Njeriu i 2019, Albin Kurti. A do të kemi një Njeri të Vitit 2020?

redaktor

Nga Moikom Zeqo

 

Njeriu i Vitit 2019

Mendoj se përcaktimi i Ditës për të klasifikuar Njeriun dhe Antinjeriun e Vitit 2019 nuk mund të ketë një saktësi matematike, por gjithsesi nga pikëpamja konvencionale mund ta artikulojmë këtë mundësi të shprehuri.

Padyshim për vitin 2019 Njeriu i Vitit është Albin Kurti. Ka një arsye substanciale pse e them këtë gjë. Albin Kurti është një figurë nga klasa politike shqiptare (parakuptoj këtu qoftë klasën politike në Republikën e Kosovës, qoftë dhe atë në Shqipëri) që ka treguar diçka të ndryshme, madje diçka kundër rregullit për 20 vjet me radhë.

Albin Kurti ka 20 vjet që ka ndenjur në opozitë, por ka krijuar një institucion politik, siç është Vetëvendosja, që ka një bazë të gjerë në rininë dhe sidomos vajzat e Kosovës.

Pra, partia e Vetëvendosjes edhe nga pikëpamja e ndërtimit të brendshëm, kohezionit por, edhe solidaritetit shpirtëror madje edhe përthithjes së njerëzve të ditur të popullit të Kosovës ka treguar një risi, dhe është një lloj përjashtimi për dy dekada nga estabilshmenti i vjetër i partive qoftë në Republikën e Kosovës, qoftë edhe në Shqipëri.

Nuk ka një shëmbëlltyrë të dytë. 20 vjet në opozitë dhe të rritësh forcat integruese dhe përdorësh të gjitha mënyrat inteligjente të ngritjes së vetëdijes kombëtare tregojnë qartë se kemi të bëjmë me një parti ndryshe, për një arsye shumë evidente se partitë bashkëkohore kanë qenë të alternuara në pushtet, pra e kanë provuar shijen e pushtetit në formën më të keqe të mundshme, në atë të korrupsionit dhe një partikracie, duke krijuar alergji në popull.

Nëse Albin Kurti është Njeriu i Vitit 2019 nuk është thjesht për faktin se përfaqëson një njeri serioz, vizionar dhe të ditur, por edhe të shpresës që ngjalli ai në elektorat, për të realizuar një rekord, atë të njeriut më të votuar në emrin e tij vetjak dhe të Vetëvendosjes qoftë në Kosovë, qoftë krahasimisht me të gjitha rastet shqiptare në Shqipëri.

 

Antinjeriu

Antinjeriu i Vitit 2019 për mendimin tim modest duhet të qe një listë emrash të shumë politikanëve, por këtu bëhet fjalë që nëse themi për një njeri të vetëm, padyshim që kemi të bëjmë me një klonim të shumë emrave të tjerë të ngjashëm dhe që përfaqësojnë habitërisht njëri tjetrin, pa të penguar që t’i përmendësh që të gjithë, por në këtë rast kemi të bëjmë me një simulacrum.

E kam të vështirë gjithsesi të flas me një emër konkret ndonëse lehtësisht mund të flisja për shumë emra, por gjithsesi le të më lejohet si Antinjeriu i Vitit 2019 të simbolizoj establishmentin e vjetër politik ende të mbijetuar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Kam pritur që me rastin e një fatkeqësie natyrore siç qe tërmeti i tmerrshëm i vitit 2019 që është një dukuri që nuk ka lidhje fare të brendshme, partiake, politike, ideologjike, pushtetore, legjislative, që klasa politike shqiptare, institucionet kryesore të shtetit, institucionet e qeverisjes dhe opozitës, pavarësisht mëkateve dhe marrëzive të tyre Erazmike, do të reflektonin në mënyrë humaniste, vëllazërore, shumë më të tepër, por përveç një protagonizmi mediatik të zhurmshëm që të kujton performancat në publik, nuk u identifikua dot me hallet e vërteta që ranë mbi popullin shqiptar.

Dëmet e këtij tërmeti qenë të tmerrshme dhe të pangjashme edhe me fatkeqësi të mëparshme. Kujtoj këtu vitin 1997 dhe dëmet që solli shkatërrimi i piramidave financiare. Mijëra njerëz humbën kursime e tyre, por megjithatë e kishin një shtëpi ku të fusnin kokën.

Viti 2019 la pa strehë 13 mijë njerëz, avalanzhi financiar është përherë në rritje, por ajo më kryesorja është që sistemimi ose normaliteti i gjithë këtyre njerëzve do të ketë një faturë shumëvjeçare.

Dhe të mos harrojmë 51 të vdekur me vdekje të llahtarshme, nën peshën e betonave të shkatërruara të godinave, që qenë të tilla për shkak të gabimeve njerëzore, qoftë me ndërtimet në Thumanë, qoftë me ato në ish Kënetën në Durrës.

