Koralet në të gjithë botën janë përfshirë në një episod zbardhues, çka ka alarmuar shkencëtarët.
Shkëmbinjtë nënujor janë zbardhur dhe fenomeni është vënë re në Paqësor, Atlantik dhe në Karaibe.
Fenomeni mund të ketë prekur rreth 38% të shkëmbinjve nënujorë ku jetojnë koralet dhe dyshohet se mund të shkaktojnë dëmtimin e 12 mijë km katrorë.
Zbardhimi ka ndodhur për shkak të rritjes së temperaturave të ujit, ku faktori kryesor është ndotja atmosferike e ardhur nga njeriu.
Sipas shkencëtarëve, zbardhimi i koraleve ndodh kur ato janë nën stres, duke dëbuar algat e njohura me emrin “Zooxanthellae”, që u japin atyre ngjyrën, shkruan BBC.
Në kushte normale të ujit, koralet kthehen në gjendjen e mëparshme dhe mund të shërohen. Por, sipas shkencëtarëve, procesi mund të ndodhë me dekada dhe nëse stresi vazhdon koralet mund të vdesin. /Dita/