Në katin e 14-të të një super-pallati 22-katësh, mu në zemër të Tiranës, nga ku pi kafenë e mëngjesit dhe lexon gazetat e ditës, ai rri e sodit Tiranën dhe mendon për muajt maj-qershor të këtij viti, pasi sipas njerëzve të cilët e rrethojnë, “po harton një skenar për Edi Ramën”.
Në mitingun e datës 20 Shkurt, ai ishte në turmë, nuk foli, ndoqi pa fjalë si flet Lulzim Basha, vështronte rrotull të kapte ndonjë pakënaqësi të Jozefina Topallit për kreun aktual të selisë blu, i dha zemër Fatmir Mediut, pasi që nga koha e Gërdecit ndjehet keq me ndërgjegjen e tij, fliste e qeshte me Jorida Tabakun, deputeten simpatike të PD-së, hodhi shikimin drejt dritares së tij kur ka mbretëruar për tetë vite mbi këtë popull, pyeti ku i kam miqtë që dikur i shkonin për miliona euro, por të cilët nuk i shikonte në protestë tani që nuk i ecte firma.
Shkon në çdo seancë në Parlament, flet pa leje ose me një leje pa leje të zotit Meta, pret me shpatën e tij që prej vitit 1991, këdo që i del para si kundërshtar. Ikën nga seanca parlamentare, nxiton për në zyrën e tij në katin e 14-të me një ashensor të posaçëm, hyn në Facebook. Nis mesazhe në Facebook dhe lumturohet. Kthehet prapë në seancën parlamentare. Merr fjalën prapë pa leje. Bërtet, sulmon, ngroh akullsinë e grupit të tij parlamentar për të cilët është penduar se përse i vuri në listat për deputetë para 23 qershorit, ulet prapë në karrigen e deputetit. Qesh me Jozin. Nxit deputetët të tjerë të flasin, ndonëse disa as që dinë të flasin.
Ngrihet prapë vetë në podium. Shan kryeministrin Rama, shikon se ku ndodhet Saimir Tahiri se ka dëgjuar që po i survejon djalin e tij dhe do ta shqyejë, i turret Damian Gjiknurit, ndërsa ministri Arben Ahmetaj ul kokën se mos e shikon Njeriu i katit të 14-të dhe merret me të, ministrat e LSI-së rrinë të qetë se nuk merret me ata, pasi nja dy kanë qenë nën urdhrat e Njeriut në fjalë. Nga salla bërtet Taulant Balla, dhe në moment, Njeriu i katit të 14-të, hidhet me të gjithë fjalorin e katit të parë dhe me bagazhin e katit të 14-të, duke e masakruar me fjalët që në fjalorin e gjuhës shqipe nuk gjenden. Ulet prapë në karrigen e deputetit. Ngrihet prapë. Ikën direkt në katin e rehatisë. Skicon se si do të jenë vendosur militantët në fund të muajit maj dhe gjatë gjithë qershorit të këtij viti para Kryeministrisë.
Edi Rama ka hequr edhe kangjellat rrethuese. Vetëm bar ka ku mund të pushojnë skalioni i parë i Bathores, ndërsa nga ana e Piramidës do të vendoset batalioni i Mamurrasit, kurse nga pas, andej ky hynte e dilte Ridvan Bode, do jetë një skalion i përzier protestuesish. Pra, skema mbyllet dhe pret fundpranverën. Pi kafe përsëri. Pret popull. Takon ambasadorë. Merr në telefon Lulzim Bashën, duke e porositur se çfarë bëhet andej nga oborri i selisë blu. Ulet kur vjen e hëna, shkon në mbledhjen e grupit parlamentar. Nuk flet. Vetëm i shikon në sy të gjithë, një për një. Asnjë nuk guxon ta shikojë në sy. Astrit Patozi është paksa si pjerrtas i vendosur në tavolinën e stërmadhe ku flet Basha dhe nuk mund t’ia shohë beben e syrit. Shikon Bashën kur flet. Kënaqet për zgjedhjen që ka bërë dhe për çelësat që ka dorëzuar. Ikën nga selia. Ngjitet prapë në katin e 14-të në zyrën e tij. Pyet se përse e ka bërë me 22 kate këtë pallat Bashkim Ulaj, pasi nuk duhej të kishte më shumë kate se kati i 14-të ku ndodhet vetë, por kujtohet se nuk ia kishte dhënë ai lejen, por Edi Rama.
Ulet në ashensor dhe shkon në shtëpi me skicën e muajve maj-qershor. I kujtohet libri i Sabri Godos për Ali Pashë Tepelenën, të cilin Stambolli e mbajti nën rrethim shumë muaj. Ali Pashai rezistoi derisa e mashtruan, duke e nxjerrë nga kështjella miqtë e tij dhe më pas i prenë kokën. Me skicë në dorë, me mendjen se miqtë e tij socialistë mund ta nxjerrin Ramën nga Kështjella, ai ngjit prapë ashensorin për në katin e 14-të. Njeriu i katit të 14-të, ngjit e zbret ashensorin me vështrimin nga Kryeministria!
Nga gazeta KOHA JONE

Putanen dhe ne shishe t’a mbyllesh me tapen do e beje !
Ka nisur Nikolla nga hartimet. Te mbaruan leket o Niko? 🙂
Veru ca gjoba ketyre se te iku dhe mosha o derezi, dhe ne ate moshen tende, kur te mbarojne parate te mbarojne dhe miqte
Nikolla rifilloi opoziten me opozitarin, mos kerkon ti thote Rames, se gazeten ma dogji ky qe rri ne katin e 14, se vertet Nikolla ishte opozitari i Nanos, por tani Nano e ka mik Saliun se armiku i armikut tim, eshte miku im.
Nikoll ste beson me njeri, se u puthe atehere, kur duhej te ishe vertet opozitar.
Meros ju desh mund i madh te behej i besueshem, ju desh te nxjerre te palarat qe vetem Lirija i dinte dhe Mero, per kete ja dhame edhe njehere shancin, kur te nxjerresh edhe ti xhevahiret qe i ruan ne xhepin e vogel per Saliun, atehere te shofim rendesine e informacionit, pastaj te japim doren.
Rente nga kati 14-te e te thyeje qafen.
14 sjell ters.Para zhvati sa deshi,pushtet pati sa i doli nga hundet,tani i mbetet te provoje sketerren.