Për fat të keq e ashtuquajtura klasë qeverisëse, ose pushteti qendror por dhe ai vendor nuk e bën publikisht një mea culpa, dhe nga ana tjetër duke përdorur një kërcënim që ka një logjikë për përgjegjësit e këtyre ndërtimeve pa standarde, për ndërtuesit, inxhinierët etj bën të gjitha përpjekjet për të amnistuar, për të mos e kthyer asnjëherë vëmendjen apo dhe gishtin e akuzës ndaj personave publikë të politikës, duke krijuar një amnisti artificiale dhe të padrejtë për këta pushtetarë, pa harruar këtu qëndrimin shumë të dobët, të paimagjinueshëm, të pakonceptueshëm të opozitës shqiptare çka tregon se partitë e estabilshmentit të vjetër në Shqipëri janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën pavarësisht propagandës së gjithave kontradiktave dhe përplasjeve në publik.

Të njëjtën vërejtje kam për partitë e establishmentit të vjetër në Kosovë.

Antinjeriu i Vitit 2019 ndonëse në këtë shënim timin merr një përmasë simbolike, megjithatë ka të bëjë me shumë emra konkret që edhe pa i përmendur i dinë që të gjithë.

E keqja është çdo të ndodhë në vitin 2020.

A do të kemi një Njeri të Vitit 2020?

Apo do të kemi Antinjeriun e vitit 2020 thjesht një vazhdim dhe mbijetim të antinjeriut të vitit 2019.

 

*****

Botuar në DITA, sot në numrin e parë print për Vitin 2020 në vijim të traditës së kësaj redaksie për të shpallur nëpërmjet bashkëpunëtorëve të saj Njeriun dhe Antinjeriun e Vitit që lamë pas. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

Share This Article
18 Comments
  • Shumë e drejtë Moikom i dashur
    Sidomos mënyra si kini argumentuar sjelljen tonë pas tërmetit.
    Ju uroj juve dhe Ditës një vit të ri të mbushur me ndricim të ri për ne që kemi fatin tju lexojmë dhe ndjekim.
    Zërat atdhetarë dhe raconalë si ju për fat të keq i kemi shumë të pakët

    • Ndryshe nga shume prej liderarve te keqperfolur te tre dekadave qe lame pas, Albin Kurti kam pershtypjen se eshte nga te vetmit aktore qe po ben dallim esencial nga deshtaket e paraklases politike. Albini mendoj se ben dallim pozitiv si per nga formimi, botekuptimi dhe perballja me situatat, po ashtu dhe nga aftesia organizative dhe menyra se si ai po terheq rreth vetes atdhedashes nga te gjitha trevat shqiptare.

      Albini ka dhene prova se i perket nje rangu tjeter politikanesh, por a do te jete ai ndyshimi aq shume i pritur prej shqiptareve? Pas zhgenjimeve te njepasnjeshme mendoj se edhe kesaj here duhet bere pak durim. Eshte koha eshte deshmitari me i mire dhe jo gjykimet apo dhe me keq akoma, paragjykimet e njerit apo tjetrit..

  • Lidhur me Albinin, kot e kini që i fryni metodave te tij komuniste. Rajoni ka nevoje per lidere si Edi Rama qe merren vesh me Serbine, duhet te japesh qe te maresh, keto jane interesat.
    Kosova të jap njëherë, pastaj të kerkoje sic po ben

    • Elidon, dicka për ty dhe naivët mendjecekët si ty dhe Rama:
      Nëse do të pranohet ndarja e burimeve nën kërcënimin e dhunës me dikë që shantazhon për diçka që nuk e ka, pse duhet ai mandej të respektojë fitoren që erdhi vetëm si pasojë e zemërgjerësisë së tij? Ai do të përdorë të njëjtën taktikë shantazhuese, atëherë kur ta mendojë vetë të arsyeshme, që të të marrë gjysmën, atë që nuk i ke dhënë ende. Ai do të të lërë me iluzionin e një kompromisi të vlefshëm, funksional me të cilin mund të blejë qetësinë tënde mendore për disa vite, por në fund ajo çfarë do të të lërë është indinjata e një personi që vret veten me armën e vet kur të tjerët po e kërcënojnë ta vrasin. Kështu duhet të jenë ndjerë çekosllovakët një vit pas Marrëveshjes së Munihut me Hitlerin në vitin 1938.

  • Ç’far ka bë Albin Kurti ,përveç tymçeve e zhurmës në parlament të kosovës ,një spurdhjak si ngatrrestar i lëvizjes kuq e zi të shqiprisë me kosovën ,asgjë tjetër nuk ka.

  • Z.MOIKOM.Je i madh ne shume gjera.Por per Kurtin po gabon.Ai eshte nje puthador i Saliut dhe gjithe shpures se tij.Atij i ka hyre vetja ne qejf pa u bere K.Minister.Ai do deshtoi qe ne takimin e p
    are me Vuçiçin.Nuk zgjidhen problemet e medha te Kosoves pa dialog dhe duke i shkelur syrin SB e sulmuar KM E Rama.
    -Levizja(jo parti) e VV ne Kosove e Shqiperi perbehet nga individ te dhunshem te cilet pasi dogjen Kuvendin Kosovar kerkojne te djegin ate Shqipetar.Luten,mos harroni deklarimin e Metes se ” disa Kosovar do te digjnin Kuvendin e shqiperise ne 8 qershor “Pra,Ai eshte shembelltyre e Bujar Bukoshit qe i thirrur nga Saliu mori pjese ne grushtin e shtetit 1998.
    -Per mua-Njeriu i vitit eshte Edi Rama,i cili gjat 2019 perballoi 3 termete:2 natyrale dhe nje opozitare me te tmerrshmin qe ka njohur ky vend ne 107 vjet.Se djegja e mandateve dhe marrja e rroges pa pune veten ketu ndodh.Se sajesat e vidiove BABALE- ketu ndodh.Lobimi Rus me 675000 $ dhe drejtesia hesht-ketu ndodh.Qe presidenti kthehet ne kryetar opozite-ketu ndodh.Mund te shkruaja dite-nate.Por,Edi Rama ka mbeshtetjen e 90 % te popullit dhe te SHBA+BE,si punetir,reformator,vizionar dhe nuk ka asnje dosje te hapur me ze e figure.Per mua kaq mjafton.Militantet prk Berishist le te lehin..!
    -Z.Moikom:99.99 % e popullit e di se antinjeriu i vitit eshte SALIU I VIÇIDOLIT.Edhe ju e dini por nuk guxoni ose keni frik ta shkruani.Kjo nuk u nderon si i majt 100 karatesh.Me troç per SB ka shkruar Bedri Islami,Agron Duka,V.Malaj etj.
    -Sa te jet mi kete toke-SB do te jete anti Shqiptar,Anti-Kombetar dhe pro Serbo-Ruso-Grek.
    -Mallkuar qofshin: Ramiz Alia,Elez Biberaj dhe Rajersoni qe na e lan ne dere per 30 vjet.Dhe qe do jet aty si gur varri edhe per shume vite te tjera me pseudonimet “Bisturia” & “Penicilina”.Lojen si agjent i shumfisht Ai do e vazhdoi me fuqishem ne 2020..Ju pershendes.

  • Për cilën fushë duhet përcaktuar Njeriu i Vitit. Ka shumë të tilla ku mund të spijatë një si njeriu i vitit. Në politikë, art, shkencë, sport, biznes, diplomaci etj etj. Ndaj kem nendimin se jo vetëm që duhet përcaktuar ajo, por do ishte mirë që gazeta me ndihmën e soecialistëve të sondazheve të publikonte një listë prioritare dhe kundrejt saj të votohej on-line. Në të kundlrt do ketë shumë subjektivizëm në vlerësim pra dhe në renditje. për cilën fushë të jetës publike. Kjo për njeriun e vitit. Sa i përket antinjeriut, edhe pse Zeqo nuk shprehet, nuk është vështirë të thuhet që ai mund të ishte, psh Ilir Meta. Vini nja 3-4 të tjerë para tij dhe del vetiu renditja. Iliri mund të konkurojë vetëm me Saliun, edhe pse dihet që ky në këtë listë ka kohë që është i stampuar.

  • Për cilën fushë duhet përcaktuar Njeriu i Vitit? Ka shumë të tilla ku mund të spikatë një si i tillë. Si psh në politikë, art, shkencë, sport, biznes, diplomaci etj etj. Ndaj kem mendimin se jo vetëm që duhet përcaktuar fusha, por do ishte mirë që gazeta me ndihmën e specialistëve të sondazheve të publikonte një listë prioritare dhe kundrejt saj të votohej on-line. Në të kundërt do ketë shumë subjektivizëm në vlerësim, pra dhe në renditje, për secilën fushë të jetës publike. Kjo për njeriun e vitit.
    Sa i përket antinjeriut, edhe pse Zeqo nuk shprehet dot, nuk është vështirë të thuhet që ai mund të ishte, Ilir Meta. Vini nja 3-4 të tjerë para tij dhe del vetiu renditja. Iliri mund të konkurojë vetëm me Saliun, edhe pse dihet që ky në këtë listë ka kohë që është i stampuar.

  • Nisur nga pervoja negative me refuzimin e komenteve pozitive per Albin Kurtin, personalisht me eshte krijuar pershtypja se dikush nga moderatoret po e keqperdor sipas oreksit postin e mirebesuar nga kryerdeaktori.

  • Jam plotësisht dakort me zotin Moikom Zeqo për Albin Kurtin,si njeriu i vitit 2019.
    Përsa i përket antinjeriut për vitin mendoj se termi “Anti njeriu”nuk funksionon në një shoqëri demokratike,biles mund të sugjeroj se ky term është shumë i vjetëruar dhe ka qënë një term i mesjetës dhe me frymë fetare.Nuk jam dakort,mendoj të evitohet këjo zgjedhje.

  • Albin Kurti eshte nje person me intelekt te madh e perendimor .Nje njeri qe kerkon bashkepunimin mes dy shteteve tona me horizont ..Eshte shembull i zgjuaresise i thjestesise e i tolerimit ..Eshte atdhedashes e do ja dale mbane me urtesine e tij e me ndihmen e AMERIKES E EUROPES qe kosova e braktisur nga SHQIPERIA jo nga populli por nga TRADHETIA E TE PJELLIT TE KRISTAQ RAMES ,DO JETE PER DISA PAK VITE SI NATA ME DITEN ME NE LLOJ LLOJ RACAT E SHQIPERISE .Asnje lidhje RAMA me KURTIN ..Rama nje njeri jo i zgjuar nuk di te flase rjedhshem gjuhen SHQIPE ,dinak , tinezar ,ironik ,frikacak , jo politikan , TRADHETAR I PACIP , kercenues i vellezerve te vet , shfrytezues i postit qe i dha populli ,HAJDUT SE BASHKU ME OLSI RAMEN I CILI C.I.A AMERIKANE KA FILLUAR HETIMET E 200 000 000 DOLLAREVE QE NUK MBULON DOT,,,Prandaj Kosova do arije nivele te paparashikuara sepse ka nje KRYEMINISTER TE ZGJUAR ,TE NDERSHEM E TEPER PUNETOR E POPULLDASHES..BRAVO KOSOVA HEROIKE ,,POPULLI VELLA SHQIPETAR JU DO ME GJITHE ZEMER ,SEPSE NE RASTIN TRAGJIK JU ERDHET ME SHPEJT SE ERA NE DURRES E PUNUAT SI HERONJ E JO SI THJESHT VELLEZER …

    • Vetem intelekt perendimore nuk ka ase nuk ka per te pasur asnjeher.! Rama i zgjedhure me shume se askushe.! Vetem nga fuqia e tije ne zgjedhje opozita u terhoq nga zgjedhjet madje dorzoi edhe mandatet.,!

  • Dakort me Komin per Kurtin, por koha do e provoje.
    Koha do provoje dhe shqiptaret, qe si popull perbejne “antinjeriun”, sepse nuk behen bashke per nje qellim, por behen morra pas grupeve politike.
    Keshtu shtypen me kollaj.
    Indiferenca dhe mungesa e karakterit per te protestuar eshte armiku i shqiptareve.
    Per sa kohe indiferenca dhe neglizhenca ndaj tradhetise dhe grabitjes se pasurive kombetare do mbizoteroje, Antinjeriu do triumfoje. Populli eshte i destinuar te vdese nga Vetevrasja.

  • URIME PER SHKRIMIN ZOTI ZEQO.
    ESHTE E CUDITSHME DHE PER TE ARDHUR KEQ TE LEXOSH KOMENTET E MESIPERME,TURP.

  • Mos harroni thënien AMANET popullor

    -MOS u MBUR mos U LEVDO…nesër mbrëma do ta shoh..*Kur të veprosh….
    Rrofshim dhe shikofshim.–e thëna nga e BËRA i ndan një det i tërë.
    I daltë mendim Pr Mojkom Zeqos… Kosovës dhe Shqipërisë MËMË.. i duhet nje UDHËHEQËS*i katërt*-nisur nga i Madhi-Gjergj Kastrioti-Skënderbe.
    Kujdes SUPERLATIVAVE.

    Dhimbia e madhe POPULL

  • Vetem intelekt perendimore nuk ka ase nuk ka per te pasur asnjeher.! Rama i zgjedhure me shume se askushe.! Vetem nga fuqia e tije ne zgjedhje opozita u terhoq nga zgjedhjet madje dorzoi edhe mandatet.,!

  • Ne se ju kerkoni te gjeni njeriun vitit eshte shume kollaj.
    Vija e demakacionit per te percaktuar njeriun politik te vitit eshte ndarja me nga antijeriu i viti qe eshte Sali Berisha.!
    Kurti eshte i bashkangjitur kembe e koke me Saliun.
    Kjo me keqeardhje ja hjedh krejte poshte kete shkrim mendimtarit te shquar z Mojkom !
    Z. Mojkom Deshira me realitetin jan dy ane te ndryshme.Kete me sa duket nuk e ke pasur parasyshe.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *