyre nuk bëhen kurrë pjesë e jetës sonë. Ata nuk arrijnë të depërtojnë nën lëvozhgën e atyre marrëdhënieve shoqërore e personale që i japin përmbajtje dhe formë vorbullës së jetës sonë, apo trajektores së saj, por mbeten simulcra, imazhe pa ndonjë substancë ose cilësi të qenësishme, që do të mund të ndikonin në atë që ne jemi, mendojmë dhe bëjmë në jetë.

Këtu nuk e kam fjalën për individë të tillë, të cilët mund të quhen thjesht episodikë në sagën e jetës së gjithsecilit nga ne. Njerëzit për të cilët shkruaj kanë, ose kanë pasur një prani më të gjatë në jetën tonë e, pra, janë ose kanë qenë në një marrëdhënie pak a shumë të qëndrueshme me ne, në atë masë, ose në ato mënyra që janë, ose mund t’i konsiderojmë pjesë të atij grupi njerëzish që përbëjnë rrethin tonë shoqëror. Edhe vetë këta të fundit nuk përbëjnë aspak një grup homogjen.

Marrëdhëniet tona me individë të tillë përbëjnë një sistem rrathësh koncentrikë. Me individët që janë më pranë nesh (shokët dhe miqtë tanë më të ngushtë), marrëdhëniet tona janë gjithashtu më të afërta, më të ngushta dhe, pra, edhe më të drejtpërdrejta e më pak formale. Sa më të distancuar janë prej nesh në këtë rreth shoqëror individë të tjerë, aq më të largëta, më formale e më pak afektive janë marrëdhëniet tona me ta dhe, ipso facto, marrëdhëniet e tyre me ne. Disa nga këta individë mund të jenë thjesht footnotes në sagën e jetës sonë; të tjerë mund të jenë karaktere që, në rrethana të caktuara, ose në periudha të ndryshme, mund të kenë pasur një vend më të dukshëm, ose të kenë luajtur një farë roli në jetën tonë të përditshme, por jo më shumë se kaq.

Sidoqoftë, vetëm pak njerëz mundet, ose kanë mundur të bëhen pjesë e rrethit tonë shoqëror më të ngushtë, ata që ne i quajmë shokë dhe miq, që sillen me ne si të tillë dhe që, në mënyrë reciproke, na pranojnë edhe ne si të tillë. Këta, si rregull, nuk janë shumë. Ata mund të mos jenë domosdo kolegë pune, madje as domosdo të së njëjtës moshë. Zakonisht, me ta na lidh një periudhë e caktuar, një shok a mik i përbashkët, ndonjëherë edhe një ngjarje e rastit, por që merr rëndësi për secilin nga ne. Sidoqoftë, pavarësisht “shkakut të parë” të njohjes, një marrëdhënie mes dy ose më shumë individësh, që të bëhet e qëndrueshme dhe e ngushtë duhet të përmbushë dy kushte esenciale: tërheqjen e ndërsjellë dhe besimin reciprok. Pa këto dy kushte asnjë marrëdhënie e ngushtë shoqërore (për të mos folur për marrëdhënie intime), nuk mund të ekzistojë. Nëse ka marrëdhënie që mund të duken të tilla pa plotësuar këto dy kushte, ato janë marrëdhënie interesi. Reciprociteti (në pëlqyeshmëri dhe besnikëri) ka qenë dhe është kushti bazë i çdo marrëdhënieje të vërtetë miqësore.

 

***

Duke filluar nga shekulli i 19-të, koncepti i reciprocitetit është përdorur si një mjet shumë i rëndësishëm analitik në antropologji dhe në mendimin sociologjik, fjala vjen, nga George Simmel, Bronislaw Malinowski, Marcel Mauss dhe Alvin Gouldner. Shumë autorë të njohur e konsiderojnë reciprocitetin në çdo marrëdhënie mes njerëzish si një faktor kryesor, përmes të cilit normat dhe rregullat shoqërore krijohen dhe ruhen për të siguruar stabilitetin e asaj marrëdhënieje. Kjo, shkruante Leonard Thurnwald, një antropolog i njohur austriak, është “baza mbi të cilën ngrihej e tërë jeta shoqërore dhe morale e qytetërimeve primitive”. Georg Simmel, nga ana e tij, shkoi edhe më tej, pasi, sipas tij, jo vetëm në shoqëritë primitive, por në çdo shoqëri, koncepti i reciprocitetit është i nënkuptuar në çdo formë të sjelljes njerëzore, madje ai është “një përcaktues i fuqishëm” i saj, që “gjeneron kohezion dhe solidaritet shoqëror”. Alwin Gouldner, një sociolog i njohur amerikan, ka argumentuar se norma e reciprocitetit është jo vetëm shumë e rëndësishme për çdo marrëdhënie shoqërore, por edhe universale; ajo bën të mundur solidaritetin dhe bashkëpunimin mes anëtarëve të shoqërisë, në përgjithësi, por edhe mes anëtarëve të një rrethi shoqëror.

 

***

Duke qenë një normë universale për ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e çdo marrëdhënieje të vërtetë shoqërore, reciprociteti në pëlqyeshmëri dhe besnikëri nuk është diçka që mund të arrihet shpejt dhe lehtë. Sa njerëz njohim dhe sa të paktë janë ata të cilëve u besojmë e na besojnë dhe me të cilët afrohemi! Secili nga ne krijon një sistem vetëmbrojtës, duke i zgjedhur shokët dhe miqtë e tij në atë mënyrë që, mes tyre (dhe përmes marrëdhënieve me ta) ai të ndihet më i plotësuar, më i vlerësuar dhe më i sigurt si individ njerëzor. Të tillë nuk mund të na bëjë të ndihemi kushdo prandaj, mes njerëzve që njohim e na rrethojnë në jetën e përditshme, ne kërkojmë dhe u bëjmë vend në jetën tonë atyre pak individëve, te të cilët gjejmë ose shohim tiparet që, në një masë ose në një tjetër, plotësojnë nevojën tonë, si individ shoqëror, për t’u ndier të plotësuar, të vlerësuar e të sigurt.

Individë të tillë, për çdonjërin nga ne, nuk mund të jenë të shumtë. Ata janë pak, të zgjedhurit mes të shumtëve, më të mirët për ne (siç mund të jenë të mirë edhe për individë të tjerë, ose edhe jo të tillë për një grup njerëzish të tjerë). Por ne, siç themi shpesh, me ta “na hahet muhabeti”, kemi “gjëra të përbashkëta”, atyre u besojmë, duke qenë të bindur se na duan të mirën, siç ua duam edhe ne. Edhe mes miqsh e shokësh të ngushtë, sigurisht, jo të gjithë kanë të njëjtën valencë për ne. Pak njerëzve u besojmë më shumë se të tjerëve; me ta ndajmë jo vetëm më shumë kohë, por edhe mendimet e dëshirat tona më intime, si edhe emocionet dhe sekretet e jetës sonë të përditshme. Të njëjtën gjë besojmë dhe ndiejmë se bëjnë edhe ata me ne, pasi, siç vumë në dukje më sipër, në themel të çdo marrëdhënieje të vërtetë miqësore qëndron reciprociteti në pëlqyeshmëri dhe besnikëri.

 

***

Fatlum janë ata njerëz, të cilëve jeta u ofron mundësinë të njihen me individë të pëlqyeshëm për ta, të cilët bëhen dhe mbeten shokë dhe miq të mirë për një kohë sa më të gjatë. Unë jam një ndër ta, një njeri fatlum edhe për këtë shkak. Kjo s’do të thotë se në gjashtë dekadat e jetës sime nuk kam njohur njerëz, të cilët, pasi i kam bërë shokë ose miq, kam mbetur i zhgënjyer prej tyre. Madje jo vetëm një herë. Instinkti ynë ka raste që na gënjen. Dikush, të cilin e kam vlerësuar, ndihmuar dhe besuar, ka ndodhur të mos i ketë merituar apo justifikuar as vlerësimin, as ndihmën dhe as besimin që i kam dhënë. Shumë nga ju, lexues të nderuar, mund të gjeni veten në këtë që them.

Njerëzit që më është dhënë rasti të njoh deri më sot kanë qenë ose janë shumëllojësh. Këtu nuk e kam fjalën për ata katër tipa bazë të personalitetit njerëzor që përshkruhen në teoritë proto-psikologjike: sanguin, kolerik, melankolik dhe flegmatik. Njerëzit për të cilët flas mund t’i përkasin çdonjërit prej këtyre tipave (nëse këtë klasifikim e marrim si të mirëqenë), por thelbin e karakterit dhe të sjelljes së tyre shoqërore nuk e përcakton tipi i personalitetit, pra psikologjia e tyre; atë e përcaktojnë interesat e tyre, në varësi të të cilave krijohen, zhvillohen, ruhen apo dobësohen e braktisen shumë nga marrëdhëniet shoqërore me njerëz të tjerë. Prej këtej edhe thuhet, në gjuhën e thjeshtë të popullit: “ta duash dikë për interes”, “mirëmëngjes për interes”, “interesaxhi”, “marrëdhënie interesi”, “Ta sheh bojën, sa të ka nevojën”, “hodha lumin, të dh… kalin” etj.

 

***

Metamorfoza e sjelljes është një gjendje njerëzore. Këtu, sërish, unë nuk bëj fjalë për zhvillimin tonë intelektual e moral, mbi bazën e të cilin njerëzit përshtasin orientimin dhe sjelljen e tyre në shoqëri e në profesion. Ajo për çka unë flas është metamorfoza në ato sjellje njerëzore që buron nga varësia prej interesave të ngushta dhe dobësitë e karakterit njerëzor. Pse e humbasim një shok, ose një mik, nëse ne vetë nuk ndryshojmë në marrëdhënien tonë me të, pra mbetemi ata që ishim në kohën kur u njohëm dhe u miqësuam me atë individ? Sepse diçka e rëndësishme, ose shumëçka ka ndryshuar tek ai dhe, për shkak të ndryshimit të ndodhur, marrëdhënia jonë me të nuk mund të jetë më ajo e para, një marrëdhënie shokësh ose miqsh, madje ajo marrëdhënie mund edhe të prishet në mënyrë të pakthyeshme.

Shkaqet që mund të çojnë në dobësimin dhe zhbërjen e marrëdhënieve miqësore mes njerëzve janë të shumta. Të tilla mund të bëhen shfaqja e një dobësie karakteri te tjetri që mund të mos e kemi vënë re më parë, shfaqje të përsëritura e të pajustifikuara të mungesës së respektit për ne ose për miqtë tanë, xhelozi të vogla ose të mëdha që e dëmtojnë dhe e helmojnë një marrëdhënie shoqërore, interesa të ngushta vetjake që mund të kenë qenë latente në fillimet e një njohjeje, por që zhvillohen e shfaqen me kalimin e kohës në atë masë sa e gërryejnë dhe e rrënojnë themelin e përbashkët të një miqësie, mungesa e korrektësisë, ose e sinqeritetit, që janë kushte bazë të çdo marrëdhënieje miqësore etj.

 

***

Nëse humbasim një shok ose një mik, për cilindo nga shkaqet e mësipërme, nuk duhet të na vijë keq përderisa shoqëria apo miqësia e tij nuk kishin një bazë të vërtetë dhe nuk përmbushnin atë kusht themelor të reciprocitetit në pëlqyeshmëri dhe besnikëri. Herët a vonë, marrëdhënie të tilla mes “miqsh” nuk kanë më me se të ushqehen, terreni në të cilin ato kanë mbirë e janë zhvilluar thahet, klima për to bëhet gjithashtu e pavolitshme dhe ato marrin fund. Shumë herë një fund të padëshiruar për të dyja palët, por një fund i cili është rezultati logjik i një procesi në thelb shoqëror.

Share This Article
8 Comments
  • Amator i bla-bla-bla-se.Sozi e Moikomit si me qene vellezer siameze.Te dy egocentriste mjeran.

  • Paska deklarue ceten e spiunave te sigurimit te shtetit. Njani ma qelbesine se tjetri. Bashke te gjithe nuk vlejne asnje lek. Vec e vec jane zero,

    • Obobo ku jane katandisur keta. Po su permenden emrat keta mbarojne bre, marrin fund. Po kush jane e cfare ka bere Moikomi? Arkeolog medioker, historian akoma me medioker, laffolog par excelance. Po ky eksperti I detit, qe genjen si derri se ka qene ne krye te grupit qe ka ndare detin me Italine. As ka qene e as di te ndaje det ki dereziu. Xhufi me xhufka leka do, se per historine as pjerdh e as fend ai. Te tjeret anonime, hane e pine e dhjesin,

  • Bukur bota me rrota.
    gjithshka rrjedh gjithshka ndryshon

    Me qe ne se kemi ndryshime
    Eshte e pranushme ndryshimi.,
    I zoti eshte Ai qe kupton dredhite,prapashpines d he largohet nga ata qe Jane ne meandime te kunderta me njeri tjetrin.,njeri I bite thumbit. Tjetriri patkoit.
    me nje njeri qe nuke fit on asgje pse rri. ????

  • Gazeta DITA paska filluar te botoje edhe leksione mediokre e muhabete kafje si keto moralizimet bajate te ketij Tarifes! Gjynah! Mbaruan temat madhore kaq shpejt?

  • populli i mençur ka gjetur aforizma shume te goditura; psh “sipas vendit behet edhe kuvendi”, po te jesh me njerez te artit do flasesh per art, edhe po s’dijte do mesosh, prandaj “shokun zgjidhe me te mire nga vetja”. PO te qelloi te ulesh me ndonje harbut “budallait hapi rruge”.Ka edhe nga ata qe te duan per “miremengjs o interes”, por bej kujdes, analizoje veten dhe gjej vendin qe te takon “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Ka plot te tjera, por njera eshte me universalja “bej mire e hidh nje gur ne lume. Po s’ta dijti njeri ta di Ai lart”.

  • Ti,me baban tend,me tere keto teori,qe shtjellon me lart,duhej ti kishe shkeputur lidhjet,qysh ne kohen,kur ai lehte dhe kafshonte eger njerzit,sic e ndersente Enveri.
    Por ti vec perfitove favore,nga kockat e majme qe i hidhte babait tuaj,diktatura,per sherbimet e bera.
    Asaj diktature,qe kjo lloj monstre enderron dhe sot dhe qe ti vazhdon ti rrish ne krah.
    Prandaj keto me siper,jane percartje,qe neverisin skajshem njerzit dhe ja u nxjerrin dhe me shume bojen.
    Race muti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *