Duke qenë se radha sa vjen e shtohet në dyqanin Apple në Sydney, fansat e teknologjisë janë rreshtuar për të marrë në duart e tyre iPhone 7 e ri.
Por shumë janë duke e kthyer ngjarjen në një mundësi biznesi, duke u paguar për të pritur në radhë jashtë dyqanit në rrugën George, para futjes në treg më 16 shtator.
Studenti Greg Marton, nga Hungaria, është i ulur para dyqanit që prej orës 8 të mëngjesit, të ditës së sotme, pikërisht 24 orë para lëshimit të telefonit më të ri të Apple. 22 vjeçari tha se po paguhej për këtë, pa e zbuluar shifrën.
Ai tha se pa njoftimin nga një biznesmen anonim në faqen e internetit të shpalljeve Airtasker.


