Njëri prej të vrarëve në Kumanovë është Fadil Fejzullai

redaktor

Në Kumanovë është mësuar identiteti i personit të parë të vrarë shqiptar.

Sipas “Al Jazeera Balkans”, shqiptari i vrarë është Fadil Fejzullahi nga “Lagja e Trimave” të Kumanovës ku janë zhvilluar luftimet në mëngjesin e sotëm. Ky televizion ka bërë të ditur se emri i personit të vrarë është njoftuar nga banorë lokal.

Banorët e Kumanovës flasin për disa persona civil shqiptarë të vrarë, por ende nuk ka asgjë zyrtare se sa persona dhe kush janë të vrarët.

Paraprakisht, mediat në Maqedoni njoftuan se janë vrarë pesë persona, në mesin e të cilëve ka edhe një vajzë 8 vjeçare. Media të tjera raportojnë se kanë informacione për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë. Megjithatë, asgjë nuk është zyrtare. (INA)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *